×

“Vokali” - The Voice of Albania

· 12 · 2427

“Vokali” - The Voice of Albania

· 12 · 2427

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-07-2011, 10:55:47
“Vokali”, talent show muzikor qe starton ne sezonin e ri ne Top Channel. Ky talent show ne kerkim te talenteve te reja muzikore ne zhanrin e kenges, vjen ne Shqiperi per te realizuar endrren e shume te apasionuarve te muzikes se lehte.

Formati që sillet si risi me këtë shfaqje ka tri faza konkurrimi: e para nis me një audicion te bazuar vetem ne zerin e konkurrenteve; më pas gara futet në fazën e betejës dhe përfundon me interpretime live në skenë. Gjatë provave, vendimet e jurise bazohen vetëm në zërin dhe jo në paraqitjen e jashtme të konkurrentëve. Anetaret e jurise do t’i dëgjojnë konkurrentët por s’do t’i shohin dot. Nëse anetarit te jurise i lë mbresa një zë, ai/ajo shtyp butonin që përzgjedh konkurrentin. Në këtë çast, ai/ajo do te kthehet me fytyrë nga konkurrenti i zgjedhur. Nëse talenti zgjidhet nga më shumë se një anetar jurie, pushteti i kalon konkurrentit, i cili do të zgjedhë se me cilin prej tyre do të dojë të vazhdojë gjatë të gjithë garës.

Anetaret e jurise do t’i përkushtohen përmirësimit të këngëtarëve që kanë nën kujdes, duke i këshilluar e duke ndarë me ta sekretet e suksesit. Gjatë raundeve të betejave, ata  do të vënë përballë njëri-tjetrit dy prej anëtarëve të ekipit të vet, duke kënduar të njëjtën këngë përpara një publiku në studio. Pas përballjes së zërave, ai  do të zgjedhë se cili prej këngëtarëve do të vazhdojë garen.

Pas përfundimit të episodeve me sfidat, do të mbeten vetëm konkurrentet më të fortë të secilit anetar te jurise dhe do të vazhdojnë me interpretimet live në skenë. Në këtë fazë përfundimtare të garës, me interpretime në skenë, konkurrentët më të fortë nga secili ekip do të garojnë kundër njëri-tjetrit në transmetim të drejtpërdrejtë. Publiku televiziv do të votojë për të përzgjedhur vetëm një konkurrent nga secili ekip, duke e lënë anetarin e jurise të vendosë drejtpërdrejt se cilin do të shpëtojë dhe se cilët nuk do të vazhdojnë më. Në fund, çdo anetar i jurise do të ketë mbetur vetëm me konkurrentin më të fortë që do të garojë në natën finale. Nga këta të katër, njëri do të quhet “Vokali” dhe do të marrë çmimin e madh. Pervec cmimit te madh, ky show do te ofroje edhe cmime te tjera si promovime muzikore, kontrata me shtepi diskografike, etj.

Ne kete show pranohet cdo konkurrent mes moshes 16-35. Pranohen edhe konkurrentet me eksperienca te shkuara ne skenen muzikore, qe jane ne kerkim te nje perfeksionim nga ana profesionale dhe nje promovim ne skenen shqiptare.

Per te aplikuar klikoni ketu ose telefononi ne +355 4 2253177.

Audicionet do te nisin se shpejt ne qytetet kryesore ne Shqiperi, Kosove e Maqedoni.

http://top-channel.tv/vokali/
« Editimi i fundit: 21-10-2011, 00:05:34 nga M A X »
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 18-08-2011, 23:18:25
Pas suksesit të jashtëzakonshëm në SHBA në televizionin NBC, Vokali, shoë i talentit muzikor, së shpëjti vjen edhe në ekranin e Top Channel: The Voice of Albania!
Ky format i ri ndërkombëtar është ndër prurjet e radhës të Top Channel, i cili është gjithmonë në kërkim të programeve më të suksesshme dhe më të fundit për t’i sërvirur publikut shqiptar.

Por si funksionon formula e Vokalit? Katër trajnerë zëri në fazën e përzgjedhëse të shoë-t, të kthyer me shpinë nga skena ku përformojnë konkurentët, i dëgjojnë ata pa i parë, pa u ndikuar aspak nga imazhi i tyre, duke besuar vërbërisht vetëm në zërin e tyre: VOKALIN. Jo më kot kjo fazë quhet ajo e audicioneve të verbëra...

