×

Përse vdesin heronjtë e muzikës?

Përse vdesin heronjtë e muzikës?

· 1 · 349

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-02-2012, 21:12:22
Vdekja e papritur dhe tragjike e Whitney Houston ka frymëzuar dhe trembur shumë artistë të botës së muzikës. "Jam i tmerruar nga fakti që të gjithë heronjtë e mi nuk kanë arritur t'i mbushin të 50", tha Questlove

Përse vdesin heronjtë e muzikës?

Vdekja e papritur dhe tragjike e Whitney Houston ka frymëzuar dhe trembur shumë artistë të botës së muzikës. "Jam i tmerruar nga fakti që të gjithë heronjtë e mi nuk kanë arritur t'i mbushin të 50", tha Questlove në tapetin e kuq të ndarjes së Çmimeve Grammy. Ai dukej i alarmuar dhe madje tha se tani e di që duhet të bëjë ndryshime rrënjësore në jetën e tij dhe kjo vlen edhe për muzikantët e tjerë përreth tij. "Të njëjtat fjalë i kam thënë edhe bandës time. Duhet të jetojmë ndryshe. Mungesë gjumi, ushqime të rastësishme. Nuk ka më. Unë dua të arrij të plakem. Vdekja e Whitney-t ishte një lajm tragjik, i cili u kthye në alarm për të gjithë ne. Jam i sigurtë që pjesa më e madhe e artistëve të industrisë së muzikës nuk gëzojnë shëndet të mirë". Këngëtari i Lovequest është tashmë duke kërkuar një trajner profesionist dhe një ekspert ushqimi. "Nuk kam frikë se do të vdes nga një plumb, por nga një atak në zemër. Ataku në zemër është plumbi i ditëve moderne".
Whitney ishte vetëm 48 vjeç dhe ende nuk dihet se përse ka vdekur. Ajo u gjet pa ndjenja në një vaskë të mbushur me ujë, por mosha e saj e re të kujton shumë e shumë këngëtarë të tjerë që kanë vdekur para kohe, që nga Michel Jackson në moshën 50-vjeçare, Heavy D 44 vjeç, Nate Dogg 41 e deri tek vdekja që shokoi botën e muzikës pak kohë më parë: Amy Winehouse, vetëm 27 vjeç. Rroku historikisht është ndjekur nga motoja e të jetuarit shpejt, vdekjes në moshë të re për të lënë pas një kufomë të bukur, por ato ditë tashmë kanë kaluar. Sot jetojmë në një botë më artificiale dhe artistët e shohin muzikën si biznes dhe kërkojnë gjithnjë e më shumë të krijojnë një karrierë jetëgjatë. Çmimet Grammy të këtij viti u hapën me Bruce Springsteen dhe u mbyllën me një performancë nga Paul McCartney për të treguar se sa e rëndësishme është jetëgjatësia e artistëve më të mirë të industrisë së muzikës. Por, përse vazhdojmë akoma të shohim këngëtarë dhe rrepera që vdesin para kohe nga vetëvrasja, overdoza dhe infarkti? A është ky rezultati i një keqpërdorimi dhe abuzimi të gjatë me trupin dhe mendjen?
Kjo ndoshta nuk është aq tragjike sa shumë epidemi të tjera sociale, por duke qenë se vdekja e këtyre "heronjve" të muzikës ka prekur pjesën më të madhe të shoqërisë, na duhet patjetër të kuptojmë se çfarë kanë ndjerë ata në momentet e fundit të jetës, sa e thellë ka qenë dhimbja e tyre...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI