×

A duhet qe femra te jete gjithmone e degjueshme karshi nje mashkulli?

A duhet qe femra te jete gjithmone e degjueshme karshi nje mashkulli?

· 104 · 10066

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#50 ne: 10-10-2005, 13:35:14
Jeta s'eshte kur loje o miq. Maredheniet midis ciftit nuk duhen pare kurre si loje kartash.
Gjithesesi ky eshte thjesht mendimi im.
Sorelina,ndoshta edhe s'e ke kuptuar temen.Kemi te bejme me te drejtat e partnereve ne nje lidhje dashurie dhe keto te drejta i kemi vene si shembull loje"mbi tavoline"sepse jeta nuk eshte loje siq thuani dhe ju.

  • Postime: 1578
  • Gjinia: Mashkull
Scard
#51 ne: 10-10-2005, 13:46:43
Mos ta kapercejme temen Ibraim, se ne fakt u shmang pak.

Femra nuk ka pse te jete gjithmone e degjueshme per mashkullin (ashtu dhe e kunderta), por ajo duhet te jete nje femer e lire.
Bindja e verber eshte skllaverim!

  • Postime: 1580
sorelina
#52 ne: 10-10-2005, 13:51:45
Sorelina,ndoshta edhe s'e ke kuptuar temen.Kemi te bejme me te drejtat e partnereve ne nje lidhje dashurie dhe keto te drejta i kemi vene si shembull loje"mbi tavoline"sepse jeta nuk eshte loje siq thuani dhe ju.

Flm Elektra  por temen e kam kuptuar por thjeshte nuk me pelqeu krahasimi .
Te pershendes!

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#53 ne: 10-10-2005, 13:56:06
Sorelina,krahasimi ishte vetem nje shembull siq thashe me lart.
Sidoqofte te pershendes dhe flm per mendimin tend :)

  • Postime: 5949
SmiLey
#54 ne: 11-10-2005, 07:54:34
Femra GJITHMONE e degjueshme kundrejt mashkullit?! Jo ne cdo rast, s'ka perse...
Pse kush eshte ai/ajo njeri qe s'gaboka kurre... ku gjendet ky njeri qe ka gjithmone te drejte... eee (?)
Te gjithe gabojme gjate jetes qe bejme ne kete planet, ndaj dhe quhemi qenie njerezore... e jo robote! Rrjedhimisht, jo gjithmone duhet te kemi te drejte ne situata te ndryshme qe na perball jeta.
Respekti respekt, miresjellja miresjellje, tolerimi tolerim, bindja bindje... por te gjitha keto behen mbi nje baze arsyetimi e veprimi. Nese tjetri/a flet marrezira perse valle duhet i dhene e drejta?
Njerezit me te lumtur jane ato qe s'kane frike te thone se cfare mendojne, si e mendojne e kur e mendojne... por jane te drejte e te hapur ne bashkebisedim! :)

  • Postime: 1460
U.J.K.U
#55 ne: 11-10-2005, 08:07:05
Femra burrin duhet ta degjoj
Dhe ne banjo kur te shkoje

Ka ca femra ne kete sokak
Qe gjithcka e duan me dajak

Ka ca te tjera
Qe e duan si vera

Sa me shume i stazhonon
Aq me me shume te dashuron,.

