×

Vdes Michael Jackson, mbreti i pop-it

· 29 · 6390

Vdes Michael Jackson, mbreti i pop-it

· 29 · 6390

  • Postime: 416
  • Gjinia: Mashkull
Konjaku
ne: 26-06-2009, 01:39:05
Michael Jackson has died at age 50 after being rushed to UCLA Medical Center, NBC News has confirmed.
Los Angeles Fire Department Capt. Steve Ruda told the L.A. Times that Jackson was not breathing when paramedics arrived at his home and CPR was performed.
TMZ.com reported that he may have suffered cardiac arrest.
burimi: www.msn.com


Vdes Michael Jackson
Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Në një lajm të fundit, gazeta amerikane The Los Angeles Times ka raportuar se mbreti i muzikës pop ka vdekur.

Këngëtari kishte pësuar arrest kardiak (ndalim së funksionuari të zemrës), ndërsa kur ndihmësit mjekësor kishin arritur në shtëpinë e tij, ai më "nuk merrte frymë".

Gati të gjitha mediat amerikane pohojnë se Jackson është në komë , ndërsa LA Times, duke iu referuar zyrtarëve të spitalit ku këngëtari është shtruar, pohon se ai tashmë është i vdekur.

Ikona e muzikës pop filloi karrierën si fëmijë me grupin “Jackson 5”, ndërsa u bë këngëtari më i famshëm në botë kur filloi të këndonte solo në vitet e shtatëdhjeta.

Lansimi i albumit "Thriller" ishte arritja më e madhe e tij në karrierë, pasi ky album mban rekordin e albumit më të shitur të të gjitha kohërave. Derisa hitet e tilla si "Billie Jean" dhe "Beat It" bënë që Mbreti i muzikës pop të pëlqehet nga miliona fansa anembanë botës, të cilët imitonin stilin e tij të vallëzimit.

Gruaja e parë e legjendës së muzikës ishte vajza e Elvis Presleyt, Lisa Marie Presley, me të cilën u martua në vitin 1994, ndërsa martesa e tyre zgjati vetëm dy vite.

Më vonë, ai u martua me australianen Debbie Rowe me të cilën ka dy fëmijë, Prince dhe Paris. Ndërsa fëmija i tretë, Prince Michael II, është lindur nga një nënë surrogate për të cilën nuk ka informata.

Telegrafi.com

« Editimi i fundit: 26-06-2009, 07:46:56 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 823
  • Gjinia: Femer
ProudToBeAlbanian
#1 ne: 26-06-2009, 02:11:49
ka disa kenge me vertet legjendare si lady diana heal the world etj
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 26-06-2009, 07:50:11
Shpreh dhe une keqardhjen time per vdekjen e Majkellit, legjendes te muzikes.
Nje njeri i jashtezakonshem me ngritje spektakolare, por dhe me renie shume te medha.
Edhe se fama e tij eshte ngritur ne vitet '80-'90 perseri sot pas gati 20 vitesh "pushim", nuk ka gati njeri ne planet qe te mos e njohe emrin e tij dhe te mos kete degjuar te pakten nje here nje kenge te tij.

RIP Michael Jackson!

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#3 ne: 26-06-2009, 08:06:57
.."Only the good die young"..eshte nje shprehje qe e perodorin te huajt.

Sh gjynah :(
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 4298
  • Gjinia: Mashkull
Brentiani
#4 ne: 26-06-2009, 10:36:07
Jackson ka vdekur si pasojë e barnave?
 
Sipas njoftimeve të reja në Los Angeles, arresti kardiak që shkaktoi vdekjen e ikonës së muzikës pop, Michael Jackson, është shkaktuar si pasojë e numrit të madh të barnave që ka përdorur këngëtari.
Revista “Life & Style” njofton se Jackson kishte përdorur shumë barna muajt e fundit, duke përfshirë barnat kundër anksiozitetit, Xanax dhe Zoloft, si dhe kundër dhimbjes- Demerol.

Ndërkohë një burim ka thënë se ekziston frika që këngëtari ta ketë tepruar me dozën e barnave që mund t’i ketë shkaktuar arrest respirator dhe kardiak.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#5 ne: 26-06-2009, 10:49:07
E trishtueshme por le te kujtohet per ate cka beri per muziken POP
kot nuk u quajt King of POP Music


  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3103
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#6 ne: 26-06-2009, 13:19:37
R.I.P Michael Jackson :( :( :(
King of POP
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 691
  • Gjinia: Mashkull
SocialNetwork
#7 ne: 26-06-2009, 13:39:34
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 789
  • Gjinia: Mashkull
Niki™
#8 ne: 26-06-2009, 14:21:48
:(

Me posht lexone nje shkrim te dates 19 prill 1999, dhe kontributin e Michael Jackson per Kosoven.


Citoje
Michael Jackson Plans Single For Kosovo

Michael Jackson is hoping to enlist British recording artists to help in recording a benefit single for refugees from the Kosovo conflict. The star, currently in the U.K., is quoted in the British tabloid Daily Mirror as saying he intends to give proceeds from a single to a charity that aids the refugees.

Jackson has penned a song called "What More Can I Give?" and would like to record it in the U.K. "I'd like to do this in Britain and get the biggest British stars to join me," he said. The project would be similar to the 1985 single by USA for Africa, "We Are The World," a celebrity sing-along that raised money for famine relief in Ethiopia.

Jackson is quoted as saying he plans a video for the single.

Current reports suggest that up to 1 million ethnic Albanians have been forced from their homes in Kosovo, technically a region of Serbia, itself the key constituent of Yugoslavia. For the third week, NATO forces are bombarding targets in Serbia, Kosovo, and Montenegro, in an attempt to halt so-called "ethnic cleansing" by Serb forces.

The refugees have ended up in camps in Albania, Macedonia, and Montenegro.

