×

Vdes Amy Winehouse!

Vdes Amy Winehouse!

· 29 · 2043

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 23-07-2011, 19:06:15
R I P.. :(

Nuk ka artikull ne shqip akoma..po sjell kete.

Amy Winehouse has been found dead at her home in London.

The Back To Black singer was apparently found at the property in by emergency services at 3.54pm this afternoon, according to sources, and her death is being treated as 'unexplained' by police.
In a statement, the Metropolitan Police said: 'Police were called by London Ambulance Service to an address in Camden Square NW1 shortly before 16.05hrs today, Saturday 23 July, following reports of a woman found deceased.

Lexo me shume
http://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-2018020/Amy-Winehouse-dead--Found-dead-London-flat.html

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 23-07-2011, 19:17:58
Sapo e lexova dhe une dhe ne fillim mendova se eshte shaka. RIP Amy.
Sidoqofte dicka e tille edhe pritej. Qe sa eshte bere figure publike une e mbaj mend si person i droguar e i alkolizuar.

  • Postime: 1569
  • Gjinia: Femer
BabyGirlⓋⓛⓅ
#2 ne: 23-07-2011, 19:36:51
Amy Winehouse do të vdesë nëse nuk e lë pijen


Qoftë duke pirë edhe një gllënkë Vodka përpara se të hyjë në rehabilitim, Amy Winehouse duket se gjendet para një udhëkryqi. Me pak fjalë, ose resht menjëherë së piri, ose do të vdesë. Mjekët e klinikës ‘Priory’, të cilët e kanë vizituar në ditët e kaluara kanë qenë të qartë. Nëse Amy s’do të ndryshojë drastikisht stilin e vet të jetës nuk do të jetojë edhe shumë gjatë. “Ky është rasti i fundit për Amy – ka deklaruar një burim -. Mjekët kanë qenë shumë të ashpër me të, për shkak të rëndësisë së situatës. Eshtë një realitet i vështirë, por iu desh ta dëgjonte”. Këngëtares do t’i qëndrojnë përkrah babai i saj Mitch Winehouse dhe i fejuari  Reg Traviss, teksa është gati të rikthehet në rehabilitim, për të panumërtën herë. Do të jetë hera e fundit? Po, nëse dëshiron të vazhdojë të jetojë...

  • Postime: 95
Yeahyeahs
#3 ne: 23-07-2011, 19:51:23
Go to rehab, they said


Asgje me vlere nuk humbi.

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 23-07-2011, 19:53:32
Aty mesiper ke emrin gabim. Britney Spears s'ka vdekur (akoma).
Por edhe pavlere s'mund te thuhet. Ajo mund te kete qene person me shume probleme, dhe ndoshta kengetarja me e shpifur ne planet, por ishte artiste e madhe. Shume kenge i ka  pasur teper te mira.

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#5 ne: 23-07-2011, 20:09:27
Amy Winehouse ndërron jetë

Amy Winehouse, kantautorja britanike, e njohur për kontrastet e fuqishme të vokalit të saj, një prej zërave më të vlerësuar të kohës, ka ndërruar jetë sot në moshën 27-vjeçare, sipas gjasave, për shkak të një mbidoze droge.
Winehouse, tepër e vlerësuar edhe për miksimin që i bënte zhanreve të ndryshme muzikore, përfshirë R&B-në, soul-in dhe jazz-in, u gjet e pajetë në banesën e saj në Londër.

Rrethanat e vdekjes nuk janë ende të qarta. E cilësuar një gjeni, por me një jetë të çrregullt, 27-vjeçarja tepër e talentuar duket se i pagoi shtrenjtë veset e saj. Alkooli dhe droga i kanë kushtëzuar gjithmonë spektaklet e saj, siç ishte dhe rasti i koncertit të fundit në Serbi.

Sipas BBC-së, vdekja është konfirmuar edhe nga zyrtarë të policisë. Sunday Times supozon se mund të bëhet fjalë për një vetëvrasje. Miqtë e këngëtares, shkruan gazeta Daily Telegraph, thonë se në muajt e fundit të jetës, ajo ishte e varur nga vodka dhe se kishte momente që humbiste krejtësisht kontrollin.

