×

Vdes Amy Winehouse!

· 29 · 2003

Vdes Amy Winehouse!

· 29 · 2003

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#25 ne: 27-08-2011, 00:03:09
Britani, Winehouse rekord, 'Black to Black', albumi më i shitur i shekullit

Winehouse thyen rekordin ne Britanine e Madhe me albumin me te shitur te shekullit. Back to Black ka tejkaluar rekordin e vendosur nga albumi I Xhejms Blant, duke shituar 3,26 milion kopje. (d.xh/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12738
Mishel...............
#26 ne: 27-08-2011, 07:01:52
kesaj i thone...pse nuk vdiqe me heret hahhahaha
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#27 ne: 26-10-2011, 22:43:43
Winehouse nuk vdiq prej mbidozës


Këngëtarja Amy Winehouse nuk ka vdekur si rrjedhojë e mbidozës, siç u spekulua në fillim, por për shkak të helmimit nga alkooli, informoi një kirurg që kreu autopsinë mbi trupin e këngëtares së pajetë.

Pavarësisht historisë së luftës me substancat narkotike, në momentin e vdekjes, 27-vjeçarjes nuk iu gjetën gjurma të rëndësishme droge. Nga ana tjetër, niveli i alkoolit në gjak ishte pesë herë më i lartë se ai i kufirit ligjor për ngarjen e makinës.

Ish-fituese e çmimeve Grammy, Amy ndëroi jetë papritmas në shtëpinë e saj në 23 korrik. Pas publikimit të rezultateve të plota të autopsisë, zëdhënësi i familjes deklaroi: “Ndihemi të çliruar që më në fund kemi kuptuar se çfarë ndodhi me të. Tashmë e dimë që ishte alkooli ai që e vrau. Ka gjasa që ai nivel i lartë në gjak të jetë grumbulluar si rrjedhojë e konsumit për disa ditë me radhë. Amy ishte duke fituar luftën e saj ndaj varësisë nga droga dhe alkooli, por për fat të keq, fati nuk i dha dhe pak kohë më shumë për të jetuar”. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#28 ne: 20-11-2011, 00:18:06
Jeta e këngëtares së ndjerë Amy Winehouse pritet të tregohet së shpejti në një film, i cili do të bazohet në librin e gazetarit Daphne Barak, “Saving Amy”.

Mësohet se disa producentë të Hollywood-it po përpiqen të zotërojnë të drejtat e librit “Saving Amy”, që flet për jetën e yllit britanik, e cila humbi jëtën tragjikisht më 27 korrik të këtij viti.

Sipas mediave britanike, Winehouse nuk është artistja e vetme për të cilën po mendohet realizimi i një filmi. Producentët flasin edhe për një film mbi jetën e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson.

(er.nu/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super