Lajmi tragjik i vdekjes së Whitney Houston erdhi në vigjiljen e natës më të madhe të muzikës, Çmimet Grammy. Ky spektakël i jashtëzakonshëm dikur ka qenë mbretëria e saj
Rënia tragjike e një superylli
Whitney Houston, e cila konsiderohej mbretëresha e muzikës pop deri sa zëri i saj i mrekullueshëm dhe imazhi mbretëror u shkatërruan nga përdorimi i drogës, sjellja e pahijshme dhe martesa e trazuar me këngëtarin Bobby Brown, ka vdekur. Ishte vetëm 48 vjeç. Publicisti i saj, Kristen Foster tha të shtunën se këngëtarja ishte shuar, por shkaku dhe vendndodhja e tragjedisë ishin të paditura.
Lajmi i vdekjes së Houston-it erdhi në vigjiljen e natës më të madhe të muzikës, Çmimet Grammy. Ky spektakël i jashtëzakonshëm dikur ka qenë mbretëria e saj. Këshilltari i përhershëm i "Më është thyer zemra kur kam dëgjuar lajmin e vdekjes së Whitney-t", tha producenti muzikor, Quincy Jones në një deklaratë me shkrim. "Gjithmonë jam bërë pishman që nuk kam bashkëpunuar asnjëherë me të. Ajo ishte një talent unik dhe origjinal, i pakrahasueshëm. Do të më mungojë tmerrësisht shumë".
Në kulmin e karrierës së saj, Houston ka qenë vajza e artë e industrisë së muzikës. Që nga mesi i viteve 1998 dhe deri në fund të viteve 1990, ajo ishte artistja që shiste më shumë albume. Ajo i mahniste fansat e saj me një vokal të fuqishëm, të pamundimshëm dhe unik. Suksesi i saj i jashtëzakonshëm e katapultoi menjëherë nga muzika tek kinemaja, ku shkëlqeu në rolin e protagonistes në disa perla kinematografike si "Truproja" dhe "Në pritje për të nxjerrë frymën".
Ajo kishte zërin perfekt dhe imazhin perfekt. Një këngëtare shumë e bukur, joshëse, por kurrë trasgresive, dinte se si të ruante qëndrimin e saj. Ajo ka influencuar një brez të tërë këngëtaresh, që nga Christina Aguilera e deri tek Mariah Carey, e cila kur doli për herë të parë tingëllonte tërësisht si Whitney Houston.
Por, në fund të karrierës së saj, Houston u kthye në historinë paralajmëruese të kostos së lartë të përdorimit të drogës. Shitjet e albumeve të saj ranë drastikisht dhe hitet nuk dilnin më. Imazhi i saj i dikurshëm prej sirene u shpërfytyrua nga një sjellje e egër dhe skenave mjaft të çuditshme në publik. Ajo rrëfeu se abuzonte me përdorimin e kokainës, marijuanës dhe pilulave. Zëri i saj dikur origjinal dhe i jashtëzakonshëm u bë i vrazhdë dhe i ngjirur, madje nuk arrinte të kapte notat e larta që nuk kishin përbërë ndonjëherë mundim për të.
"Djalli më i madh jam unë. Unë di të jem mikja ime më e mirë ose armikja më e betuar", i ka thënë Houston gazetares së "ABC"-së, Diane Sawyer në një intervistë famëkeqe të vitin 2002...
Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI