Shqipëria konkuron sonte në Eurosong - Muzika

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shqipëria konkuron sonte në Eurosong

Shqipëria konkuron sonte në Eurosong

· 4 · 852

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 16-05-2013, 18:46:59
Sonte në mbrëmje Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj interpretojnë në Eurosong këngën "Identitet", metë cilët vendi ynë konkruon në gjysmëfinalen e dytë të festivalit të këtij viti, që mbahet në Suedi. Në provën e së shtunës, interpretimi i djemve shqiptarë ka qenë mbresëlënës aq sa edhe producentët e Eurosong të cilët prej vitesh e kanë ndjekur këngën shqiptare në Festivalin Europian të muzikës do të tregoheshin entuziaste pasi Shqipëria këtë herë ndryshe nga vitet e shkurara shkon me një këngë rock.

E kane ndezur skenën djemtë nga Shqipëria të cilët treguan më së miri edhe në këtë provë se janë artistë të vërtetë dhe kane ambicie për t'u paraqitur sa më mirë dhe se meritojne të dalin në finalen e madhe të 18 Majit. Menjëherë pasi kanë lënë skenën artistët tanë së bashku me autoren e tekstit Eda Seiko dhe kryetarin e delegacionit Kleart Duraj janë ngjitur ne podiumin e sallës së konferencës për shtyp ku gazetarë të shumtë kanë bërë mjaft pyetje të cilat artistët tanë i janë përgjigjur në lidhje me atmosferën e gjetur në festival por edhe për karrierën e tyre në Shqipëri. Tërheqim vëmendjen e të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë të japin kontributin e tyre duke votuar për këngën shqiptare që të ndihmojnë artistët tanë të shkojnë në natën finale më 18 Maj.

(e.m/f.nikolli/BalkanWeb)

  • Postime: 1246
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 16-05-2013, 19:32:13
1 VOTE PLUS E IMJA :D

Kenget qe perzgjedhin per ne Eurovizion jane kryesisht per te mos marre cmim,pervec ate te Anjeza Shahinit.

Votim politik :(

  • Postime: 12100
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 23-05-2013, 15:20:04
Kesaj radhe aspak s'me ka pelqyer, s'merreshe vesh c'po behej ne skene ^o)

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 23-05-2013, 22:43:32
kenge idiote

Temat e fundit