Michael Jackson - What More Can I Give feat. Big Stars


Shkarko Kengen
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 10
Soldier0255
#9 ne: 26-06-2009, 15:33:18
Kam degjuar se ai ishte duke u pergatutur te rikthehej me nje album te ri... Por nuk mundi...
Ndoshta vdekja e tij eshte nje trillim (kete e them pasi smundem ta besoj se ka vdekur) :'(

Lexova ne nje faqe disa diskutime dhe njeri thonte: Te pakten do te kemi dicka nga ai, "HUNDEN"...
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6969
  • Gjinia: Femer
kengaime
#10 ne: 27-06-2009, 00:22:12
Kenga me e mire e tij

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#11 ne: 27-06-2009, 00:30:25
Michael e nisi karrieren si solist qe ne moshen 5 vjecare me kengen "Got to be there", por 11 vjet me vone ai do ngjitej ne majat e muzikes me albumin “Thriller”, album qe edhe sot po i reziston kohes si me i shituri i te gjitha koherave, i prodhuar nga Quincy Jones, fitues i 8 cmimeve Grammy. Sipas “Guinness World Records”, Michael Jackson ka shitur 750 milione albume ne gjithe karrieren e tij, nje primat absolut. Ne periudhen 1988-2005 Jackson jetoi ne fermen Neverland qe u detyrua ta shiste per 35 milione dollare per shkak te borxheve te shumta.

Skandalet seksuale dhe semundja
Pjesa me e erret e jetes se tij u mbulua nga skandalet seksuale me minorene qe nuk u vertetuan asnjehere nga gjykata. Problemet e para shendetesore te Jackson u vune re ne fillim te vitit 2008 ndersa ai po udhetonte ne karrige me rrota. Ne fundin e dhjetorit filluan te qarkullonin zera se ai vuante nga nje semundje e rralle gjenetike e quajtur A1AD qe shkakton mungesen e proteines qe mbron mushkerite. Kjo semundje e qorroi tek syri i majte, me te cilin shikonte vetem 5 %. E vetmja mundesi qe ai te mbijetonte nga kjo semundje ishte transplanti i mushkerive. Gjate muajit maj, tabloidi “Sun” shtoi se kengetari vuante nga kanceri ne lekure.


Jeta private
Ne vitin 1994 Michael u martua me te bijen e Elvis Presley, Lisa Marie, lidhje e cila zgjati vetem dy vjet. Ai u rimartua ne vitin 1997 me infermieren Debbie Rowe, me te cilen lindi dy femije, Prince Michael dhe Paris Michael Katherine para se te divorcohej ne vitin 1999. Tre vjet me vone, Michael u be baba per here te trete pasi lindi djali Prince Michael II nga nje femer ende e panjohur. 

Koncertet ne Londer
Ne mars te vitit 2009 Michael zhvilloi nje deklarate shtypi ne Londer ku tha se do zhvillonte nje numer te madh koncertesh ne “O2 Arena” per t’i dhene fund karrieres mbi skene. Kete projekt ai nuk arriti ta vinte ne jete per shkak te vdekjes se parakoshme, shkaqet e se ciles ngelen ende per t’u zbardhur.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#12 ne: 27-06-2009, 00:32:36
Mister mbi vdekjen e tij
Mjeku i Michael Jackson eshte zhdukur menjehere pas vdekjes se mbretit te pop-it, duke mbuluar me mister shkakun qe coi ne ndalimin e zemres se kengetarit.

Policia e Los Angeles nuk e ben te ditur emrin e mjekut qe sapo mori vesh vdekjen e Jackson eshte zhdukur pa lene gjurme nga lagjia “Bel Air”. Sipas policise, mjeku nuk ka pranuar te firmose certifikaten e vdekjes qe eshte nje procedure normale dhe ky veprim ka ngjallur dyshime te medha. Jackson ka nderruar jete ne gjume pas nje ataku kardiak per shkak te injeksionit te madh te morfines te cilen e merrte per te mos ndier dhimbje nga disa semundje prej te cilave vuane.

Jackson drogohej edhe per te rregulluar gjendjen psikike, pasi ne muajin korrik ai do kendonte disa koncerte live ne “O2 Arena” te Londres. “Kur nje mjek nuk nenshkruan certifikaten e vdekjes ai menjehere merret nen hetim”, ka thene nje zedhenes i policise per “The Guardian”.

Avokati i familjes, Brian Oxman konfirmon faktin se ylli i muzikes drogohej prej disa kohesh per shkak te disa problemeve shendetesore. “Une nuk e di permbajtjen e kurave qe ai merrte por jam i sigurt se ai mjekohej me dicka te forte”, shprehet Oxman ne nje interviste per CNN.

Nderkohe, faqja e njohur e lajmeve gossip, TMZ thote se Jackson ishte nen efektin e droges se lehte Demerol dhe te enjten ne mengjes ai ndjeu veshtiresi ne frymemarrje. Sipas specialisteve, Demeroli eshte nje ilac qe nuk shkakton atak kardiak, por kjo mund te ndodhe se ai kombinohet me drogera te tjera. Jackson nderroi jete ne oren 2:26 te pasdites, 2 ore e 4 minuta pasi u njoftua urgjenca mjekesore.

TCH

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#13 ne: 27-06-2009, 01:15:59
Michael Jackson iku kur ndihej ende i ri. Ja çfarë ka thënë ekskluzivisht për "Mirëmëngjes Amerikë" rreth së shkuarës, së ardhmes, ëndrrave dhe fëmijëve të tij

Përjetësisht Michael

"Mbreti i muzikës", i cili revolucionalizoi muzikën pop, vdiq papritur. Infermierët u thirrën menjëherë në shtëpinë e këngëtarit në Beverly Hills rreth drekës, pasi ai ndaloi së marri frymë.