Ne fund te fundit femrat e din vet
Se kush eshte pergjigja e vertet

 LOL LOL LOL

  • Postime: 5949
SmiLey
#56 ne: 11-10-2005, 08:15:18

Ne fund te fundit femrat e din vet
Se kush eshte pergjigja e vertet

TAMAM... pikes i ke rene! ;)
Ndaj kot lodhesh ooooo ujk LOL

  • Postime: 567
  • Gjinia: Femer
spider2
#57 ne: 11-10-2005, 08:49:42
Une mendoj se femra duhet ta ndegjoj mashkullin deri dikun por jo te bej gjithmon siq thot burri ose te jete detyruar per ndonje gje nese ka then burri.Gjithmon duhet te ket marreveshje dhe sa per kushte as burri por as femra nuk duhet ti qesin njeri tjetrit se gjithmon jan kushtet qe vijn deri te mosmarreveshja sepse gjdo njeri esht i vetedijshemse qka duhet ber e qka nuk duhet.
E sa per shoqen tende mendoj se nuk ka buk me ate njeri sepse keshtu fillon me nga pak e mandej vijn te medhajat.... keshtu e kam pas edhe une nje shoqe e cila ja dnegjonte te gjitha kushtet burrit te vet por sot jan ndar sepse nuk e dinte ai me se kur ishte boll duke i qitur kushte gjithmon e mete medhaja ku ai vet shkonte  e bente gjithqka vet jo normale.
Por normal i  deshiroj shoqes tende gjitha te mirat por i kisha then qe mos te ja ndegjoj shum kushtet atij djalit qe nga fillimi se me von me keq.
Pershendetje

  • Postime: 1632
  • Gjinia: Mashkull
arbias
#58 ne: 11-10-2005, 11:22:55
Femra Úsht pasqyr e driave te syrit te mashkulli :) Jojo:

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#59 ne: 11-10-2005, 18:57:58
Ka ca meshkuj qe sa me shume ti degjosh aq  me shume e ndjejne veten superior ndaj femres!

  • Postime: 1293
  • Gjinia: Femer
Bruna Isolana
#60 ne: 12-10-2005, 00:13:29
Loja i vidhet budallait ^o)
Love is blind....dhe ne njefare menyre eshte temporary insanity....nje gjendje ku aresyeja nuk ze shume vend......prandaj ka qe loja mund t'i vidhet me te sinqertit...me te dashurit... ;) Por ne asnje lloj menyre s'do thoja qe "loja i vidhet budallait." Ca njerez jane allahu na ruajt dhe e fshehin mire vetveten. Mos na rente per pjese...

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#61 ne: 12-10-2005, 04:51:45
Bruna,ne fakt pajtohem me mendimin tend.Por edhe femra duhet te jete syhapur dhe shume e sigurte se me ka te beje.Duhet njohur nje njeri paraprakisht,qe me pastaj t'i lejosh te ulet me ty.
Pajtohem edhe kur thua se ka nga ata qe fshehin mire te verteten,por kjo nuk qendron gjate,shpejt zbulohet dinakeria e tyre.Per kete qellim duhet qe ngadale dhe me plot siguri te hyhet ne nje lidhje dashurie, e jo pa menduar gjate,me te paren... ;)

  • Postime: 1460
U.J.K.U
#62 ne: 12-10-2005, 07:01:30
Kam pershtypjen se ju qe po shkruani ne kete teme do te keni probleme reale me meshkujt tuaj. Nese po nje psikolog ose punonjes social do ju ndihmonte me teper se sa keto postulatet qe hedhin disa ketu.  :)

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#63 ne: 12-10-2005, 07:06:38
Mos u bej merak Ujku se dijme ti bejme hesapet mire neve. ;)

  • Postime: 1460
U.J.K.U
#64 ne: 12-10-2005, 07:18:59
Sjam kundra vetem mos lodhesh duke numeruar pastaj :P

  • Postime: 1293
  • Gjinia: Femer
Bruna Isolana
#65 ne: 12-10-2005, 21:54:57
Kam pershtypjen se ju qe po shkruani ne kete teme do te keni probleme reale me meshkujt tuaj. Nese po nje psikolog ose punonjes social do ju ndihmonte me teper se sa keto postulatet qe hedhin disa ketu. :)
Prandaj dhe ti po shkruan ne kete teme....se ke probleme reale me partnerin tend? Lol

Common dude, people write to express ideas. E sikur te kishin probleme ne jeten reale? So what? Po ato qe s'kane partnere...pse shkruajne ketu? Nejsee....