Shtypi vendas thotë gjithashtu se brenda kësaj jave, Winehouse kishte humbur ndjenjat në shtëpi të paktën tre herë. /top channel

  • Postime: 75
Invisible Girl
#6 ne: 23-07-2011, 22:11:09
 :O :O :O :O :O

  • Postime: 6729
  • Gjinia: Femer
erlehta
#7 ne: 23-07-2011, 22:39:45
Skandalet e Winehouse kohet e fundit nuk kishin te sosur, totalisht e rrenuar dhe ja pasoja.
I qofte dheu i lehte, kaq na mbetet te themi

  • Postime: 1569
  • Gjinia: Femer
BabyGirlⓋⓛⓅ
#8 ne: 26-07-2011, 21:37:09
Amy Winehouse ka vdekur nga kokteli prej kokainës, heroinës, ekstazy dhe ketamina



Revista angleze "People" (people.co.uk) ka publikuar sot se Amy Winehouse e ka vrarë kokteli masiv i përbërë nga kokaina, heroina, ekstazy dhe anestetikë ketamina. Burimet e kësaj gazete pohojnë se Amy është parë duke ble këto narkotikë nga dileri i saj ditën e premte, pak pas orës 22:30.
Anestetiku Ketamin ka përdorim të gjerë në mjeksi dhe veterinari mirëpo përdoret edhe si narkotik. Përdorimi kronik i ketaminës shkakton probleme me memorien. Pasi është sedativ, narkomanët e përdorin për ta përzier me droga të tjera për ta prishur veprimin.
Përzierjet e ketaminës me kokainë quhen "CK1"

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 28-07-2011, 11:11:37
Familjarët: Amy vdiq sepse la pijen

Familjarët e Amy Winehouse janë të bindur se vajza e tyre humbi jetën sepse la pijen.
Sipas ‘The Sun’, prindërit e këngëtares besojnë se 3 javët e fundit të jetës të kaluara pa pirë alkool ishin të papërballueshme për trupin e saj.

Burime pranë familjes thanë për tabloidin britanik se Amy injoroi këshillën e mjekëve për të lënë pijen në mënyrë graduale.

Amy Winehouse ndërroi jetë të shtunën e kaluar në moshën 27-vjeçare. /top channel

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#10 ne: 28-07-2011, 11:12:15
Lady Gaga: Vdekja e Amy, leksion për botën

Është edhe sistemi i mediave dhe mënyra për të trajtuar njerëzit e famshëm pas vdekjes së Amy Winehouse, që duhet t’i shërbejë si leksion botës.
E këtij mendimi është këngëtarja amerikane Lady Gaga, e cila dha sot një intervistë për radion amerikane “Omaha 94.1”.

Lady Gaga është shprehur se për të figura e këngëtares londineze ka qenë një “frymëzim” jo vetëm për muzikën, si edhe një “shembull”.

Amy Winehouse u gjet e vdekur ditën e shtunë në apartamentin e saj në Londër, pasi kishte konsumuar sasi të tepruara alkoli dhe droge.

Varrimi i saj u bë ditën e djeshme, ndërkohë që policia është në pritje të rezultateve të autopsisë, që do të përcaktojnë shkaqet e sakta të vdekjes. /top channel

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#11 ne: 29-07-2011, 18:52:14
:( :(

Nder me te preferuarat e mia si ze. Do ndihet shume mungesa jote. :(

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#12 ne: 30-07-2011, 15:43:04
Winehouse, në web versionet e padëgjuara

Teksa vijojnë të qarkullojnë zëra mbi një disk pas vdekjes, një javë nga ndarja nga jeta e Amy Winehouse kanë dalë në internet versionet e padëgjuara të dy këngëve të kënduara në të kaluarën.
Bëhet fjalë për “Round Midnight” dhe “Some Unholy War”, që janë ngarkuar në web nga Salaam Remi, producenti i saj, në blogun http://salaamremi.tumblr.com.

Versioni i padëgjuar më parë i “Some Unholy War” është postuar mbrëmjen e 23 korrikut, ditën e vdekjes së Winehouse.

Pjesë e albumit “Back to Black”, ajo është dëgjuar nga rreth 53 mijë persona dhe klikimet vazhdojnë të rriten nga ora në orë.