Pas 2 orësh ai u deklarua i vdekur në qendrën mjekësore UCLA. Vëllai i Michael, Jermaine, tha se mendohet të ketë qenë një atak kardiak, por megjithatë as kjo tragjedi e madhe nuk i ka ndaluar mediat e ndryshme botërore së bëri spekullime të ndryshme rreth kësaj tragjedie para disa ditësh, të paimagjinueshme.

Vdekja e tij vjen përpara turneut të tij të radhës në Londër pas më pak se një muaji. Koncertet që do të rikthenin dhe një herë idhullin e muzikës pop, që do të zhvilloheshin nga data 13 korrik deri në mars të 2010. Duke folur në emër të familjes Jackson, Jermaine tha se doktorët u përpoqën ta sillnin në jetë yllin për më tepër se një orë, por pa sukses.

Ai shtoi: "Familja kërkon që media të respektojë privatësinë tonë përgjatë këtij momenti të vështirë".

Por, sa e lehtë mund të jetë kjo? Fansa të dëshpëruar, media të etura për lajme dhe spekullime, njerëz të mërzitur për një humbje të madhe, pikërisht me këtë atmosferë zie ka ikur edhe ylli i muzikës, i pavdekshmi Michael Jackson… Tani pyetja e të gjithë adhuruesve të tij është, si do të jetë një botë pa Michaelin?

Një zëdhënës konfirmoi se Xhekson ishte sjellë në Qendrën Mjeksore të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos me arrest të plotë kardiak dhe më pas u konstatua se kishte vdekur. Ai tha se është planifikuar një autopsi, ndoshta sot, për të përcaktuar se çfarë shkaqesh mund të kenë çuar në vdekjen e këngëtarit. Sipas gazetës "Los Angeles Times", Departamenti i Policisë në Los Anxhelos ka hapur hetime rreth vdekjes së Xheksonit, megjithëse gazeta citon burime që thonë se nuk ka prova që të flasin për ndonjë akt kriminal.

Turma fansash të Majkëll Xheksonit si dhe ekipe të shumta të televizioneve u mblodhën pranë Qendrës Mjeksore. Zyrtarët e zjarrfiksëve në Los Anxhelos që shkuan në shtëpinë e tij thanë se ai u dërgua me ngut në Qendrën Mjeksore të Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos, pasi nuk po merrte frymë.

Këngëtarit 50-vjeçar iu bë menjëherë frymëmarrje artificiale para se të dërgohej në qendrën mjeksore.

XHEKSON: Ulje-ngritjet e një karriere

Ylli botëror i muzikës pop, Majkëll Xhekson, provoi momentet më të larta, por edhe më të ulëta në jetën e tij, e cila u shoqërua vazhdimisht nga vëmendja e pandërprerë e medias. Xhekson, i njohur për lëvizjet e tij sensacionale në skenë dhe për këngët ku shkriheshin muzika pop, rok dhe soul, fitoi emër shumë shpejt në jetë me grupin që përfshinte edhe katër vëllezërit e tij të njohur me emrin "The Jackson Five". Por ai u bë një superstar i vërtetë në adoleshencën e vonë kur karriera e tij solo çoi në prodhimin e albumeve të tillë si "Off the Wall" në vitin 1979 dhe "Thriller" në 1982, të cilat u bënë ndër albumet më të shitura të të gjitha kohërave.

Xhekson u shqua edhe për novacione qysh herët në botën e videove muzikore kur ky zhanër filloi të zhvillohej në fillim të viteve '80. Videot e tij për albumin "Thriller" përfshinin lëvizje të ndërlikuara kërcimi dhe disa herë edhe formën e një tregimi, gjëra që nuk ishin bërë ndonjëherë më parë. Ai krijoi një stil të tillë kërcimi që përfshinte teknika të pantomimës, lëvizje super të shpejta dhe një ecje karakteristike e njohur si "Ecje në Hënë". Kjo ecje i magjepste shikuesit - Xhekson rrëshqiste prapa, ndërkohë që dukej sikur lëvizte përpara. Edhe stili i tij i të kënduarit ishte po aq i veçantë - aty shkriheshin balada të muzikës soul me lëvizje kërcimi të shoqëruara me klithma të mprehta. Xhekson ka qenë mjaft i njohur edhe në fushën e filantropisë gjatë viteve '80. Në vitin 1985, ai ndihmoi në organizimin e nismës "SHBA për Afrikën" për luftën kundër urisë në kontinetin afrikan, duke grumbulluar këngëtarët më të famshëm të kohës për të interpretuar himnin "We Are the World", i cili u shkrua posaçërisht për këtë qëllim dhe u bë ndër këngët më të shitura. Por në jetën private, Majkëll Xhekson ishte një njeri i tërhequr nga bota dhe ekcentik. Ai e portretizonte veten si personazhi për fëmijë Peter Pan, duke thënë se nuk kishte patur kurrë rast të shijonte fëmijërinë. Ai e rrethonte veten me fëmijë dhe shkoi deri aty sa ndërtoi një park lojërash, madje edhe një kopsht zoologjik në territorin e shtëpisë së tij në Kaliforni. Gjatë gjithë jetës së tij si i rritur ai bëri një sërë operacionesh plastike për të ndryshuar hundën dhe mjekrën, duke e ndryshuar në mënyrë dramatike krejt fytyrën. Xhekson u martua dy herë, së pari në vitin 1994 me Lisa Marie Presley-n, vajzën e legjendës së rokut, Elvis Presley; më pas me një grua të panjohur, Debbie Rowe, e cila ishte nëna e dy fëmijëve të tij të parë. Asnjëra martesë nuk zgjati më shumë se 3 vjet. Xhekson pati edhe një fëmijë të tretë, siç thuhet me një grua të panjohur. Por ndërkohë, ai u akuzua për marrëdhënie të pahijshme me fëmijë dhe në vitin 2005 ai u shpall i pafajshëm nga akuzat për ngacmim seksual. Problemet e tij ligjore çuan në probleme financiare dhe tërheqje nga sytë e njerëzve. Xhekson kishte në plan të fillonte një seri koncertesh këtë vit në Londër, të cilat do të shënonin rikthimin e tij në skenë. Biletat e shfaqjeve u shitën brenda pak minutash në muajin mars.

