×

“Tirana Jazz & World Music Festival”, për herë të parë në Tiranë

“Tirana Jazz & World Music Festival”, për herë të parë në Tiranë

· 1 · 328

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 25-07-2012, 09:50:35
Është një aktivitet me përmasa ndërkombëtare, i cili do të mbahet në Tiranë. Për të parën herë në vendin tonë krijohet Festivali Ndërkombëtar i Muzikës Jazz, “Tirana Jazz & World Music Festival 2012”. Për të parën herë të apasionuarit pas xhazit do të kenë mundësinë të ndjekin “live” muzikën më të mirë jazz nga grupe shqiptare e ndërkombëtare të kësaj muzike.
 
Ideuar nga Besim Petrela dhe shoqata “Syri blu”, “Tirana Jazz & World Music Festival 2012”, vjen si alternativë e re për publikun. Festivali do të zhvillohet nga data 18-20 korrik dhe më pas në qytetin e Durrësit nga data 20 deri më 21 korrik. Grupet pjesëmarrës janë të larmishëm, duke filluar nga tendencat e veçanta të zhvillimit të muzikës xhaz në Evropë, si grupi “Michaela Rabitsch & Robert Pawlik Quartet Austriak”, “Ondrej Stveracek Trio” apo kuarteti italian i drejtuar nga kompozitori Hollandez Buis dhe këngëtarja mjaft e njohur e xhazit në Hollandë, Denise Jannah, deri tek tendencat e muzikës xhaz në Shqipëri dhe Kosovë. Pas viteve 2000 në Shqipëri ka pasur disa tendenca, orvatje e zhvillime sporadike për të lëvruar muzikën xhaz por jo deri në pjekje e një festivali të përmasave ndërkombëtare. Festivali, i cili synon të kthehet në tradicional, mbështetet financiarisht nga Bashkia Tiranës, ambasadat e akredituara në Tiranë pjesëmarrëse në festival me grupe të muzikës xhaz si: Austria, Çekia, Franca, Gjermania, Hollanda, Italia, Zvicra dhe Kosova. Koncertet do të perfomohen ne hotel “Rogner”.

Pjesëmarrës shqiptarë në festival janë emra artistësh të xhazit, si: Genti Rushi, Ermal Rodi dhe Ilir Kryekurti. Kjo trio është krijuar në vitin 2008 dhe është formacioni më i njohur për sa i përket skenës shqiptare të xhazit. Trioja drejtohet nga Genti Rushi, pianist dhe kompozitor. Ai ka organizuar një sërë koncertesh brenda e jashtë vendit me emra si: Elina Duni (Zvicër), Thomas Hufschmidt (Gjermani), Rona Nishliu (Kosovë) etj. “Ouizzz” është një trio instrumentale, e cila ka ndërtuar një reputacion të fortë për ngjizjen e kompozimeve të tyre origjinale xhaz me muzikën rock dhe electro, për më shumë se një dekadë. Artistët nga Zvicra janë shumë aktivë me turne koncertesh. Nga Italia marrin pjesë “Collin Buis Italian Quartet” dhe nga Franca “Namouche Trio Jazz”, “Trio Vinorosso Jazz-standards Florian Stubenvoll”, nga Gjermania, “Ondrej Stveracek Trio”, nga Çekia. Banda “Trio of Love” nga Kosova përfaqësohet në festival nga Taulant Mehmeti (kitarë), Fatlind Ferati (bass) dhe Enes Bajramliq (bateri). Qëllimi i tyre është të afrojnë të rinjtë pranë muzikës xhaz duke ndërthurur muzikën jazz, me ritme dhe elemente të melosit e muzikës shqiptare. Në këtë aktivitet merr pjesë edhe artistja surinameze Denis Jannah, apo “Banda Vinorosso”.

Noa.al