(Super)Orgazma - Kulmi i kënaqësisë - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

(Super)Orgazma - Kulmi i kënaqësisë

(Super)Orgazma - Kulmi i kënaqësisë

· 2 · 476

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-09-2019, 22:05:12
Së fundmi është pohuar se disa femra janë të afta t’i përjetojnë të ashtuquajturat “super-orgazma”.

 

Por, çfarë është super-orgazma dhe si e përjetojnë disa femra? Më poshtë keni çdo gjë që ju nevojitet për këtë çështje, transmeton Telegrafi.
Çfarë është super-orgazma?

Një super-orgazëm është kur femrat e caktuara janë të aftë të përjetojnë orgazëm 100 herë radhazi, pohojnë shkencëtarët.

Shkencëtarët i kanë monitoruar turinjtë e pesë femrave për një dokumentar të Channel 4, i cili quhet “The Super Orgasm”, e që ka për synim të eksplorojë “mitin” se femrat janë të afta të përjetojnë orgazma të shumëfishta.

Një nga studimet ka zbuluar se femrat që përjetojnë orgazma të shumëfishta lirojnë nivele më të larta të oksitoksinës.

Ky hormon, i njohur ndryshe si hormoni i dashurisë, iu ndihmon çifteve të lidhen më shumë me njëri-tjetrin.

Si mund ta arrijë klimaksin femra më shumë se 100 herë?
Ekspertët theksojnë se gjendja e klimaksit është e mundur duke kombinuar relaksim, jogën dhe lidhjen emocionale mes dy njerëzve.

Sipas shkencëtarëve, femrat që kanë aftësinë të përjetojnë super-orgazma në përgjithësi kanë qarkullim më të madh të gjakut në gjenitalet e tyre.

Veç kësaj, ka dallime edhe në anën biologjike te femrat që përjetojnë super-orgazma.

Femrat të cilat përjetojnë pak orgazma zakonisht kanë nivele të ulëta të valëve alfa – të cilat rriten me klimaksin.

Por, femrat që janë të afta të përjetojnë super-orgazma kanë nivele më të larta të valëve alfa përmes masturbimit – që nënkupton se ato janë shumë të relaksuara gjatë tërë aktit. /Telegrafi/
 
« Editimi i fundit: 09-11-2020, 12:05:03 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-09-2019, 22:10:11
 


Pyetja që shtrohet është: si është e mundur që një grua mund të përjetojë një orgazëm kaq të thellë? Living ju sjell disa përgjigje!

Çfarë është Superorgazma?
Seksologu Marco Rossi ka një shpjegim për këtë: “Është një lloj orgazme e rrallë. Gratë mund të kenë orgazma të përsëritura brenda një kohe të shkurtër. Ndryshe nga burrat që me të arritur orgazmën kanë nevojë për pushim, gratë mund të kenë të tjera, të njëpasnjëshme.

Në situata të veçanta orgazma zgjat më shumë se zakonisht dhe pikërisht kohëzgjatja të bën të mendosh se arrin disa, njëra pas tjetrës. Të gjitha gratë mund ta përjetojnë por duhet ta dini që nuk është një situatë e shpeshtë, sidomos nëse e kërkoni me ngulm!

Si arrihet superorgazma?
Sigurisht që nuk ekziston një manual për këtë, por nga ato që thonë specialistët, varet shumë nga mënyra se si meshkujt i bëjnë femrat të ndihen përgjatë gjithë procesit. Momenti i penetrimit është vetëm 20% e raportit, shumë të rëndësishme janë puthjet dhe gjithë lojërat paraprake. Pra, që një grua të arrijë te superorgazmen, duhet ta ketë të gjithë ‘rrugën’ të kënaqshme! /fakteplus.net

Temat e fundit