Ai u bë një yll i muzikës kur ishte ende një djalë i ri, më pas u bë ikona e muzikës pop i ndjekur gjithnjë nga shkëlqimi, fama, fansa të çmendur, që e adhuronin, por edhe skandale, thashetheme dhe ndjekje penale. Ndërkohë që priste të festonte 50-vjetorin e tij, muaj më parë, ai i thoshte "Mirëmëngjes Amerikë" në një intervistë ekskluzive, duke theksuar se "po kalonte kohë shumë të bukura thjesht duke u qetësuar".

Ikona e popit fliste në mënyrë shumë të moderuar rreth karrierës së tij, fëmijët dhe planet për të ardhmen. Duke folur në telefon nga shtëpia e tij në Kaliforni, me atë zë aq të ulët dhe të qetë saqë dëgjohej me vështirësi, thoshte që ishte duke dëgjuar muzikë të James Brown dhe se po përgatitej për 50-vjetorin e tij dhe se do ta kalonte atë "thjesht duke ngrënë një copë tortë me fëmijët e mi dhe duke parë filma me kartona" - para se t'i rikthehej punës.

- Fakti që po shkoni drejt të pesëdhjetave do të thotë se jeni pajisur edhe ju me siguracion shëndeti për të moshuar?

"Nuk di asgjë për këtë", - thotë ai duke qeshur.

Ai thoshte se ishte akoma në gjendje të bënte kërcimin dhe lëvizjet e tij të famshme, madje edhe më shumë… "Tashmë ndihem shumë i mençur dhe i ditur, por në të njëjtën kohë ende shumë i ri", - tha ai. Duke reflektuar më gjatë, Jackson tha se koha më e lumtur e jetës së tij ka qenë me shumë mundësi ajo kur ka incizuar albumet e tij "Thriller", i lëshuar më 1982 dhe "Off the Wall", i lëshuar më 1979. Ato albume ishin të shoqëruara me një zinxhir hitesh solo dhe videoklipesh dhe korrespondojnë me kohën kur ai ka bërë debutim me kërcimin e firmosur prej tij "Moonwalk", i cili e katapultoi edhe në majën e karrierës dhe famës së tij. "Kjo ishte shumë domethënëse për mua, pasi dukej se u prit shumë mirë nga publiku dhe nga e gjithë bota atë kohë", tha ai. "Ishte periudha më e lumtur e jetës time".

Kur iu kërkua që të zgjidhte një këngë të vetme si më të preferuarën nga të gjitha sukseset e tij, Jackson u rikthye po në të njëjtën periudhë. "Kjo është me të vërtetë një pyetje e vështirë", tha ai para se të fillonte të përmendte disa tituj "We Are the World", "Billie Jean" dhe "Thriller". Megjithatë, Jackson nuk ishte ende i kënaqur me listën e sukseseve të tij dhe thoshte se mezi priste të bënte gjëra akoma më të bukura që do ta bënin atë të pavdekshëm. Ai shpresonte të krijonte muzikë të re dhe të fillonte zinxhirin e koncerteve të tij. "E kaloj pothuajse të gjithë kohën duke shkruajtur", tha ai. "E adhuroj muzikën dhe kompozimin e saj, megjithatë jam edhe shumë i zënë me rritjen e fëmijëve. Jam duke i mësuar atyre të lexojnë dhe t'i japin biçikletës. Jam shumë i dhënë pas tyre dhe më pëlqen të kaloj kohën në këtë mënyrë".

Muzika dhe fama

Ai thoshte se shpresonte të ishte "vetvetja" në punën e tij të ardhshme, por që frymëzohej gjithashtu nga shumë artistë të mëdhenj, duke theksuar se gjithnjë kishte ëndëruar të punonte me James Brown ose Fred Astaire. Ai thoshte se e shikonte influencën e tij në disa këngëtarë të rinj të momentit, duke përmendur edhe Chris Brown. Ai thoshte se e kishte sakrifikuar fëmijërinë e tij me shumë punë të vështira dhe se i dukej sikur ia kishte dhuruar jetën artit. Megjithatë, ai e donte jetën e tij dhe thonte se do ta rijetonte edhe një herë në të njëjtën mënyrë nga e para.

"Mendoj se mund ta bëja", tha ai. "Një jetë e përkushtuar artit ia vlen të jetohet. Gjithmonë e kam adhuruar biznesin e artit dhe më ka pëlqyer gjithnjë që të argëtoja dhe të lumturoja njerëzit. E adhuroj muzikën, kërcimin, artin. Thjesht e adhuroj".

Kur u pyet nëse do të ishte i lumtur sikur dy djemtë e tij dhe e bija të kishin të njëjtën jetë dhe të njëjtin sukses me të ai thonte se do t'i pëlqente më shumë që ata të kishin kohë të mjaftueshme për të shijuar fëmijërinë e tyre sa më shumë të jetë e mundur.

"Unë i çoj ata në cirk, në kinema dhe i lë të argëtohen sa të duan", thoshte ai. "Dua që ata të shijojnë çdo gjë që unë s'e kam patur dot, në këtë mënyrë ua mbush ditën me sa më shumë argëtim dhe lojëra. Fundja, kjo është ajo që fëmijët duhet të bëjnë. Emocionohem shumë kur i shikoj se si argëtohen dhe kënaqen", shtonte ai, "kur janë duke i dhënë biçikletën, kur janë duke luajtur me njëri tjetrin, duke qeshur dhe bërtitur… Këto momente më prekin shumë, bëhem shumë emotiv kur i shikoj që kalojnë momente të bukura".