  • Postime: 1460
U.J.K.U
#66 ne: 13-10-2005, 02:56:51
Prandaj dhe ti po shkruan ne kete teme....se ke probleme reale me partnerin tend? Lol

Common dude, people write to express ideas. E sikur te kishin probleme ne jeten reale? So what? Po ato qe s'kane partnere...pse shkruajne ketu? Nejsee....


Lomsh jan gjonat gjithandej
Se kjo Bruna ka dal kendej

Na boni lomsh me partnera
A thu se kena dale te dera

Kush nga ju eshte keqtrajtu
Ka nje rast me m'ndigju

Kini mendjen kur partnerin gjeni
Se pastaj filloni e kerceni

Uf e puf sa bertitka ky
Asnjehere s'me shef me sy

Fajin te meshkujt e gjeni perhere
Packa se nuk degjoni asnjehere

Ka ca te tjera qe duan partnere
por s'ka kapak per keto lloj tenxhere

Prandaj gjonat shifini ne brendesi
Se eshte kollaj ta gjesh te ai

Ju qe ne na akuzoni
Fjalet kot mos i harxhoni

Ne ju duam sipas menyres sone
Sepse kemi boten tone

Jan te ndryshem mashkull-femer
Prandaj dhe s'kan nje emer

Njeri-tjetrin po ta respenkojne
Te gjithat te keqiat i perballojne

Hajt pra me shume tolerance e dashuri
Se kjo jete eshte plot me veshtiresi.

Mos u merzisni nga fjalet e mia
Se nuk po vdes nga kenaqesia

Kur tjetri-tjetra vuan me gjith mend
O burra ti leme nje cik vend

Po ky s'esht vend per te tilla gjona
Se ka te tjere qe qeshin me hallet tona.
 

  • Postime: 370
  • Gjinia: Femer
Isra
#67 ne: 13-10-2005, 04:34:15
qe te jete femra gjithmone e degjueshme karshi nje mashkulli varet se cfare kuptojme ne me 'degjueshmeri'...

Ndajfolja e kohes 'gjithmone' eshte pak e ekzagjeruar nese do e merrnim ne kuptimin e pare, tingellon shume rigoroze dhe konservatore....
Fatkeqesisht shume femra shqiptare i jane nenshtruar ketij 'degjimi' dhe shume prej tyre kane perfunduar ne vetvrasje apo ne vrasjen e burrave te tyre...

Me pak fjale ndermjet burrit dhe gruas duhet te mbizoteroje dialogu, respekti dhe toleranca e kendveshtrimit te aspekteve...

Nuk jam e mendimit qe gruaja te jete domosdoshmerisht e degjueshme ndaj burrit edhe kur ajo ka te drejte, sepse do kalonim ne inferioritet te personalitetit  tone si femer, si bashkeshorte dhe si nene.....
Capkenja
#68 ne: 02-11-2005, 10:25:40
E degjoj kur vertet ja vlen per ta degjuar,por nqs ai cenon te drejten time"Kjo do te thote ti perulem" Aha jam e keqe,nuk perulem une

  • Postime: 406
  • Gjinia: Mashkull
Kujdes
#69 ne: 24-11-2005, 14:31:29
Është obligim për gruan që të jetë e dëgjueshme ndaj burrit të saj përbrenda shtrirjes së mundësive të saja. Kjo është pjesë e devotshmërisë. Kjo është "ajo me çka Allahu i ka favorizuar " burrat ndaj grave, siç qëndron në dy ajetet, ku shprehet një shkallë e përparësisë ndaj tyre (grave). Ka edhe shumë hadithe autentike të cilat e theksojnë të njëjtën gjë. Ato (hadithet) qartazi shpjegojnë të drejtat e gruas, qoftë ajo e dëgjueshme apo jo. Është më rëndësi këtu që të citojmë disa nga këto hadithe me shpresë se do të jenë përkujtues për gruan e kohës sonë, meqë Allahu ka thënë, "Dhe përkujto, ngase vërtet përkujtimet u bëjnë dobi atyre që besojnë."