Nëse VOKALI i përformuesit godet, atëherë trajneri i zërit shtyp butonin, cka do të thotë që e përzgjedh atë, karrigia rrotullohet dhe vetëm atëherë shihen në sy!

Është kjo që bënë edhe trajnerët e zërit të versionit amerikan, katër të mëdhenj të muzikës bashkëkohore: Christina Aguilera, Adam Levine, leader i Maroon 5 dhe Blake Shelton e Cee Lo Green.

Nëse janë më shumë se një trajnerë të zërit që shtypin butonin, atëherë zgjedhja i mbetet performuesit. Më pas, cdo trajner formon ekipin e tij dhe këtu nis gara.  Kjo është një arenë lufte muzikore, jo vetëm mes këngëtarëve, por edhe vetë trajnerëve të zërit.

Fazë pas faze, deri në finale, secili trajner do të shkojë me përformuesit e tij më të mirë. Fituesin e cmimit të madh të Vocal of Albania/Vokalit të Shqipërisë, e zgjedhin vetëm shqiptarët, por të tjera cmime do të ofrohen: promovime muzikore, kontrata me shtëpi diskografike…

Së shpejti në Top Channel, The Voice of Albania, Vokali, pasi vetëm ai ka rëndësi!

Vokali! The Voice of Albania - Top Channel Albania - News - Lajme
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 03-09-2011, 09:46:44
The Voice of Albania, nisin audicionet

The Voice of Albania, nisin audicionet - Top Channel Albania - News - Lajme

Rrugëtimi i audicioneve në kërkim të zërave të talentuar për të marrë pjesë në programin ‘The Voice of Albania-Vokali’, ka nisur në Tiranë.

“Nga dita e premte kanë startuar audicionet. Kemi filluar me Tiranën dhe “Vokali” do të jetë në të gjithë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë”, shprehet Rezart Aga, autor i programit.

Të tjera audicione do të zhvillohen në Fier, Korçë, Shkodër, Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë dhe sërish Tiranë.

“Duket që ka një interesim shumë të madh, jo vetëm nga prezenca, por edhe nga aplikimet online dhe në format e tjera. Këtij interesimi televizioni Top Channel I garanton realizimin e një emisioni shumë të madh dhe shpresojmë që nga ky spektakël të dalin talente që të mbahen mend gjatë në muzikën shqiptare”, shton Aga.

Ndryshe nga “talent show” të tjerë muzikorë, cilësia që kërkohet për tu bërë pjesë e “Vokalit” është vetëm një.

“Po kërkojmë artistin me vokalin më ët mirë dhe jo atë me performancën më të mirë. Artistët me anë të këtij projekti do të marrin një shkollë artistike që do t’i çojë në një përfundim të jashtëzakonshëm”, thekson Dorian Gjoni.

Audicionet nisën. Për tu bërë pjesë e “The Voice of Albania” mjafton vokali, sepse vetëm ai ka rëndësi! /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 21-10-2011, 00:06:11
“The Voice of Albania”, show i talenteve, nis nga mbrëmja e së premtes rrugëtimin prej 17 javësh në kërkim të zërit të Shqipërisë.

“Pas një interesimi kaq të madh që kemi patur në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, ju garantojmë një spektakël të mrekullueshëm. Katër personalitetet e muzikës do ta kenë të vështirë për të përzgjedhur zërat, por edhe publiku nuk do ta ketë të lehtë”, shprehet Rezart Aga, autori i spektaklit.

Janë katër trajnerët që do të përzgjedhin artistët dhe më pas do t’i bëjnë ata pjesë të grupeve të tyre për të vazhduar garën që do të përzgjedhin më të mirin. Janë katër zëra të njohur në Shqipëri e jo vetëm: Miriam Cami, Elton Deda, Alma Bektashi dhe Sidrit Bejleri.

Takuam dy prej tyre për t’u kërkuar kriterët që ata do të kenë në përzgjedhjen e talenteve.

“The voice of Albania” “Do të jetë autentik, një njeri i thjeshtë që të jetë i gatshëm për të mësuar, bashkëpunuar. Ka rëndësi që të ketë talent”, shprehet Miriam Cami.