Jackson thoshte se fëmijët e tij e adhuronin muzikën, se janë shumë të dhënë pas artit, por ai asnjëherë nuk i shtynte. Nëse do të rikthehej pas në kohë dhe t'i jepte një këshillë vetes së tij në moshën 9 apo 10-vjeçare, që është edhe mosha mesatare e fëmijëve të tij, ai do të thoshte "nëse je i bindur që do të ndjekësh këtë rrugë, atëherë përkushtohu, mësoje mirë zanatin tënd dhe përfshihu në të gjitha aktivitetet". Ai do t'i thoshte vetes të ishte i fortë dhe të kishte "lëkurë rinoceronti" kur bëhet fjala për t'u marrë me presionin e famës.

Ndoshta Jackson ka mësuar se duhet të ketë një lëkurë të trashë gjatë viteve të vështira të debateve dhe polemikave. I lindur më 29 gusht 1958 në Gary, Indiana Jackson arriti famën si vëllai më i vogël i "The Jackson 5". Grupi nxori këngën e tyre të parë të quajtur Motion në vitin 1969, kur Jackson ishte vetëm 11 vjeç, duke gëzuar një seri suksesesh në vitet 1970.

Jackson Mbret i Pop-it

Grupi u bë i njohur si The Jacksons dhe Jackson pati sukses si këngëtar solist dhe si aktor.

Karriera muzikore e tij më vonë, nisi me "Off the Wall" dhe ai arriti një sukses aq të madh sa u quajt, "mbreti i pop-it."

Por gjithashtu ai zhvilloi një reputacion për sjelljet e tij të çuditëshme. Shpesh shihej se mbante një maskë kirurgjike në publik, aparenca e tij duket se ndryshonte dhe lëkura e tij sa vinte dhe bëhej më e shndërritshme dhe më e bardhë me kalimin e viteve.

Pati disa martesa të shkurtra, njëra nga to me vajzën e Elvis Presley, Lisa Marie Presley.

Në vitin 2002, Jackson u kritikua për arsye se nxori djalin e tij të vogël, Prince Michael II, nga ballkoni i një hoteli në Gjermani, në mënyrë që të shihej nga fansat. Më vonë kërkoi falje publike.

Në vitin 1993, Jackson u akuzua se pati ngacmuar seksualisht një djalë të vogël 13-vjeçar, i cili kishte vizituar shtëpine e tij në fermën "Neverland", por çështja u zgjidh jashtë dyerve të gjyqit.

Jackson u akuzua për pedofili në vitin 2003, por u lirua në vitin 2005.

A ka mbaruar melodrama?

"Të pesëdhjetat duhet të kishin qenë pika e ndryshimit për të", thotë një njeri i njohur si Phoenix, i cili njëherë shërbeu si zëdhënës i familjes Jackson dhe që sot drejton një orkestër të quajtur Dancing Machine Revue. "I madhi 50, deri tani, nuk po shkon dhe aq mirë sa ishte menduar".

Mbas procesit gjyqësor, familja u rivendos në Bahrain duke qenë se Jackson donte të largohej nga shtypi, që njëherë e një kohë aq shumë kishte kërkuar. Jackson kohët e fundit u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe ka jetuar në Vegas, ku dhe është fotografuar muajin e fundit, në një karrige me rrota, veshur një paruke, syze dhe një maskë kirurgjie.

Fotoja duket se bie në kundërshtim me komentet e tij të fundit se ndihej akoma i ri dhe se akoma mund të performonte lëvizjet e tij të famshme.

Kur biografi i tij Stacy Brown e pa atë, mendoi, "Oh, po kërkon sërish vëmendje". "Pastaj, e pashë më nga afër dhe thashë, 'Uau, duket vërtet i dobët. Ndoshta ka ndonjë problem këtu".

Brown, i cili dikur ishte shumë pranë familjes dhe që bashkëpunoi me vëllain e Jackson, Jermaine dhe motrën e tij Rebbie në libra, tha se Jackson ka një histori sëmundjesh fizike. "Ai ka luftuar lupus për vite, sidomos kur kalon në një situatë të madhe stresi. Dhe ka qenë nën stres për një kohë të gjatë".

Gjithashtu, luftoi me dhënien mbas mjekimeve kundra dhimbjeve dhe dhenien e tij mbas alkoolit, tha Brown, bashkautor i "Michael Jackson: Njeriu i fshehur mbas Maskës".

Por Phoenix beson se janë djajtë e tij emocionalë, që po e dëmtojnë atë tani.

"Ai ka qenë nën efektin e motit për disa kohë, por unë besoj se është pak a shumë psikologjike", tha ai. "Bota gjithmonë ka pritur që ai të jetë energjik dhe aktiv. Ai ka shumë për të jetuar".

"Mendoj se ka më shumë se kaq", thotë Brown. "Pati shumë presion në moshë të re, grupi, pastaj të qenurit nën dritat e famës. Ishte shumë për të. Ai hoqi dorë nga gjërat më të rëndësishme në jetë, besimin e tij. U bë i zoti i vetes. Hoqi dorë nga familja e tij".

Phoenix, që ka akoma kontakt me prindërit dhe vëllezërit e Jackson, foli me Titon vetëm pak javë më parë, duke thënë se familja do të donte të festonte momentin historik të tij me të, por ka qenë e pamundur që ai të kapej. "Familja është përpjekur të lidhet me të, por ka qenë e pamundur".

Në vend të kësaj, pjesëtarë të familjes dhe të afërm, Joe dhe Katherine dhe motra e tij e madhe Rebbie, presin koncertin e ditëlindjes së Phoenix në vendlindjen e tij në Phoenix. Në shfaqje do të luhen të zakonshmet e Jackson 5, hitet solo të tyre.

