Bimet që zgjojnë epshin! - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Bimet që zgjojnë epshin!

Bimet që zgjojnë epshin!

· 6 · 1084

  • Postime: 18089
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

ne: 03-01-2010, 07:58:46
Njerëzit, kudo në botë, prej kohësh flasin për disa ushqime që i atribuojnë një nxitje të epshit, dhe kjo falë ushqimeve afrodiziake.

Fjala “epsh” vjen nga perëndesha greke e dashurisë, Afërdita, që nxit magjinë e ndjenjës së zjarrtë dhe seksit tek çiftet e reja. Legjendat tregojnë se Montezuma II, sundimtar i njohur Astek gjatë pushtimit spanjoll të Meksikës, pinte 50 gota çokollatë në ditë për të përmbushur të gjitha dëshirat e haremit të tij.

Dhe nëse mendoni se në zgjedhjet tuaja bëhet fjalë vetëm për një person të vetëm, nuk ka pikë dyshimi që duke përdorur recetat me ushqime afrodiziake do t’ia arrini qëllimit. Por a ka gjë të vërtetë lidhur me to?

Kanella
Përdoret si pluhur jo vetëm në ëmbëlsira, por gjithashtu është e këshilluar edhe në gatimin e mishit. Është elementi kryesor në recetat e Krishtlindjeve. Lëngu i saj përdoret për lehtësimin e dhimbjeve të menstruacioneve apo gjatë shtatzënisë.

Dafina
Herën e parë që do të keni rast të vallëzoni me të dashurin tuaj, i dhuroni një kurorë me këtë bimë të shenjtë. Në gatim dafina përdoret në sasi të vogël, një ose gjysmë gjethe për shkak të shijes shumë të fortë dhe është paksa e hidhur.

Majdanozi
Ai mund të përdoret në rreth 30 lloj gatimesh, si në mish, peshk, sallatë.

Hudhra
Nuk duhet të mungojë në kuzhinë. Mendohet së është një bimë e shenjtë, erotike, mjekësore, e cila iu jepej atletëve në olimpiadat në Greqi. Ka shumë cilësi kuruese, sidomos në rastet e kancerit. Substancat thelbësore të saj të përpunuara dhe destinuara për kurim shiten në kapsula, për shkak të shijes së saj. Përdorej si i vetmi afrodisiak që në kohë të lashta. Sot është provuar se substanca kimike që shkakton aromën e hudhrës ndodhet edhe në sekrecionet intime femërore.

Orizi
Është simboli i fertilitetit. Kur me pafajësinë më të madhe nuses dhe dhëndrit i hidhet oriz gjatë dasmës, shumë pak e dinë që në brendësi është pikërisht ky sekret. Disa kanë mendimin se është e pamundur që të eksitosh ndonjë njeri me një pjatë oriz, por prova më e mirë për fertilitetin që ka orizi është fakti i mbipopullsisë që ka Kina.

Patëllxhani
Konsiderohet eksitus, sidomos kur përgatitet me përbërës të tillë si hudhër, qepë, spec dhe erëza të tjera.

Qepa
Është thelbësore për të gjitha llojet e kuzhinave, që nga më erotikja deri tek më e thata.

Spinaqi
Spinaqi është i pasur me vitamina dhe minerale, forcon trupin dhe ankthet e dashurisë.

Fasulet
Për romakët ishin stimulante dhe lulja simbolizonte kënaqësinë seksuale. Supa me fasule simbolizonte kënaqësinë seksuale dhe u ndalua në shekullin e XVII nga kolegji i murgeshave te San Jeronimo për të ndaluar eksitimet.

Misri
Simbolizon fertilitetin dhe bollshmërinë.

Speci
Duket se e vetmja gjë erotike që ka, është forma e tij. Por në disa rajone konsiderohet eksitus, ndërsa në disa të tjera konsiderohet si kundër afrodiziak.

Domatja
Ka origjinë nga Amerika dhe duhet të futej në kategorinë e frutave. Spanjollët e sollën domaten në Evropë si “molla peruane” dhe “molla e dashurisë”. Mishi i saj i ngjeshur i kuq dhe sensual mori shpejt shume famë, sepse besohej shumë në fuqinë e saj stimuluese.

keshillat.net

  • Postime: 292
  • Karma: +18/-14
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 03-01-2010, 13:09:24
Po ndonje bime me te ul epshin a ka

  • Postime: 18089
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 03-01-2010, 13:13:03
Do ishte mire ti merje gjonat pak me seriozitet...e jo si femij ne te gjitha temat ane mbane..

  • Postime: 292
  • Karma: +18/-14
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 03-01-2010, 13:18:03
Une te bera pyetje se kujtova mos dije gje ti po aha sja paske haberin me duket.

  • Postime: 2555
  • Karma: +202/-176

#4 ne: 03-01-2010, 15:19:06
mir e ka kjo na i keni bere te gjitha temat varilesh
po si nuk keni pak seriozitet puppupupupupup :D :D

  • Postime: 541
  • Karma: +20/-6
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 03-01-2010, 16:44:34
  Me tregoni a ka dicka kunder epshit se e kame te tepruar. :-[ ;)

Temat e fundit