“Kriteret e mia janë normale: të ketë shtrirje vokale sa më të mirë, një stil të vetin të përcaktuar dhe të jetë korrektë”, thekson Elton Deda.

Prezantues i ‘The Voice of Albania’, me një sërë eksperiencash në programe muzikore: Ledion Liço: “Ky program shikon anën cilësore të talenteve. Jam i sigurt që në familjet e çdo shqiptari do të krijohet një emocion i veçantë.” /top channel

"The Voice of Albania" - Top Channel Albania - News - Lajme
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 28-01-2012, 09:35:25
“The Voice of Albania” ishte në fokus të emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Të premten në mbrëmje zhvillohet gjysmëfinalja e parë dhe rrethi i konkurrentëve në garë ka shkuar në 12.

Gjatë spektaklit të sotëm 4 prej tyre do të largohen! Ata janë shumë të dashur dhe kanë dhënë përshtypjet e tyre para garës emocionuese.

Skuadra e Miriamit

Elisi shprehet: “Që nga pjesëmarrja në The Voice ka pasur shumë ndryshime në jetën time. Unë shpresoj që “Voice” ta fitojë më i miri!”

“Kam shumë frikë dhe emocionet janë shumë më të mëdha se sa herët e tjera”, thekson Xheraldina.

Ndërsa Enrika është paksa e pasigurtë: “Kësaj radhe kam një këngë “funky”, ndryshe nga herët e tjera dhe nuk jam plotësisht e sigurtë. Më pëlqen shumë, por është ndryshe nga çdo këngë tjetër dhe do të mundohem ta sjell sa më mirë.”

Skuadra e Almës

“Ka shumë emocion, provat bëhen gjithmonë e më intensive dhe shpresoj që të kualifikohet më e mira. Nuk e kam fjalën vetëm për grupin tim, por për të gjithë konkurrentët. Është e vërtetë që unë jam lidhur më shumë me kandidatët e mi dhe ndihem keq sa herë që largohet një nga të ekipit tim, por uroj që të kalojë më i miri”, nënvizon Alma Bektashi.

Për trajneren, një këngëtar duhet të ketë edhe vlera njerëzore përveç atyre vokale: “Nuk mendoj se një këngëtar duhet të ketë vetëm zërin të bukur, por një shpirt artisti.”

Rina, e cila do të këndojë një këngë të Tina Turner, thotë: “Njerëzit më ndalojnë në rrugë, më nxisin edhe më shumë. Gjithmonë tregohen të sjellshëm dhe më bëjnë komente të mira.”

Nga ana tjetër, Alisiana shprehet se muzika është prioriteti i saj në jetë: “Muzikës i kam dhënë prioritet gjithmonë. Studioj për gjuhë të huaja në universitet dhe shkolla do të mbarohet, por rruga e muzikës është kryesorja për mua. Edhe nëse eliminohem nuk do të heq dorë kurrë nga muzika.”

Ndërsa Arilda është shumë e bindur në aftësitë e veta: “Do të kem këngën ‘Je T’aime’ nga Lara Fabian. Dua të paraqitem  mirë dhe nuk kam frikë asnjë nga konkurrentët.”

Skuadra e Eltonit

Elton Deda pret me padurim që kjo e premte të kalojë në mënyrë që të mos ketë më përgjegjësinë për të eliminuar konkurrentë në ‘The Voice of Albania’.

“Kjo e premte ka të mirën dhe të keqen e vet. E keqja është se unë edhe kësaj here do të duhet të eliminoj një nga skuadra ime. E mira është se pas kësaj të premteje unë nuk do të eliminoj më askënd dhe gjithçka do të jetë në dorën e publikut”, shprehet Eltoni.
“Voice që tani ka më shumë se 4 këngëtarë të strukturuar dhe shumë herë më të mirë se ata që janë në treg sot”, shton trajneri.

Fabiola, ndryshe nga të tjerët, nuk është aspak në ankth në prag të kësaj gjysmëfinaleje të parë: “Nuk kam stres sepse jam e kënaqur me atë që kam arritur këtu deri tani. Po e marr me sportivitet gjithçka. Do më pëlqente që të isha edhe javën tjetër këtu, por të shohim.”