Për pak kohë, vëllezërit kanë dashur të bashkohen me Jackson për një tur. I fundit që ata kanë bërë bashkë, ka qenë Victory Tour, 24 vjet më parë. Një tur Jacksons, thotë Phoenix, jo vetëm do të lumturojë fansat, por do të ndihmonte financiarisht vëllezërit , të cilët janë rrënuar pa Michaelin.

Por Brown mendonte se për këtë nuk bëhet fjalë. "Nuk besoj se është i aftë fizikisht", tha ai.

Brown gjithashtu kishte dyshime për albumin e tij të ri. "Ka kohë që po mundohet ta mbaroje atë", tha ai. "Mendoj se mund ta bëjë. Por a ka vërtet rëndësi kjo? Nuk ka asnjë marrëveshje regjistrimi. Kjo është vërtet e habitshme. Ndoshte në një situatë ku ka nevojë t`i vërtetojë vetes se çdo gjë shkon mirë sërish".

Është një situatë krejt ndryshe nga ikonat e tjera të popit si Prince dhe Madonna, të cilët gjithashtu mbushën 50 këtë verë.

Ndërsa Prince dhe Madonna vazhdojnë të regjistrojnë, apo shfaqen nëpër revista, Jackson është ndryshe.

"Ata ishin në një tjetër nivel gjatë gjithë kohës. Pastaj jeta e Michaelit mori një drejtim të çuditshëm", thotë Jonathan Cohen, botues në revistën Billboard. "Karrierat e tyre nuk mund të ndryshonin më shumë se kaq". Megjithë spekullimet dhe thashethemet e shumta ata mendojnë se Michael Jackson do të arrinte ta përfundonte albumin e tij të fundit e të shumëpërfolur. Fansat kishin besim tek ai dhe të gjithë prisnin me padurim rikthimin e mbretit, yllit të muzikës. Ata u zhgënjyen, pasi ai nuk arriti dot të rezistonte më shumë. Iku në mënyrë të parakohshme, por për të jetuar përjetësisht në zemrat e fansave të tij besnikë, të cilët nuk e braktisën as në momentet më të vështira.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 3
shenon
#14 ne: 27-06-2009, 13:03:47
ESHTE NJE HUMBJE E MADHE PER MUZIKEN SOT 

KENGA E TIJ YOU WILL BE THERE ,SI MENDONI CFARE KA DASHUR TE THOTE ME ATE KENGE
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#15 ne: 28-06-2009, 23:41:35
  Si po e përjetojnë fëmijët këtë ngjarje dhe kush do të marrë kujdestarinë e tyre?

Çfarë do të ndodhë me fëmijët e Michael Jackson?

Vdekja e Michael Jackson në moshën 50-vjeçare ka ngritur shumë pyetje rreth shëndetit, anës financiare dhe pasurisë së tij. Por në listën e pyetjeve të mijëra njerëzve qëndron pyetja se çfarë do të ndodhë me fatin e tre fëmijëve të tij: Si po e përjetojnë ata këtë ngjarje dhe kush do të marrë kujdestarinë e tyre?

Debbie Rowe, një infermiere me të cilën Jackson u martua në vitin 1996 dhe u divorcua në vitin 1999, është e ëma e Prince Michael 12 vjeç dhe Paris 11 vjeç; Prince Michael II (njihet edhe si Blanket) thuhet se është sjellë në jetë nga një grua, emri i të cilës nuk u zbulua kurrë.

Brian Oxman, ish-avokati i Jackson dhe gjithashtu një mik i familjes, është prenoncuar per Radaronline se e ëma e Michael, Katherine Jackson, është personi i cili ka më shumë mundësi për t'u kujdesur për fëmijët:

"Me shumë mundësi Zonja Jackson do të kujdeset për ta, ajo është shumë e dashur me ta", ka thënë Oxman. Fëmijët janë akoma në Los Angeles dhe për ta kujdeset një dado.

Më pas Oxman është prenoncuar për "The Early Show":

"Dyshoj se vdekja e Michael Jackson është vetëm fillimi i konflikteve ligjore, jo vetëm rreth pasurisë së tij, por edhe fëmijëve të Jackson".

Edhe Debbie Rowe mund të përgatisë ndonjë lojë për Prince Michael dhe Paris. Nuk dihet nëse Jackson ka përcaktuar se kush do të kujdeset për fëmijët e tij në testament, por Roëe mund të ankohet dhe t'i drejtohet gjykatës, duke thënë se është në të mirën e fëmijëve që të kujdeset ajo për ta.

Në qoftë se Rowe do të kërkojë kujdestarinë e të paktën dy fëmijëve të saj, do të jetë vërtet një problem.

Megjithëse shumë persona pas divorcit të saj me Jackson e kanë konsideruar se ajo kishte të drejtën prindërore për t'u kujdesur për dy fëmijët e saj, kjo gjë është refuzuar nga gjykata. Faktikisht, Jackson dhe Rowe bënë një marrëveshje me njëri tjetrin: Rowe hoqi dorë nga të drejtat e saj prindërore, duke pranuar një çek të majmë nga Jackson, ndërsa Jackson mori kujdestarinë e fëmijëve.

Fëmijët, të cilët jetuan në Neverland Ranch, në Irlandë dhe Bahrain, kanë dalë para publikut me fytyrat e tyre të mbuluara me copë ose maskë. Në vitin 2002, Jackson është kritikuar rëndë ndërsa nxorri Blanket, që atëherë ishte foshnje, me fytyrë të mbuluar me copë, jashtë ballkonit të një hoteli në Berlin për t'ia treguar fansave të tij që bërtisnin poshtë.

