5 këshilla për të larguar ndrojtjen në seks ! - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

5 këshilla për të larguar ndrojtjen në seks !

5 këshilla për të larguar ndrojtjen në seks !

· 42 · 20643

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 31-01-2007, 14:09:21
Psikologët/ Çdo çift ka mënyrat e veta të komunikimit të shtrat

Ndoshta është puthja juaj, mënyra si lëvizni duart, apo edhe gjërat që bëni me flokët, por një gjë është e sigurt, “ju keni të paktën një manovër në dhomën e gjumit, e cila e bën mashkullin tuaj të çmendet krejtësisht”. Nuk ka rëndësi në se ajo çfarë bëni është diçka që juve jeni e aftë të bëni vetë, apo e keni mësuar diku tjetër, në sytë e partnerit do të dukeni gjithmonë shumë e zonja, një femër e cila di si t’i dhurojë atij kënaqësi. Seksologu Mark Molly shprehet se, çdo çift ka mënyrat e veta me të cilat ndan mesazhet, që nënkuptojnë nëse ata duan apo jo të bëjnë seks. “Vendimi më i mirë që duhet të marrin partnerët është të krijojnë gjuhën e tyre, në këtë mënyrë në çdo vend dhe moment ata do të dinë se cilat janë dëshirat e njëri-tjetrit”, shprehet ai. Ajo çfarë duhet të mbajë mend çdo mashkull dhe femër, është që të evitojë ndjenjën turpit, e cila është një pengesë shumë e madhe në arritjen e një marrëdhënieje seksuale shumë të kënaqshme. Seksologu Molly jep këshillat për të bërë edhe më të veçantë dhe eksitues kontaktin fizik.
1- Nëse doni që t’i tregoni partnerit se jeni në qejf, apo t’i rikujtoni atij se sa shumë seksi jeni, atëherë lëreni hapur fustanin tuaj. Mos vishni asnjëherë reçipeta, tregohuni të vëmendshme që poshtë fustanit tuaj të jenë vetëm tangat dhe nëse ai është i trashë, atëherë edhe një palë çorape të bukura do të hynin në punë. Shtrihuni mbi tryezë dhe zbuloni njërën prej këmbëve tuaja, në mënyrë që të filloni të eksitoni mashkullin. Filloni të zhvisheni me delikatesë duke i dhuruar atij vështrime seksi. Në momentin që arrini në pikën e fundit ku vjen heqja e fustanit, ndaloni. Lërjani këtë detyrë partnerit, ai do të jetë shumë i lumtur t’u zhveshë dhe të fillojë t’u japë kënaqësinë që me anë të veprimeve tuaja i kërkuat.
2. Gjithmonë seksi. Disa femra ndalojnë se qeni seksi për mashkullin e tyre pasi martohen. Tregohuni të vëmendshme që gjatë gjithë kohës t’i tregoni partnerit se sa e nxehtë jeni. Ecni në mënyrë të veçantë, duke nxjerrë në pah hiret tuaja. Kur të ktheheni nga puna mos i hiqni këpucët me taka, por vetëm veshjet. Meshkujt e kanë shumë qejf të bëjnë dashuri me një femër e cila mban të veshura vetëm të brendshmet dhe takat. Nëse keni edhe një fëmijë, atëherë tregoni më shumë kujdes për pjesën e gjoksit, përdorni gjithmonë reçipeta që atij të mos i duket i varur deri në momentin që i hiqni, sepse atëherë ai nuk do ta ketë mendjen tek forma, por do të dojë vetëm t’u puthë.
3. Flisni ëmbël. Flitini ëmbël dhe me zërin e hollë në vesh partnerit. Thuajini atij gjëra të këndshme si “dukesh shumë seksi me këtë këmishën, “të dua”, apo dua të bëj dush me ty”. Më pas filloni ta puthni në pjesën e veshit. Asnjë mashkull nuk arrin t’i rezistojë një puthjeje tek veshi.
4. Përdorni jastëkët. Para se të nisni aktin seksual sigurohuni që të keni pranë disa jastëkë. Përdorini ato për të qenë sa më të rehatshëm gjatë pozicioneve të ndryshme seksuale. Ata mund të jenë një “mbështetës” shumë i mirë për mashkullin tuaj gjatë kohës që performoni seksin oral, sepse ai mund të shohë gjithçka ju bëni.
5. Jepini njëri-tjetrit sa më shumë “puthje franceze”. Ende nuk është shfaqur asnjë çift që ka mundur t’i rezistojë një puthjeje franceze. Veçse një formë shumë e mirë për t’i dhuruar atij dashuri është një rrugë e mbarë për një akt seksual marramendës.
6. Vëreni dorën tuaj tek zemra e partnerit nëse arrini në orgazëm para tij. Ajo lëvizje e vogël e bën atë të kuptojë se ju keni ardhur në qejf, i plotësoni atij dëshirën e çdo mashkulli që të çojë në orgazëm partneren si dhe stimulon atë të ndjejë të njëjtën gjë.
Marrë nga “CBS NEWS” Tiranaobserver