Marsela thekson: “Spektaklin po e pres me shumë ankth dhe shumë emocione. Puna me Eltonin ka qenë gjithmonë shumë e mirë. Ai kërkon shumë prej nesh dhe kemi besim tek profesionaliteti i tij.”

“Në këtë fazë të gjithë janë konkurrentë të fortë, por nuk do e them se kë kam më shumë frikë”, shton Ylli.

Skuadra e Sidritit

“Që kur ka filluar Voice, unë jam i përkushtuar 100%. Kemi emocione njësoj si pjesëmarrësit, për të mos thënë më shumë sepse ne jemi ata që detyrohemi të largojmë konkurrentët”, shpjegon Sidrit Bejleri.

Trajneri është i bindur se koha do të tregojë se sa të vlefshëm janë pjesëmarrësit e Voice: “Nuk e di nëse do të gjejnë vend në treg këta këngëtarë sepse në Shqipëri ka 1 milion këngëtarë, por jam i bindur që koha do të tregojë gjithçka.”

I sinqertë Driloni: “Jemi shumë pranë finales dhe do të më ngelte shumë peng nëse do të eliminohesha tani.”

Ndërsa Lundrimi është i lumtur me famën që i ka dhënë ‘Voice’: “Njerëzit na njohin në rrugë, kanë më shumë respekt, na ndalojnë dhe na flasin. Të bëhet qejfi.” /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 12163
  • Gjinia: Femer
dreamm
#5 ne: 28-01-2012, 13:06:41
Nga shkrimet e mesiperme tingellon si program shume interesant. :)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 18290
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#6 ne: 28-01-2012, 13:37:22
Eshte sikur X Factor Dream.. :D
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 06-02-2012, 00:09:06
Elisi, Fabjola, Alisiana dhe Klodiani janë katër konkurrentët të cilët u eliminuan në gjysmëfinalen e kaluar të “The Voice of Albania” dhe ata e shohin këtë spektakël si një pikënisje për karrierën e tyre në muzikë.

Elisi, i cili ishte pjesë e skuadrës së Miriamit, mendon se kjo eksperiencë e ka pjekur dhe i ka bërë të kalojë momente të mrekullueshme.

“The Voice më ka pjekur si njeri dhe si këngëtar. Kam kaluar momente të paharrueshme. Tani kam disa plane në mendje dhe Miriami na ka thënë të gjithëve që do na përkrahë shumë në të ardhmen. Kam dëshirë dhe shpresoj të marr pjesë tek Top Fest”, shprehet Elisi në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.


Alisiana është një nga të eliminuarat që e ka përjetuar më keq momentin e përjashtimit nga ‘The Voice of Albania’: “E kisha të vështirë ditët e para pas eliminimit. Kam qarë, por falenderoj trajneren time Almën, por edhe trajnerët e tjerë sepse kritikat na bëjnë mirë. Jam shumë mirënjohëse ndaj stafit të The Voice.”

Me shumë sportivitet e ka përjetuar përfundimin e aventurës Fabjola, e skuadrës së Elton Dedës: “Nuk u ndjeva shumë e mërzitur sepse kishim arritur në një pikë ku kishte shumë konkurrencë. Më shumë u mërzitën ata të shtëpisë se sa unë. Eltoni ka qenë i rreptë kur duhej dhe i mirë kur duhej.
Nuk e di çfarë do bëja ndryshe po të kthehesha pas sepse skena të jep emocione dhe nuk mund të japësh 100% gjithmonë.”

Kur u pyet nëse mendonte se tashmë mund të quhej këngëtare, ajo deklaroi: “Mendoj se të gjithë ne jemi këngëtarë dhe këtë e kemi vërtetuar duke kënduar live dhe kemi marrë përsipër materiale shumë të vështira.”

Ndërsa Klodiani theksoi: “Ditët kanë qenë shumë të zëna për ne. Duhet të zgjidhje këngën që të përshtatej, të filloje provat me orkestrën që zgjasnin shumë dhe vetëm kur vinte ora për të rënë për të fjetur.”

“Vendosa të marr pjesë në The Voice sepse doja të provoja veten në muzikën e lehtë”, shton Klodiani, i cili ka studiuar për kanto.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 06-02-2012, 00:09:19
Enrika, Lundrimi, Rina dhe Marsela janë finalistët e 'The Voice of Albania'.