Të tre fëmijët, ashtu si Michael dhe vëllezërit e tij do të rriten në qendër të vëmendjes së medias. Ndërsa familja Jackson del shpesh në publik për marëdhëniet e tyre të çrregullta, kjo mund të jetë një mundësi e mirë për të mbyllur plagët e vjetra. Mark Lester, pagëzuesi i fëmijëve të Jackson u prenoncua për "Today":

"Familja Jackson është një familje shumë e madhe dhe, siç e dini, në rast nevoje familjet mblidhen dhe mënjanojnë çdo diferencë.

Pyetje rreth vdekjes së Jackson.

Njerëzit kërkojnë në internet për përgjigje dhe të mërkurën, kur Michael Jackson vdiq, njerëzit e vendit dhe përreth botës kishin shumë pyetje. Sa vijon janë disa nga pyetjet më të kërkuara rreth vdekjes së Mbretit të Popit.

1. Kush e pagëzoi atë me emrin "Mbreti i Popit"?

Pyetjet rreth pseudonimit të famshëm të Jackson kanë kapur shifra të mëdha deri në 3,645% ditën e djeshme. Ndërkohë që shumica e 4 njerëzve besojnë se ai është vetquajtur në këtë mënyrë, informacionet në rrjet tregojnë se Elizabeth Taylor e përdori këtë pseudonim për të në në natën gala të ndarjes së çmimeve në MTV në vitin 1989 dhe duket se ylli i muzikës e pëlqente shumë këtë emër fisnik.

2. Kur ka vdekur Elvis?

Vdekja e papritur dhe tragjike e Jackson i ka rikthyer fansave kujtimet në dukje të groposura për një tjetër mbret, i cili gjithashtu u nda shumë shpejt nga jeta. Kërkimet rreth vdekjes së Elvis Presley "kur dhe si?" vërshuan në mënyrë të pashpjegueshme në rrjet. Njerëzit duket sikur i harrojnë këto histori të dhimbshme, por me sa duket, asnjëherë nuk i humbet kureshtja për të bërë pak dritë mbi këto vdekje tragjike dhe misterioze gjithashtu.

3. Atak në zemër apo arrest kardiak?

Për shkak se raportet kanë dëshmuar se Jackson vdiq nga një arrest kardiak, njerëzit janë munduar të kuptojnë se cila është diferenca ndërmjet tij dhe atakut në zemër. Një atak në zemër ndodh kur një pjesë e muskujve të zemrës vdesin për shkak të një bllokimi të arterieve koronare, të cilat furnizojnë muskujt e zemrës me gjak. Arresti kardiak ndodh kur në fakt zemra pushon së rrahuri dhe kjo mund të shkaktohet nga shumë gjëra, duke përfshirë edhe dozat tepër të mëdha të ilaçeve dhe mund të jetë pasojë e një ataku në zemër atëherë kur pjesa më e madhe e muskujve bllokohen. Duket se njerëzit, duke u munduar të dinë më shumë mbi sëmundjet apo problemet e tij shëndetsore, tentojnë edhe t'i japin një përgjigje pyetjes pse.

4. Si mund të kërcehet Moonwalk?

Kërcimi që mban firmën Michael Jackson kapi shifrët e 56,873% të kërkimeve në internet këto ditë. Duke dashur të ruajnë kujtimin e tij të pacënuar, fansat i janë kthyer kohës së tij të lulëzimit dhe kërkonin në rrjet këshilla se si mund të performohet ky kërcim. Një artikull në WikiHow jep këshilla praktike dhe instruksione si të bëhesh dhe të kërcesh si Michael Jackson. Është shumë e dukshme që në një mënyrë apo në tjetrën fansat e tij të shumtë duan të mbajnë atë të gjallë.

5. Lista e albumeve të Michael Jackson.

Kanë vërshuar pafund edhe kërkimet rreth diskografisë së Michael Jackson. Të gjitha kërkimet përfundonin me 10 albume sigurisht. Got to Be There; Ben; Music and Me; Forever, Michael; Off the Wall; Thriller; Bad; Dangerous; History; dhe Invincible, më i famshmi i të cilëve natyrisht ishte Thriller.

Se sa i famshëm do të bëhej albumi i tij i ri, atë nuk do ta mësojmë kurrë.

6. Çfarë është vitiligo?

Edhe pse të gjithë besonin se Jackson ka zbardhur lëkurën e tij, ylli i muzikës faktikisht vuante nga sëmundja e vitiligo, një çrregullim i rëndë i lëkurës, e cila çon drejt de-pigmentimit (zbardhjes). Megjithatë, Jackson i ka shpjeguar të gjitha detajet e sëmundjes dhe efekteve që i jepte lëkurës së tij në një intervistë me Oprah në vitin 1993. Është e çuditshme se si arrin t'i mësosh disa gjëra kaq të shumëpërfolura vetëm pas një vdekjeje tragjike dhe se kërkimet e shumta në rrjet bëhen kur ai nuk është më.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1936
  • Gjinia: Mashkull
titi10
#16 ne: 29-06-2009, 00:17:38
ISHTE NJE MIT ,DHE MUZIKA E TIJ SDO VDESE KURRE
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#17 ne: 01-07-2009, 21:23:24
Jackson nuk eshte babai biologjik i femijeve te tij??!!

Dy jane temat kryesore qe diskutohen pas vdekjes se Michael Jackson: e para eshte qe Michael Jackson nuk ishte babai biologjik i tre femijeve te tij dhe as Debbie Rowe nuk eshte mamaja e tyre, dhe lajmi i dyte Michael Jackson ne testamentin e tij nuk ka futur kurre emrin e babait te tij duke ja lene gjithcka te emes dhe tre femijeve.
Duke iu referuar burimeve te lidhura me lindjen e femijeve te Jackson faqja e internetit “TMZ” thekson se “Jackson nuk ishte dhuruesi i spermes me te cilen u konceptuan femijet, dhe nuk ishte as Deborah Rowe gruaja bartese e konceptimit por nje ‘nene e marre me qira’ identiteti i se ciles nuk eshte bere kurre i ditur”. Ndryshe nga c’mendohej deri me tani “TMZ” thekson se “qe te tre femijet e Michael jane te konceptuar ‘In vitro’.

