×
Hyrja
Profili

Sin Boy, talenti shqiptar në muzikën greke

Sin Boy, talenti shqiptar në muzikën greke

· 3 · 359

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 06-10-2019, 00:08:39
 

Media greke ‘Greek Reporter’ ka publikuar një artikull për reperin me origjinë shqiptare, i cili është pjesë e grupit të shqiptarëve që kanë lindur apo kanë shkuar të vegjël në Greqi.

Kjo media shkruan se reperi “përçmohet” nga shumë vetë në Greqi, por ata që e duan janë më të shumtë.

“Sin Boy është një emër i madh në muzikën greke aktualisht, sidomos tek të rinjtë. Repi i tij hibrid i quajtur ‘trap’, karakterizohet nga një vështirësi e të kuptuarit, e kënduara me përtacëri për shkak të përdorimit të autotune, që gjithsesi është në modë”, shkruhet për reperin shqiptar.

Megjithatë, suksesi i Sin Boy nuk ka kaluar pa polemika. Ai shpesh herë është konsideruar arrogant dhe prejardhja e tij shqiptare nuk pëlqehet nga disa. Sin Boy ka lindur në Athinë në vitin 1994 nga dy prindër shqiptarë emigrantë.

“Ai ka thënë se i konsideron Greqinë dhe Shqipërinë si shtëpitë e tij, por beson se Greqia është vendi më i bukur në botë dhe vendi më i mirë për të jetuar”, shkruan Greek Reporter.

E ndonëse nuk i ka shpëtuar paragjykimeve gjatë jetës, i riu me origjinë shqiptare ka arritur të dominojë në skenën e Greqisë. Kënga e tij e re ‘Mama’ ka arritur në gati 40 milionë shikime në ‘Youtube’ dhe dëgjohet në çdo cep të Greqisë. Sin Boy hyri fuqishëm edhe në tregun e muzikës shqiptare me bashkëpunimin me këngëtaren Rina, kënga e të cilëve ‘Gigi’, i ka kaluar 50 milionë shikime në ‘Youtube’. Lapsi.al

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 06-10-2019, 00:09:18

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 09-06-2020, 17:14:47
Çifti Rina-Sin Boy kanë publikuar albumin e tyre të parë me plot 20 këngë, në të cilat reperët flasin shqip po ashtu dhe në gjihën greke. Të dy ata kanë sjellë për publikun një zhaner ndryshe nga çfrë fansat e tyre janë mësuar të dëgjojnë nga ata. Nga fotografitë e Rinës të publikuara në Instastory” duket se albumi i tyre ka arritur të jetë i dyti më i shituri në Greqi duke vulosur një sukses./lapsi.al
 

Dy të mitur shqiptar në kampin e Al-Hol në Siri, daja kërkon riatdhesimin e tyre

Nisur nga InfoZRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 09-09-2020, 23:47:13
nga InfoZ
Poezi per Skenderbeun forumi shqiptar

Nisur nga InfoZRubrika Mix

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:41:44
nga InfoZ
Dhoma chat shqiptar

Nisur nga InfoZRubrika Mix

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:13:25
nga InfoZ
psikolog shqiptar

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 00:57:35
nga InfoZ
sporti shqiptar

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 22:47:04
nga InfoZ