'Nuk është e lejueshme për gruan që të agjërojë në prani të burrit të saj përveç me lejen e tij, dhe ajo s'bën ta pranojë dikë në shtëpinë e tij përveç me lejen e tij.'(Buhari dhe të tjerët)

'Kurdo që burri e thërret gruan në shtratin e tyre, e ajo refuzon të shkojë, duke e lënë atë të hidhëruar gjatë tërë natës, ajo do të mallkohet nga engjëjt deri në mëngjes." (Në disa versione tjera, "gjersa ajo të zbutet {i shkon atij} dhe "gjersa ai ta falë atë." (Buhari, Muslim dhe të tjerët)

'Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, asnjë grua se ka përmbushur obligimin ndaj Zotit të saj gjersa të ketë përmbushur obligimin e saj ndaj burrit të vet, dhe sikur ai ta kërkonte atë derisa ajo gjindet në shalë, ajo s'duhet ta refuzojë kërkesën e tij." (Ibn Maxhe, Ahmed dhe të tjerët – sahi)

'Sa herë që një grua e ngacmon burrin e saj në këtë jetë, gruaja e tij nga mesi i Hurijave (gratë e Xhenetit) thotë, "Mos e ngacmo atë, Allahu të luftoftë! Ai s'është tjetër veçse një musafir tek ti, dhe ai vetëm sa nuk është ndarë prej teje dhe të vijë tek ne!" (Et-Tirmidhi, Ibn Maxhe dhe të tjerët – sahi)


Në autoritetin e Husain Ibn Muhsen, i cili tha, 'Tezja ime më rrefeu një hadith duke thënë: Erdha te Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) për disa nevoja të miat, dhe ai tha, 'Ti atje, a je e martuar?'Unë thashë, 'Po'. Ai tha, 'Si sillesh me burrin tënd?'Ajo tha, 'Nuk dështoj në ndonjë gjë përveç në atë për të cilën s'kam mundësi. Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) tha, 'Kujdesu mirë për pozitën tënde në raport me të, ngase kjo është çelësi për Xhenet dhe Xhehenem.'(Et-Taberani në El-Euret, Ibn Hiban dhe të tjerët – hasan ose sahi)

Disa nga hadithet e lartpërmendura qartazi tregojnë në obligimin e gruas që ta dëgjojë dhe shërbejë burrin e saj aq sa ka mundësi. Dhe s'ka dyshim se njëra nga gjërat e para që përfshihen në këtë është shërbimi në shtëpi dhe ajo që është e lidhur me këtë, siç është edukimi i fëmijëve dhe gjëra të ngjashme. Dijetarët kanë dalluar në lidhje me këtë, ndërsa Ibn Tejmije thotë në El-Fataua (2/234-235), 'Dijetarët kanë dalluar në lidhje me atë se a duhet ajo të shërbejë atë duke e furnizuar shtëpinë, përgatitur ushqimin, bluar miellin për shërbëtorët dhe bagëtinë e tij etj. Disa prej tyre thonë: Shërbimi nuk është i detyrueshëm. Dhe kjo është thënie e dobët, mu siç është e dobët thënia e atyre që thonë se ai (burri) s'është i obliguar të sillet mirë me të apo të bëjë marëdhënie seksuale me të! Meqë kjo s'do të ishte sjellje e mirë ndaj tij, mu si bashkëudhëtari në udhëtim – nëse ai nuk i ndihmon atij, ai s'do të sillej mirë me të. Dhe është thënë: Kjo është e saktë – shërbimi ndaj tij është i obligueshëm, meqë burri i saj është caktuar si zotëri i saj në Librin e Allahut dhe ajo është një rob, siç tregohet në Sunetin e Pejgamberit (sallallahu alejhi ue selam) dhe robi e shërbëtori duhet të shërbejnë ashtu siç është mirë e njohur. Pastaj disa prej tyre thonë: Shërbimi i lehtë është obligim. Ndërsa të tjerët thonë se shërbimi që përbën sjelljen e mirë është ajo që është e obliguar – dhe kjo është e saktë. Pra, ajo duhet të ofrojë shërbimet të cilat priten prej njeriut me pozitë të këtillë, dhe kjo ndryshon sipas rrethanave të ndryshme. Kështu që shërbimi i gruas në shkretëtirë s'është i njëjtë me shërbimin e asaj që jeton në qytet, dhe shërbimi i gruas së fortë s'është i njëjtë me shërbimin e gruas së dobët.'

