×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 08-07-2020, 22:01:58 »

E bukur por jo wowww :D
Postuar nga: InfoZ
« ne: 07-07-2020, 10:38:36 »

Tre ditë më parë Kida dhe Mozzik publikuan projektin e tyre të ri, të përbërë nga dy këngë, “Paranoja” dhe “Pishmon”, që po bën namin dhe deri tani numëron 6 milionë klikime.

Kënga theu rekorde dëgjueshmërie, teksa Mozzik u bë artisti i parë shqiptar me dy këngë “on trending”, pasi disa ditë para “PP” publikoi “Madonnën” e famshme.

Mirëpo, nëse menduat se i keni parë të gjitha keni qenë gabim, pasi kjo kënga mund të quhet zyrtarisht kënga e rekordeve.
Moderatori Alaudin Hamiti tregoi sot në emisionin e tij “NIN”, ku ishte e ftuar Kida, se për herë të parë një këngë shqiptare ka qenë “on trending” në Finlandë, duke treguar se hiti ka kaluar çdo kufij.
Sakaq, Kida me atë rast konfirmoi edhe bashkëpunimin e dytë me Mozzik, “Kërkun”, që do jetë pjesë e albumit të këtij të fundit “MozzArt”./lapsi
https://www.youtube.com/watch?v=kzFpHJIkuwg
Postuar nga: InfoZ
« ne: 24-06-2020, 23:50:53 »

Tuna, Soni Malaj dhe Ylli Limani i kanë munguar publikut për disa kohë. Por, duket se këngëtarët kanë rezervuar një surprizë për fansat.

Soni publikoi dje një foto krahë Tunë, ku shkruante: “Partneri im në krim”. Vajzat ndodhen në Prishtinë, ndërsa dhe Tuna ka publikuar një foto të koleges. “Si të mbash distancë me këtë?”, ka shkruar ajo me humor, duke iu referuar Sonit. Dhe kur të gjithë menduan se ky do të ishte një bashkëpunim mes vajzash, Ylli Limani bëri një tjetër postim në InstaStory.
 
Postuar nga: M A X
« ne: 20-06-2020, 19:47:04 »

 
Postuar nga: InfoZ
« ne: 17-06-2020, 20:17:03 »

 

Gashi gjithmonë na tregon se sa i lidhur është me rrënjët e tij shqiptare. Në çdo klip apo në çdo bashkëpunim shohin detaje të shqiponjës dy krenare, lidhjen e Gashit me familjen dhe Shqipërinë dhe së fundmi promovimin e artistëve të rinj shqiptarë. Së fundmi Gashi, nëpërmjet një postimi në Instagram na ka treguar se bashkëpunimi më i ri muzikor i tij do të vijë me 2 talente shqiptare që quhen Pink Sweats. Projekti muzikor do të publikohet së shpejti por reperi ka vendosur që detajet e tjera të këngës t’i mbajë private që të na shtojë kuriozitetin të gjithëve./lapsi
Postuar nga: InfoZ
« ne: 17-06-2020, 20:15:40 »

 

Atëherë kur menduan se Dj Blunt i dha fund ofendimeve për kolegët e tyre paskerkan qënë gabuar. Dj, dikur shok i këngëtarit Ledrit është shprehur në po të njëjtën mënyrë sikurse dy vite më parë, me ofendime dhe akuza.
“Ledri viçi ishte dje live me dikë tjetër, që s’ka rëndësi emri, duke i bërë qejfin njëri-tjetrit se kanë kthyer në trend realizimin e albumeve. Unë jam duke e nxjerrë albumin numër 9 babush, kurse ti mezi e nxorre 1 album pas 20 viteve karrierë, o Ledri Viçi. Mos mi merr kreditat o vlla, ngadalë se janë disa baba që kanë nxjerrë trende”,- thotë ndër të tjera Dj Blunt.
Kujtojmë se kjo deklaratë pason publikimin e albumit të Ledrit të titulluar “10/10”, të cilin reperi e publikoi gjatë pandemisë. Gjithashtu në një seri videosh në Insta Story, ai ka komentuar videon live që realizoi Ledri me Capital T ditën e djeshme për të paralajmëruar duetin e tyre në albumin e ri të Capital T, të titulluar Skulpturë.

Kujtojmë se para dy vitesh Dj Blunt adresoi në po të njëjtën mënyrë meLedri Vulën dhe jo vetëm të shara, akuza, etj. Ledri nga ana tjetër deklaroi në një intervistë se ka respekt për punën e tij duke e vlerësuar si një nga Dj më të mirë, ndërkohë që shtoi: “Unë psikiatër nuk jam, nuk e di çfarë problemesh psikike mund të ketë”./lapsi
Postuar nga: M A X
« ne: 11-05-2020, 13:47:18 »

 

“Gjithçka këtu ndodh me të shtëna armësh”, më ka thënë dikush me të arritur në Caracas. Venezuela është në krizë, duke vuajtur nga mungesa e energjisë, ujit dhe dhuna e përhapur në rrugë.

Qendra Kërkimore në Venezuelë vlerëson se vendi ka numrin më të madh në botë të vrasjeve. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 4.5 milionë njerëz kanë lënë këtë vend që nga viti 2015. Kaosi është rritur së fundmi, pasi që lideri i opozitës, Juan Guaido – që njihet si presidenti i vërtetë i vendit nga më shumë se 50 shtete – ishte detyruar që të kalonte një barrikadë me policë për të pasur qasje në Asamblenë Kombëtare të Shtetit.

Por muzika nuk ka ndalon kur gjërat bëhen të vështira dhe Venezuela krenohet me kulturën e pasur e të llojllojshme që vazhdon të lulëzojë. Në realitet, skena e muzikës në vend është duke lulëzuar, që nga repi e deri te reggaeton, tropical indie e synth-pop. Popullata në Caracas është e re dhe niveli i energjisë i lartë.


Muzika e Venezuelës mbetet aq e larmishme sa gjeografia e saj. Në njërën anë kufijtë me Karaibet, në jug është Amazona, në qendër Los Llanos, fushat tropikale të vendit të kaubojve. Ka muzikë të fiseve indigjene, ndikimi i pasur nga banorët e Karaibeve, stilet reggae të afrikanëve dhe llanero, këngë emocionale të ngjashme me flamengo që luhen me harpë dhe kitare të vogla që quhen “quatros”. E këto janë vetëm stilet tradicionale. Sipas ligjit, radiot duhet që të luajnë 50 për qind këngë tradicionale ani pse kjo përqindje ndonjëherë mbulohet me këngë të reja të ndikuara nga folklori... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Postuar nga: M A X
« ne: 22-01-2020, 16:30:02 »

Ngjarje dhe lajme interesante nga bota e muzikes.