“Qe te gjitha keto zbulohen tani kur sapo ka nisur ‘beteja’ per trashegimine qe la pas Mbreti i Pop, Michael Jackson” – perfundon “TMZ”.

Nderkohe qe “Wall Street Journal” shkruan se “Jackson nuk ka lene vetem nje testament dhe se versioni me i mundshem eshte qe te vihet ne zbatim nje dokument i vitit 2002 sipas te cilit Jackson le pasurine e tij te vleresuar rreth 1 miliard dollare, mamase Katherine, tre femijeve dhe disa shoqatave bamiresie, pa permendur fare babain e tij. Por flitet qe eshte te pakten edhe nje version tjeter i vullnetit te fundit te Jackson dhe prinderit e tij kane bere nje denoncim ne gjykate ku kane deklaruar se djali tyre vdiq pa i lane atyre asnje testament”- perfundon “Wall Street Journal”.

Vdekja e Michael Jackson mbart ne vetvete fatin e miliona dollareve dhe kjo eshte arsyeja e perhapjes se shume hipotezave mediatike qe ndoshta koha do t’i verifikoje. Per momentin i vetmi lajm i sigurt eshte se mamaja e Jackson ka kujdestarin e perkoheshme te tre femijeve te tij.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#18 ne: 07-07-2009, 20:33:25
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#19 ne: 12-07-2009, 12:20:02
Do mbetet nje legjente.
Dhe pse vitet e fundit per Michael Jackson ishin vite renie e akuzash, tani pas vdekjes u be me i famshem dhe me i pasur se kurre.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1
  • Gjinia: Femer
lumja1
#20 ne: 13-07-2009, 11:09:12
Erlehta kshtu e ka kjo jete
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 5966
SmiLey
#21 ne: 13-07-2009, 18:19:20
RIP Michael!  :-*  :lule :perqafim

S'e meritoje te ikje kaq i ri nga kjo bote but at least now you got the peace you deserve and that you longed for :engjell:
... your music and memory will never die zemrathyer:
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12325
  • Gjinia: Femer
Shej
#22 ne: 13-07-2009, 22:10:21
Ju bene te shtatat dini gje ...  ^o)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#23 ne: 23-11-2009, 13:02:16
NJU JORK- Një dorezë e mbretit të Popit Michael Jackson, u shit mbrëmë në një ankand të Nju Jorkut për 350 mijë dollarë, 9 herë më shtrenjtë nga sa ishte parashikuar. Doreza me gurë të cmuar, të cilën Jackson e kishte veshur në një turne muzikor ndërkombëtar, është vetëm një prej 70 objekteve të cilat kanë dalë në ankand. Një xhaketë e Jackson, të cilën artisti i madh e veshi gjatë turneut të vitit 1989, u shit për 225 mijë dollarë, ndërsa një kapele kapi shifrat e 22 mijë dollarëve.

Ankandi i Nju Jorkut tërhoqi shumë blerës të pasur nga e mbarë bota, të cilët kërkonin të kishin të paktën një objekt të vecantë nga këngëtari, që u shua në qeshor të këtij viti, në shtëpinë e tij në Los Angeles. Drejtuesi i këtij ankandi Deren Xhuill, tha se doreza e Michael Jackson, të cilën këngëtari e veshi në vitin 1983, është një nga objektet më të shtrenjta që ka arritur të shesë, ndonjëherë në ndonjë ankand. Sipas tij cmimet për sendet e Jackson i kalojnë edhe ato të Elvis Preslit apo Merlin Monrou. Doreza u ble nga një biznesmen në Hong Kong, për tu shfaqur në hotelin superluksoz “Makaio China”. Shuma e paguar nga biznesmeni i kaloi 420 mijë dollarët përfshi këtu edhe transportin.


(m.a/News24/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#24 ne: 12-05-2010, 21:06:35
Ca nuk lexon..  ^o) :D

Michael Jackson është gjallë dhe ai lëviz me një shami në fytyrë , duke u hequr si një njeri që është djegur.
Këtë e shkruan faqja e internetit michaeljacksonhoaxf orum.com, ndërsa në Youtube e Facebook shfaqet shpesh një video për të cilën shkruhet se Jackson ka qënë i ftuar në “Larry King Live” në 25 qershor, dita e vdekjes së tij.

Në fakt, gjithcka nisi me shfaqjen në këtë show të Dave Dave, të cilit në moshën 6 vjecare i ati i dogji fytyrën. Ai mbijetoi për mrekulli, ndërsa e ëma shkroi një libër që më pas u bë film. Një ditë ajo e coi të birin në Neverland ku fëmija u miqësua shumë me Michael Jackson, i cili e mori nën kujdes, duke e ndihmuar edhe në studime.

Kjo është historia zyrtare, por sipas thashethemeve në internet, është pikërisht Michael Jackson që fshihet pas fytyrës se Dave. Gjatë rrëfimit në CNN, Dave tha se kishte një marrëdhënie të vecantë me Michael, i cili nuk e kishte braktisur asnjëherë.

Shume forume sociale flasin për ngjashmëri të mëdha mes zërit të Jackson e Dave, madje edhe ngjyra e syve ështe ajo e ish mbretit te pop-it.  “Michael Jackson mori pjesë në “Larry King Live” i maskuar si Dave Dave”, thotë për “The Sun” 28 vjecari administrator i faqes michaeljacksonhoaxf orum.com.

Shikojeni dhe foton  :D

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=182846
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super