×
Hyrja
Profili

Bashkëjetesa, përmirëson erosin dhe jetën në çift

Bashkëjetesa, përmirëson erosin dhe jetën në çift

· 1 · 459

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 03-08-2010, 17:00:15
Përveçse shërben si kohë prove për ta njohur më mirë partnerin para se të merret vendimi final për martesë, duket se bashkëjetesa, shërben për të përmirësuar edhe seksualitetin në çift.

Një fakt të tillë e bën me dije një studim i fundit i kryer nga Instituti “Key Stone” në Britaninë e Madhe, sipas të cilit, koha e jetuar bashkë me partnerin gjatë periudhës së bashkëjetesës, ndikon në përmirësimin e seksualitetit në çift.

Studimi ka intervistuar 621 gra mes moshave 25 dhe 54 vjeç, të cilat i ka pyetur nëse marrëdhënia seksuale me një partner ishte përmirësuar apo përkeqësuar në lidhje me bashkëjetesën.

Mësohet se 53% e tyre ka pohuar se erosi në çift nuk ka ndryshuar, 11% se ai është përkeqësuar ndërsa 36% se kanë vënë re një përmirësim.

Nëse ju shikoni në rezultatet nga mosha, gratë e reja duket se përfitojnë më shumë nëse bashkëjetojnë me partnerin.

Kështu, studimi tregon se nëse ato ndodhen në kufijtë e moshave 25 dhe 34 vjeç, ato kanë shans të përmirësojnë jetën e tyre seksuale me partnerin nëse bashkëjetojnë dhe përqindja bie në 30% në mes të moshash 45 vjeç, ku ato gjenden edhe më të zhgënjyera nga jeta.

"Ndërsa gratë e reja, në fillim të jetës së tyre në çift, duke bashkëjetuar me partnerin e tyre, përcjellin vlera pozitive për seksualitetin”, thotë Robert Ross, president i Institutit që organizoi studimin në fjalë.

n.e/NOA

Temat e fundit