E premtja ishte një mbrëmje plot emocione, supriza, performanca të shkëlqyera, ku nuk mungoi spektakli e atmosfera madhështore në sajë edhe të këngëve të sjella plot pasion dhe entuziazëm nga trajnerët dhe pjesëtarët e skuadrave.

Publiku nga shtëpia, si dhe trajnerët dhanë mbështetjen e tyre për këngëtarët që donin t'i shihnin në natën finale të kësaj gare të madhe muzikore organizuar nga Top Channel.

Rrugëtimi i tyre i gjatë tanimë do të kulmojë me finalen e madhe të 10 shkurtit, aty ku do të kurorëzohet edhe fituesi i edicionit të parë të talent show-t “The Voice of Albania”.

Tanimë, artistëve të rinj të skenës shqiptare do ju duhet të përballen në betejën e fundit mes tyre dhe vetëm njëri do të jetë fituesi i madh i “The Voice” i cili do të vijojë rrugëtimin drejt suksesit.

Fituesin e pret gjiganti i industrisë së muzikës “Universal Music” që ka lançuar emrat më të zëshëm të muzikës botërore dhe për të parën herë një zë shqiptar do të prekë këtë ëndërr, e ky artist do të jetë fituesi i “The Voice of Albania”.

Në gjysmëfinale, ndaluan rrugëtimin Xheraldina, Driloni, Arilda dhe Ylli. Të katërt këta ish-konkurrentë falenderuan trajnerët e tyre për ndihëm dhe punën që bënë për suksesin e arritur, si dhe publikun që i mbështeti, pa harruar gjithashtu edhe familjet respektive. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#9 ne: 12-02-2012, 21:33:23
Është Rina, fituesja e edicionit të parë të “The Voice of Albania”. Me trajnere Alma Bektashin, vajza nga Prizreni që aktualisht studion për piano, grumbulloi numrin më të madh të votave të publikut, i cili pati fjalën e fundit në përzgjedhjen e fituesit.

Cmimi i fituesit mundëson lidhjen e një kontrate dy vjecare me “Universal Music”, cka përfshin kompozime këngësh dhe lancimin në tregun ndërkombetar.

Ishin katër finalistët, të cilët mbërritën në të premten e 17-të dhe të fundit të spektaklit: Rina Bilurdagu, Marsela Cibukaj, Lundrim Pacuku dhe Enrika Derza.

Pas një përzgjedhjeje të parë gjatë finales, fituesi u luajt mes Rinës dhe Marselës, kjo e fundit në skuadrën e Elton Dedës.

Fituesi ishte një, por cmime morën të katërt finalistët: për secilin prej tyre “Universal Music” do të kompozojë nga një këngë, të cilat më pas do të shpërndahen në rang ndërkombëtar, por jo vetëm, për ta do të krijohen edhe këngë, me të cilat më pas do të marrin pjesë në “Top Fest 9” që pritet të fillojë së shpejti.

Ishin katër trajnerët që ndoqën këngëtarët gjatë këtyre javëve: Alma Bektashi, Miriam Cani, Sidrit Bejleri dhe Elton Deda. Ata performuan edhe në këtë natë të fundit, dy prej tyre me këngë të reja, që u prezantuan për herë të parë në “The Voice Of Albania”: Miriam Cani me “Përgjithmonë” dhe Sidrit Bejleri me Kamela Islamaj “Më beso”.

Garë e gjatë, punë, miqësi, emocione, spektakël dhe mbi të gjitha gjithmonë në kërkim të zërit më të mirë, në “talent show”-n ku në fakt vetëm ai ka rëndësi.

Përfundon kështu edicioni i parë i “The Voice of Albania”, për t’i lënë vendin të dytit, së shpejti me audicione të reja. /top channel

Rina, fituese e "The Voice of Albania" - Top Channel Albania - News - Lajme
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 316
  • Gjinia: Mashkull
Pussy Lover
#10 ne: 11-07-2012, 15:37:49
akoma sme ka dale inati me kete dreq,.......

ajo qe e meritonte eshte marsela dhe jo rina.

korrupsioni eshte galopant dhe kosovaret nuk kane morra dhe votojne me shpirt per nje qe sja vlente te shkonte as deri ne finale.