Unë them: Nëse do Allahu, dhe kjo është thënie e Malikut dhe Asbighut në El Fet-h (9/418) dhe Ebu Bekr Ibn Abi Sheibes, dhe po ashtu El-Teuzixheri i Hanbelive siç qëndron në El-Ikhtijarat (f. 145) dhe i një grupi të dijetarëve të hershëm dhe të vonshëm, siç qëndron në ez-Zad (4/40), dhe ne nuk gjejmë ndonjë dëshmi të përshtatshme për ata që thonë se shërbimi s'është i obligueshëm.

Disa prej tyre thonë, "Marrëveshja martesore nënkupton kënaqësinë për dobinë e personit, e jo shërbimin", dhe kjo refuzohet meqë kjo është e njëjta për gruan përmes burrit të saj – pra, ata janë të njëjtë në lidhje me këtë. Dhe siç e dimë, Allahu e ka obliguar burrin edhe me diç më shumë, dhe kjo është furnizimi dhe veshmbathja, sigurimi i vendbanimit dhe shpenzimi për të (gruan); dhe po ashtu edhe gruan me diç më shumë – dhe kjo s'është gjë tjetër veçse shërbimi që ajo duhet bërë atij. Posaçërisht pasi që ai është përgjegjës i saj ashtu siç parapriu. Kështu që nëse ajo nuk e shërben atë, atëherë ai do ta shërbejë atë në shtëpinë e cila do ta bëjë atë (gruan) përgjegjëse, dhe kjo është në kundërshtim me ajetin Kur'anor, siç është evidente. Pra, është vërtetuar se ajo duhet ta shërbejë atë.

Po ashtu, shërbimi i burrit çon në dy situata kontradiktore – njeriu do të parandalohej me shërbim nga kërkimi i furnizimit të tyre dhe kërkesave të tjera të nevojshme, dhe se gruaja do të mbetej në shtëpi pa bërë gjë. Kotësia e kësaj thënie është evidente, ngase Sheriati nuk i ka dhënë burrit dhe gruas të drejta të barabarta, më saktë, burrit i ka dhënë një shkallë më të lartë.

Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) nuk e zbatoi ankesën e bijës së tij, Fatimes kur ajo "erdhi te Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) dhe u ankua për vështirësitë (dëmtimin e duarve) që ia kishte shkaktuar mulliri i dorës, dhe ajo kishte dëgjuar se një i zënë rob i ishte sjellur atij, por ajo nuk e gjeti atë dhe e informoi A'ishen për këtë. Kur i Dërguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) erdhi, A'isha e informoi për vizitën e Fatimes. Aliu (radiallahu anhu) tha, 'Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) erdhi tek ne pasi që ne kishim shkuar për të fjetur. Kështu që ne nisëm të çohemi por ai tha, 'Rrini nëpër vendet tuaja.'Ai erdhi dhe u ul mes meje dhe asaj ashtu që unë ndjeva ftohtësinë e këmbëve të tija në barkun tim. Dhe ai tha, 'A doni t'ju informoj për diçka që është më e mirë se ajo të cilën e keni kërkuar?, kur të shkoni për të fjetur thuani subhaneallah 33 herë, elhamdulilah 33 herë, dhe Allahu ekber 34 herë, ngase kjo është më mirë për ju se një shërbëtor."