Nërsa kënga tjetër “Round Midnight”, një nga standartet më të arritura të xhazit të kënduar nga artistja britanike pas diskut të parë, është postuar më 26 korrik, ditën e varrimit të këngëtares, dhe është dëgjuar nga 24 mijë persona.  /top channel

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#13 ne: 01-08-2011, 23:30:30
"Back to Black" ne vendin e pare ne hitet e momentit. ^o)
Duket tamam si ironi e fatit kur sheh videon e kesaj kenge. :(
Akoma nuk e besoj qe iku ashtu... :(

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#14 ne: 01-08-2011, 23:34:57

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#15 ne: 02-08-2011, 10:27:43
I miss her voice

  • Postime: 12738
Mishel...............
#16 ne: 02-08-2011, 11:33:29
Delight a e percolle Amy moj.....

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#17 ne: 03-08-2011, 01:16:08
Amy Winehouse ishte e fejuar

Amy Winehouse dhe i dashuri i saj, Reg Travis, ishin fejuar disa javë para se këngëtarja të ndërronte jetë.
Sipas ‘The Sun’, 35-vjeçari Reg i kishte dhënë një unazë diamanti këngëtares 27-vjeçare dhe kishin bërë plane për martesë.

“Amy e dashuronte Regin dhe donte shumë të formonte një familje dhe të kalonte jetën me të. Të dy e donin shumë njëri-tjetrin”, u shpreh një burim për tabloidin britanik.

Amy Winehouse ishte e lidhur me regjisorin Reg Travis që në 2009-n dhe po planifikonin të martoheshin vitin e ardhshëm. /top channel

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#18 ne: 07-08-2011, 01:19:48
Lady Gaga kërkon rolin e Winehouse

Lady Gaga është në bisedime sekrete për të interpretuar rolin e Amy Winehouse në një film mbi vdekjen tragjike të këngëtares britanike.
Lajmin e bën të ditur tabloidi britanik “Daily Star”, që citon një burim të besueshëm nga Hollivudi.

Sipas këtij të fundit, Lady Gaga e adhuronte Amy-n dhe do të dëshironte shumë të interpretonte idhullin e saj në një film për ekranin e madh.

“Lady Gaga vdes nga dëshira për të kaluar nga muzika tek filmi. Prandaj, performimi i rolit të Winehouse do të ishte ideali për të depërtuar në karrierën kinematografike”, ka deklaruar burimi.

Në ditët e kaluara për rolin kryesor të filmit, skenari i të cilit duhet ende të shkruhet, kishin dalë emrat e Keira Knightley, Scarlett Johannson dhe Sienna Miller. /top channel

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#19 ne: 11-08-2011, 02:06:13
Fotoja e Emi Uajnhausit përdoret për të shitur drogë



Trafikantët e narkotikëve kanë gjetur një mënyrë marketingu për të shitur sa më shumë mallin e tyre: vendosjen e fotografisë së Emi Uajnhausit (Amy Winehouse) në bustinat e heroinës.

Këtë zbulim e bëri policia e Brazilit e cila pasi ka ndaluar një grup trafikantësh dhe ka bllokuar një sasi të konsiderueshme kokaine vuri re dhe fenomenin e çuditshëm. Në çdo dozë ishte e stampuar fotoja e këngëtares e cila më datë 23 korrik u gjetë e vdekur në shtëpinë e saj nga përdorimi i drogës dhe alkoolit.

Gjatë të njëjtin operacion në Rio de Zhaniero, policia ka sekuestruar edhe disa bustina droge që kishin të stampuar foton e ish kruet të Al Kaedës, Osama Bin Laden. /gazeta shekulli

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#20 ne: 12-08-2011, 01:39:24
Një portret me pilula dhe tableta për Amy Winehouse
Një portret i Emi Uajnhauz është ekspozuar gjatë ditës së sotme në Londër. I përbërë nga 5000 pilula në formë mozaiku, portreti ka përmasat 17 x 21 inch dhe është realizuar nga artisti Xhejson Majser në nder të këngëtares jetëshkurtër.

Edhe pse ngjajnë si ilaçe, 5 mijë pilulat e përdorura janë karamele të sjella tek artisti nga fansat dhe shoqet e Emit.