ne te shqiperise jemi me te drejte ne zgjedhje dhe nuk i perqendrojm votat si puna a atyre(shembull tjeter ai fituesi i big brother)

mendoj se nuk  duhet ti ftojme me neper skenat tona ku konkurenca eshte e ndershme.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
#11 ne: 21-01-2013, 10:50:47
Autori i suksesshëm i “Top Channel”, që realizon produksionet e rëndësishme “The Voice of Albania” dhe “Big Brother” na tregoi mbi natën finale të talent show-t, të cilit po i vjen fundi. “Nëse edicioni i parë i ‘The Voice of Albania’ ishte një risi për ekranet shqiptare, edicioni i dytë është konfirmimi i kësaj risie. Me eksperiencën e vitit të parë, me idetë dhe strukturën e re, viti i dytë i këtij talent shoë ishte një hap më përpara. Ideja për ndryshimin e strukturës, pra mënyra se si votuan trajnerët e më pas vendimi i publikut, ishte e imja dhe me kënaqësi pranoj se rezultoi e suksesshme. Fakti që vetëm trajneri e dinte se si do të vazhdojë gara dhe përzgjedhja, solli emocione dhe ngjalli shumë emocion dhe kuriozitet. Po punojmë shumë bashkë me të gjithë stafin për natën finale dhe mund t’ju them se do të sjellim një mbyllje të jashtëzakonshme. Mund t’ju zbuloj njërën prej surprizave... Secili trajner do të këndojë bashkë me finalistin e skuadrës përkatëse. Finalistët do të këndojnë nga dy këngë, një baladë dhe një këngë ritmike. Këto do të shoqërohen me performanca skenike të realizuara bukur. Edhe trajnerët do të këndojnë ashtu siç nuk i keni parë kurrë më parë. Një pjesë e tyre gjatë finales do të promovojnë këngët e reja që publikohen për herë të parë në treg. Më mbetet vetëm t’ju them se do të shihni një spektakël të jashtëzakonshëm”. E pyetëm Rezin se si është të punosh me artistë, duke qenë se ai punon edhe me njerëz të thjeshtë që shpejt bëhen personazhe duke marrë pjesë në “Big Brother”... “Jo gjithmonë ndodh që të shkosh në punë me dëshirë, por në ‘Voice’ është ndryshe. Marr një kënaqësi të madhe nga këta artistë kaq të veçantë”.

Elton Deda: Dua që fituesi të jetë nga skuadra ime
The Voice” na ka dhënë mundësinë që të shohim një Elton ndryshe. Ai vetë tregon se është një punë e veçantë, krejt ndryshe nga ajo nga ç’kishte provuar deri tani. “Unë isha djalë i terrenit, që këndoja nëpër club-e apo në skenë... ‘Voice’ është krejtësisht diçka tjetër. Mirëpo asgjë s’është e pamundur dhe unë arrita të përshtatem dalëngadalë edhe me këtë. Edicioni i parë kishte më shumë vështirësi, nuk e njihnim terrenin. Edicioni i dytë padyshim ishte më i lehtë, dinim se çfarë kërkonim, i kishim idetë e qarta. Emocione për finalen kam, siç ka çdo njeri. Fituesin do ta zgjedhë publiku, por sigurisht që unë dua të jetë i skuadrës sime. Të dy këngëtarët ‘e mi’ që arritën pranë finales kanë punuar shumë, janë vokale shumë të mira, u janë përgjigjur kërkesave dhe udhëzimeve të mia”. E pyetëm Eltonin sa është lidhur me djemtë e me vajzat që ka ushtruar... “Normalisht, unë përpiqem të ruaj një lloj distance, sepse është e rëndë kur futesh në jetët e tyre. Që të mos lëndohemi më pas, përpiqem që të ruaj një raport profesional. Pastaj kur mbaron kompeticioni marrëdhënia vazhdon. Unë i kam pasur dhe do vazhdoj t’i kem miq. Do vazhdoj t’i udhëzoj e t’i marr me vete në skenë”.