Pra, ju mund të shihni sesi Pejgamberi (sallallahu alejhi ue selam) nuk i tha Aliut, 'Ajo s'duhet të të shërbej.'Më saktë, ti duhesh ta bësh këtë. Dhe Ai (sallallahu alejhi ue selam) nuk e mori parasysh përparësin e disa njerëzve të caktuar në nxjerrjen e vendimeve siç është cekur nga Ibn Kajjim në Zaadul Me'ed (4/45-46)

Veç kësaj, në atë që parapriu nuk gjindet ndonjë gjë që e mohon rekomandimin e ndihmës së burrit ndaj gruas nëse ai gjen kohë për këtë, më saktë, kjo është pjesë e sjelljes së mirë mes atyre dyve dhe prandaj A'isha (radiallahu anha) ka thënë, 'Ai ishte në shërbim të familjes se tij, dhe kur vinte koha e namazit, ai dilte." (Buhari, Tirmidhi – sahi).

Dhe në esh-Sheme'il (2/185) me isnade tjera me formulimin, 'Ai ishte njëri prej njerëzve. Ai përkujdesej vetë për teshat e tija, e milte delen, dhe i shërbente vetvetes.'Dhe në këtë transmetim gjinden ata që janë të besueshëm dhe disa të tjerë që janë paksa të dobët. Mirëpo, Ahmed dhe Ebu Bekr esh-Shefi e transmetojnë atë me isnad të fortë, siç kam treguar në Silsiletul Ahadithus Sahihe.

nga Shejh Albani



 
 
 

  • Postime: 160
  • Gjinia: Mashkull
Djaloshi
#70 ne: 24-11-2005, 17:52:33
Elektra per mendimin tim ai djale kerkon shume ....dhe te jemi te sinqerte jo se ajo nuk do te mund te jetonte dot pa Pc e pa duhan por nuk mendoj se ai e ka te drejten ti vere kushte ...ajo e dashuron eshte e vertet dhe ai po ashtu gjithashtu por po nuk pati mirkuptim dhe po nuk u ndjeva e lire ne nje lidhje nuk ja vlen ...une nuk do te doja ti kaloja ditet e jetes sime me nje partner qe vetem ne çaste te caktuara ndjehem vetja ime...nuk do te duroja dot te ndjehesha e mbytur nga kushtet dhe kerkesat e tij....
Une duhet te jem e lire ne ndjenjat dhe zgjedhjet e mia ne jete....qe te marresh nej burre nuk mendoj se do te thote te te behet zot i yt....iken kohet e kanunit
Per mendimin tim ajo duhet t'ia thote si ndihet dhe qe te gjitha keto kushte e bejne te ndihet e lidhur dhe nese ai perseri kembengul u them eshte me mire nje ndarje tani sesa me vone kur ajo te perfundoje si e burgosura e marteses dhe burrit te saj...e nese ajo tani i pranon te gjitha pranon ti nenshtrohet urdhrave te tij ta mbylli gojen e te mbaj vendin se vete e kerkoje....
Une ne jete kerkoj nej partner te me doje dhe te me kuptoje...te bisedoje e te marrim vendime te rendesishme per jeten time (dhe te tijen gjithashtu) por jo ai te vendosi per Te.... martesa eshte si  rrenjet qe behen nje trup e nxjerrin filiza te cilat i rrisin dhe thajne njekohesisht....


Te luymte,      si  kan thene me heret :Si  e keni zemren ta  bjen zoti.