“Shumë fansa madje më kanë dërguar karamele për të realizuar portretet e tyre por unë ende nuk i kam përfunduar. Ruaj akoma një kuti këpucësh plot me tableta dhe pilula të ëmbla për të realizuar portretin e Pamela Anderson, si dhe një letër që Paris Hilton më ka dërguar nga burgu.”, u shpreh Majser për “Telegraf”. /shekulli

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#21 ne: 12-08-2011, 11:11:07
As nen dhe nuk e lon te qete te shkreten

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#22 ne: 14-08-2011, 11:44:05
Bileta e fundit per Amy Winehouse

Amy Winehouse, është gjallë në Serbi, të paktën si legjendë urbane. Mbi 20 mijë veta që e kanë urryer këngëtaren britanike në qershor, tani janë krenarë që kanë qenë në koncertin e saj të fundit.
Momenti i rrënimit të saj në skenë, harrimi i vargjeve dhe gjendja e lodhur, kishin bërë që njerëzit të dëshpërohen që kanë dhënë nga 30 deri në 50 euro. Por, askush se mendonte që do të ishte koncerti i saj i fundit, pikërisht ai në Beograd.

Pas vdekjes ende qarkullojnë biletat në shitje në faqet e internetit si në tregun virtual e-bay. Kush ka biletën, është pyetja. Çmimet shkuan deri në 1000 paund dhe tashmë ranë. Ata që ende i kanë biletat i ruajnë me xhelozi, t'i shesin apo jo. Për ironi fansat mund të marrin paratë e tyre mbrapsht. 

"Në koncert kam pasur një ndjenjë të çuditshme pasi nuk e kam besuar që do të jetë i fundit, por ka qenë ideja që nuk është një koncert i zakonshëm. Jam adhuruese e madhe dhe koncerti ka qenë i mundimshëm pasi nuk e prisja që të ishte aq katastrofë. Por, jam krenare që e kam biletën", thotw Marija Dimitrijevic-Miskovic, antropologe nga Beogradi.

Këngëtarja legjendare që vdiq në moshën 27- vjeçare ka hyrë në histori.

Biletat shërbejnë jo vetëm si hyrje në një hapësirë, por edhe në kujtimin e legjendave tragjike. Ata që janë në krizë mund të bëjnë para një ditë duke thënë: Amy, u prefsh në paqe! /top channel

Bileta e fundit per Amy Winehouse - Top Channel Albania - News - Lajme

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#23 ne: 24-08-2011, 02:38:53
Vdekja e Amy Winehouse jo për shkak të drogës

Raporti zyrtar i toksikologjisë tregon se Amy Winehouse nuk kishte gjurmë të substancave të drogës në trup në kohën kur ajo u gjet e vdekur.

Rezultatet tregojnë se kishte vetëm prani të alkoolit por nuk dihet ende nëse kjo gjë ka ndikuar në vdekjen e saj.

Do të pritet rezultati i një jurie që do të përcaktojë shkaqet e vdekje, rezultat i cili pritet të bëhet i ditur në tetor.

27-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Londër me 23 korrik por ende nuk janë bërë të qarta shkaqet e vdekjes. /shekulli

  • Postime: 22687
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#24 ne: 24-08-2011, 12:44:17
Winehouse, nuk ishte faji i drogës

Pas vdekjes tragjike të Amy Winehouse në korrikun e kaluar, pati shumë spekullime për arsyen që çoi në shuarjen e saj.
Por, ditën e djeshme u bë e ditur nga mediat britanike se raporti i toksikologjisë tregon se nuk u gjet asnjë substancë e ndaluar në organizmin e Winehouse.

“Raporti tregon se në trupin e Amy Winehouse janë gjetur sasi alkooli, por nuk mund të thuhet se vdekja u shkaktua nga pija”, deklaroi një zëdhënës i familjes.

Menjëherë pasi këngëtarja ndërroi jetë, një shitës droge i zonës tha për tabloidët se ai e kishte ndihmuar Amyn të blinte heroinë dhe kokainë një ditë para vdekjes.

“Më vjen mirë që tashmë do të rrëzohen të gjitha historitë e sajuara për vajzën time”, u shpreh babai i këngëtares. /top channel