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 01-02-2007, 15:47:45
O pika qe nuk u bie..plasen duke nxjere teori. Dashuria dhe seksi nuk kane nevoje per rregulla apo mesime.

  • Postime: 1608
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 01-02-2007, 19:00:25
O pika qe nuk u bie..plasen duke nxjere teori. Dashuria dhe seksi nuk kanë nevojë për rregulla apo mesime.

LOL po te kemi te mencme ne ty  :perqafim  :puth

  • Postime: 1608
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 01-02-2007, 19:05:18
Psikologët/ Çdo çift ka mënyrat e veta të komunikimit të shtrat
Shtrihuni mbi tryezë dhe zbuloni njërën prej këmbëve tuaja, në mënyrë që të filloni të eksitoni mashkullin.

hahahahahaha LOL hahahahahah LOL kujdes se mos thyni qafen LOL

  • Postime: 7991
  • Karma: +18/-8
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 02-02-2007, 22:44:32
po po te hypesh maj tavolines ne te nxjerresh kofshen edhe gomarin e eksiton jo mashkullin.......pu na eshte kush merr guximin me hyp e me thy i tavoline kot :D

  • Postime: 5503
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 03-02-2007, 17:49:24
po po të hypesh maj tavolines ne te nxjerresh kofshen edhe gomarin e eksiton jo mashkullin.......pu na është kush merr guximin me hyp e me thy i tavoline kot :D

Hihihiii ke te drejte Lisa. Kush merr guximin se. :P

Dhe une bashkohem me mendimin e Erlehtes ketu se keto qe jane shkruajtur jane gjera interesante dhe te lezetshme per t'i lexuar, por ama tamam-tamam ne shtrat dhe ne seks nuk ka rregulla apo norma, mund te kete lojra nga me te ndryshmet por jo rregulla dhe keshilla. Jo per gje por asnje person nuk eshte njesoj/identik dhe detyrimisht cdo cift ndryshon ne marredhenien e tyre dhe ne menyren sesi jane me njeri-tjetrin. ;) Eshte e vertete ajo qe thuhet per puthjet Franceze ama. Jane shume joshese, shume seksi dhe sherbejne jashte mase shume ne paraloje, perpara, gjate dhe mbas aktit seksual. :)

#6 ne: 04-02-2007, 00:48:39
Eh cna ka gjetur me keto teorirat e sotme,lere po thyejme koken hip e zbrit maje tavolinave e cte them une,po spo arrijme me asnje pike.Ishte mire populli me pare,ohohoh shtrihej e nuk ndihej,keta te rinjte e sotem sot me shume se 80 % te fuqise e kalojne duke folur me njeri-tjetrin e duke pare ato pisluqe neper televizor(tani me thene te drejten dhe une kam pare per te vjedhur ndonje ide),,po kur flasin dhe seksiologet kur behet dhe dicka me prezente na thyen kembet.

Po ca tavoline te hipi une ore,ne aty hame buke e jo me te shtrihemi e te ngreme kembet perpjete.Pupu te ishte gjyshja ime gjalle e di cfare do thoshte"ka lajthitur bota'"

Aman te keqen na gjeni ndonje gje qe te na sheroje plaget qe hap kjo pune:)

  • Postime: 409
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 05-02-2007, 18:37:18
Nuk thot askush te hipesh mbi tavoline(se ajo mund te thehet)  :D. por kur je prane tavolines te zbulosh kembet e bukuar nja cike dhe prap ti mbulosh, e prap ti zbulosh.
Psh je duke vendose-servuar ndonje sallete ne tavoline, perkulesh pak dhe zbulon diqka te kendeshme.Keto jane disa elemente fantastike qe te bejne  :S...........