  • Postime: 160
  • Gjinia: Mashkull
Djaloshi
#71 ne: 24-11-2005, 17:55:58

Lomsh jan gjonat gjithandej
Se kjo Bruna ka dal kendej

Na boni lomsh me partnera
A thu se kena dale te dera

Kush nga ju eshte keqtrajtu
Ka nje rast me m'ndigju

Kini mendjen kur partnerin gjeni
Se pastaj filloni e kerceni

Uf e puf sa bertitka ky
Asnjehere s'me shef me sy

Fajin te meshkujt e gjeni perhere
Packa se nuk degjoni asnjehere

Ka ca te tjera qe duan partnere
por s'ka kapak per keto lloj tenxhere

Prandaj gjonat shifini ne brendesi
Se eshte kollaj ta gjesh te ai

Ju qe ne na akuzoni
Fjalet kot mos i harxhoni

Ne ju duam sipas menyres sone
Sepse kemi boten tone

Jan te ndryshem mashkull-femer
Prandaj dhe s'kan nje emer

Njeri-tjetrin po ta respenkojne
Te gjithat te keqiat i perballojne

Hajt pra me shume tolerance e dashuri
Se kjo jete eshte plot me veshtiresi.

Mos u merzisni nga fjalet e mia
Se nuk po vdes nga kenaqesia

Kur tjetri-tjetra vuan me gjith mend
O burra ti leme nje çik vend

Po ky s'esht vend per te tilla gjona
Se ka te tjere qe qeshin me hallet tona.
 
Te lumt
E  verteta  eshte befasi- te  ndihmosh te varferin eshte  pavdeksi.

  • Postime: 160
  • Gjinia: Mashkull
Djaloshi
#72 ne: 24-11-2005, 22:32:36
Elektra  te lumte  tem  e qelluar.
Mendimi im  eshte se  femra  duhet te jep ate qe  ka , respektin ndaj  burrit,kur  them respektin duhet te dijm se  cilat jan  mbas   respektit ,dhe  nese  ti  femer   te  quaj ashtu?  :mos  hezito  gjithmon ,  kur  ke te  drejte duhet te shprehesh  mendimin tende  iden  tende, prandaj  them se nese  nje femer  rrin  karshi  nje mashkulli    duhet te dije  se  si te perballet   me  burrin  ,nese  burri  nuk  din pse  ka lind  e pse  jeton   me mir ndarje   njehere  e pergjithmon se  sa te vuaj    sa te ket jet,dhe    nese   nuk munde   te  realizosh nje enderr  qe  ka prespektive  ne jeten tende ,dhe  nuk ke  ndihm nga burri juaj  ,ateher  je  deshtuar ne  jet, ke  dashuruaR  NJE NJERI SE  NUK  DIKA  PSE  KA LINDUR  E PSE  JETON,hap syt  shiko mir  se  me ke  duhet te kalosh jeten  sepse  ate  qe  na  ka  mbetur te jetojm  me nder  

Nese  me shikon ne  sy  
e di qe  vertet  deshiron te jetosh
nese  ule  koken  e di qe  kerkone
lemosh
pranddaj  je  besnike  ndfaj sinqeritetit tim.
Capkenja
#73 ne: 29-02-2008, 13:51:13
Jo se mashkulli te hipin mbi koke LOL

  • Postime: 3096
  • Gjinia: Femer
Belinaa
#74 ne: 29-02-2008, 13:52:11
Pse,cfare kane meshkujt me shume se ne, qe ne te jemi te degjueshme ndaj tyre?
 

Ja pse femrat duhet te perdorin deodorante meshkujsh

Nisur nga InfoZRubrika E Bukura

Postimi i fundit 03-07-2020, 11:54:06
nga InfoZ
Femra ka 1 mundësi për të qenë e bukur por 1 mijë mundësi të jetë tërheqëse

Nisur nga InfoZRubrika E Bukura

Postimi i fundit 05-06-2020, 23:00:40
nga InfoZ
seks me femra te shendosha

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 20-05-2020, 21:27:45
nga InfoZ
Cfare duhet te dini para se te investoni?

Nisur nga albinalbanRubrika Leku

Postimi i fundit 15-05-2020, 10:57:46
nga erlehta
Avantazhet e leximit - Pse duhet te lexojme

Nisur nga M A XRubrika Letra

Postimi i fundit 08-05-2020, 20:43:47
nga erlehta