Alma Bektashi: Fituesi, shembull për këngëtarët që i dëgjojmë vetëm në CD
Për Almën nuk ka rëndësi se nga cila skuadër do të jetë fituesi... “S’ka rëndësi se kujt ekipi i takon. Konkurrentët e ‘The Voice’ janë të gjithë artistë të talentuar, që kanë punuar shumë. Fituesi do të ketë të gjitha cilësitë që përfaqësojnë këtë ndërmarrje të madhe talenti. Ai do të jetë shembull i muzikës live, shembull i talentit për shumë këngëtarë të tjerë, që i kemi dëgjuar vetëm nëpër CD. Vërtetë Rina që fitoi një vit më parë ishte në skuadrën time, por të gjithë e dinë dhe janë dakord që ajo është një artiste e kompletuar dhe i kishte të gjitha vlerat për të triumfuar”. Alma na tregon se për finalen ka emocione, por aspak siklet... “Nuk kemi asnjë lloj sikleti, sepse për këtë finale është punuar shumë, janë bërë prova të gjata dhe gjithçka është realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë jap mësim në Fakultetin e Arteve, por sado që mendon se ke arritur shumë, nëpërmjet ‘The Voice’ kupton që ka akoma për të marrë. Jam e lidhur me konkurrentët, sepse i takoj çdo ditë dhe u jap shumë atyre, por po aq edhe marr nga ata. Zëri është diçka mistike, që nuk shihet e nuk preket, por kur është i veçantë e i bukur të dhuron ndjenja e të emocionon. Kështu ne punojmë me anën artistike e sigurisht edhe me anën teknike, duke u munduar që t’ua ulim sa më shumë shkallën e vështirësisë së një kënge këtyre artistëve të rinj”.

Miriam Cani: S’ka dallime, le të fitojë më i miri
Miriami na tregoi se pas punës së madhe që është bërë, me siguri publiku do të zgjedhë më të mirin. “S’kam ende një parashikim të qartë. Secili nga ne ka bërë punën e tij, duke ndjekur filozofinë e parimet e eksperiencës së fituar ndër vite në këtë fushë. Kështu është krijuar fryma e bashkëpunimit midis të gjithëve dhe nuk dallime. Nuk duhet patjetër që fituesi të jetë i grupit tim”.
Për të është vërtetë diçka e bukur të jetë në anën tjetër të skenës, në rolin e mësueses. “Është një eksperiencë shumë e mirë për të dyja palët. I ndihmojmë e punojmë me artistët e rinj, por kjo na vlen vërtetë edhe ne. Jemi të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin, sepse me kalimin e ditëve është normale që afeksionohesh. Ashtu si edhe me konkurrentët e edicionit të parë, i ruajmë marrëdhëniet dhe kjo falë mirënjohjes. Ata e vlerësojnë kontributin tonë. Finalen si gjithmonë e presim me shumë emocione”.

Sidrit Bejleri: Me egoizëm, dua të fitojë grupi im
Sidriti thotë se e ka shijuar shumë këtë eksperiencë... “Duke pasur parasysh finalen e vjetshme, nuk bëj dot parashikime, sepse vendos publiku. E di që po tregohem egoist, por dua që fituesi të jetë nga grupi im. Jam vërtetë shumë i kënaqur nga puna e secilit. Në të dyja edicionet është bërë një punë e madhe, por sigurisht sivjet ishim më të qartë e më të sigurt në atë që kërkonim. E kam shijuar vërtetë këtë eksperiencë duke u përpjekur të sillem ashtu siç jam, duke bërë batuta, pa dashur të marr pozicionin që shpesh i jepet një anëtari jurie. Edhe paneli ka qenë interesant. Alma dhe Eltoni ishin njohje të vjetra të miat. Kisha menduar që kur të mbushja 50 vjeç, mund të kaloja në mësimdhënie, por jo që tani. Por sot mund të them që eksperienca në ‘The Voice’ është një nga majat e suksesit dhe popullaritetit në karrierën time”. Sidriti është lidhur ngushtë me konkurrentët. “Ndoshta vitin e parë lidhja me ta ka qenë më e ngushtë, sepse ishin 5 djem që erdhën me mua në finale dhe kemi kaluar mirë. Unë jam tip që lidhem shumë me njerëzit. Edhe sivjet kemi një marrëdhënie të mirë. Por sigurisht ka përjashtime, sepse ka pasur edhe hipokrizi. Mund të ketë ndodhur që dikush e ka konceptuar ‘The Voice’ si një lloj ‘Big Brother’-i, duke e quajtur si detyrim faktin që ne i kemi dhënë aq shumë”.

(Bluetooth/BalkanWeb)
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super