  • Postime: 1533
  • Karma: +6/-0

#8 ne: 06-02-2007, 15:29:37
po po të hypesh maj tavolines ne te nxjerresh kofshen edhe gomarin e eksiton jo mashkullin.......pu na është kush merr guximin me hyp e me thy i tavoline kot :D

Une psh nuk kom problem te thej i tavoline per ty :D
Shife mendo e me trego se e kom tavolinen gati :D

  • Postime: 7497
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 06-02-2007, 16:09:05
Ky nuk po tregohet fare i ndrojtur mor    por po e shpreh troç. LOL LOL LOL LOL LOL

  • Postime: 1533
  • Karma: +6/-0

#10 ne: 06-02-2007, 17:04:01
Ka kohe qe unë i kam thënë turpit e ndrojtjes ik (kujdes jo fjale me spec:) :D
« Editimi i fundit: 06-02-2007, 18:17:06 nga Bojeqielli »

  • Postime: 7497
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 06-02-2007, 17:22:21
Ore mire e ke ti po kujt i thua Lises... :P

#12 ne: 06-02-2007, 18:17:53
Rri se Lisa nje gje qe e thote e thote me vend..gjithe ajo shale e bardhe e zeze qofte maje tavolines cmend demin e jo me djemte :)

  • Postime: 1533
  • Karma: +6/-0

#13 ne: 06-02-2007, 19:43:56
Rri se Lisa një gjë qe e thotë e thotë me vend..gjithë ajo shale e bardhe e zeze qoftë maje tavolines cmend demin e jo me djemtë :)

i ke pa shalet ti Lizes :D

#14 ne: 06-02-2007, 20:59:56
bobobobooo. :S.cmu desh qe hyra ketu. :S.mu ngrit pingul. :D.qimja e kokes..dhe kur te me ulet pas 2 ditesh po ne kete ore.. ;)

#15 ne: 07-02-2007, 22:04:42
Ahahahaha fola per sha
i ke pa shalet ti Lizes :D
i ke pa shalet ti Lizes :D
[/quote)
Ahahhaha fola per shalet ne pergjithesi..ta marr vesh Lisa qe i ka dale emri per shale bobo kushedi cdo bej.
PS. une te miat i kam te bardha..jam rrace e bardhe !

  • Postime: 409
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 10-02-2007, 12:25:57
Vertete e cmend demin ti bojeqielli, ndersa meshkujt i fut ne bela.

  • Postime: 4008
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 10-02-2007, 16:21:49
Ketej me shume po flitet per shalet e Lises se sa per temen. :D

#18 ne: 02-03-2007, 19:36:52
ahahhaa o Sweet i  thashe cunave mos u kapni pas gjerave te kota :)

  • Postime: 1463
  • Karma: +15/-0

#19 ne: 16-04-2007, 11:09:13
Ne pergjithesi ndrojtja eshte me e madhe te femrat se sa te meshkujt, Se pse kjo dihet ;)

Une kam vetem nje keshille per meshkujt:
Beni sikur merrni iniciativen, Por hollesite dhe eksplorimet leruani femrave te parat ne dore............... .. :D

#20 ne: 27-06-2007, 20:13:18
pse 5 keshilla,??po ju jap vetem 1 keshille e mos e çani koken pastaj"SEKSI NUK ESHTE TURP" kaq eshte keshilla. hmmmmm:

  • Postime: 5503
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 27-06-2007, 20:38:06
pse 5 këshilla,??po ju jap vetëm 1 këshillë e mos e çani koken pastaj"SEKSI NUK ESHTE TURP" kaq është këshilla. hmmmmm:

Jam shume dakort me ty. Seksi jo vetem qe nuk eshte turp, por eshte pjese e jetes se njeriut, e nevojave tona fiziologjike dhe biologjike, etj. :) Nejse, s'i kam pare pergjigjet e tjera ne kete teme, por ndoshta ndonje dite do i lexoj. Kaq per sot. ;)

#22 ne: 27-06-2007, 21:41:25
Opo turpi na ka dale ne me kohen e baba Qemos po na thoni si te largojne deshiren per seks se spo e gjej dot dreqi e mori LOL LOL LOL

  • Postime: 3096
  • Karma: +4/-0
  • Gjinia: Femer

#23 ne: 27-06-2007, 22:21:18
po bre ti ekspert per ksi sene po e dime kete ne

  • Postime: 1463
  • Karma: +15/-0

#24 ne: 28-06-2007, 14:53:16
Kisha ndërmend te thoja dicka qe ja vlente, por me keqardhje po shoh se kjo teme qenka bërë cit-cat si rendom  (?)

Temat e fundit