Çfarë i josh meshkujt? - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Çfarë i josh meshkujt?

Çfarë i josh meshkujt?

· 6 · 4272

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-07-2010, 21:45:13
 

Për këtë pyetje seksologët kanë pyetur 1000 meshkuj. Ja përgjigjet e tyre, se çfarë u duket shumë seksi te një femër.

Vathët në pjesë të ndryshme të trupit: 55% e burrave iu duket shumë erotike një vathi ngulur në kërthizën e zbuluar të një femre, 25% e tyre iu duket me seksi vathët në gjinjtë e një femre, 16% në gjuhë, 13% në buzë, 63% e tyre pohojnë se nuk i durojnë dot këto budallallëqe.

Këmbët e depiluara: 75% e meshkujve mendojnë se këmbët apo trupi i padepiluar i një femre nuk i ngjall asnjë dëshirë seksuale, 70% e tyre mendojnë se vetullat e një femre janë shumë seksi, nëse janë të harkuara me kujdes, por jo shumë të holla.

Tatuazhe: 25% e të pyeturve, nuk iu duken aspak seksi tatuazhet, 40% e tyre, mendojnë se tatuazhet e fshehura në parakrahun e një femre janë shumë seksi, 46% e tyre, pëlqejnë tatuazhet në shpinë. Dhe disa prej tyre i duan mbi kërthizë. 28% tek kyçi i këmbës. Unanimisht përgjigjen sa më e vogël tatuazhi, aq më mirë.

Gjoksi: Vetëm 1/3 e meshkujve të pyetur mendojnë se gjoksi i madh është shumë seksi. Për shumicën (60%) nuk është i tiëlë. Shumica dëshirojnë përmasat mesatare të një gjoksi, ndërsa pohojnë se "Mbajtja e gjoksit në dorë dhe përkëdhelja e tij është një ndjesi shumë erotike".

Veshjet intime: Modelet më të fundit ose perizomat janë shumë popullore. 68% e meshkujve mendojnë se janë shumë seksi. Vetëm 4% e tyre nuk i pëlqejnë. Një e treta e tyre pohojnë se u duket shumë erotike, që një grua të mos mbajë veshje intime. Ndërsa shumica mendojnë: "Nuk është aspak higjienike". 50% adhurojnë materialin e mëndafshtë në përbërjen e veshjeve intime. 37% pëlqejnë modelet sportive dhe material pambuk elastik në to, 40% theksojnë reçipetat si pjesën më seksi të veshjeve intime, 5% nuk i pëlqejnë fare ato. "Sepse nuk arrijmë të kuptojnë se sa i madh është realisht gjoksi i një femre", ankohen burrat.

Thonjtë: 50% e tyre thonë, manikyri i bardhë dhe trasparent ngjan shumë erotik, në thonjtë e një femre. "Thonjtë e lyer janë shenjë që tregojnë se një grua i kushton shumë rëndësi paraqitjes", mendojnë meshkujt. Manikyri i kuq shkëlqyes është seksi për 23% të meshkujve të pyetur. Thonjtë e lyer të gishtave të këmbës, janë seksi për një në tre meshkuj.

Lëkura e nxirë: 75% e meshkujve mendojnë se s'ka gjë më seksi sesa trupi i një femre të sapokthyer nga deti. Një grua me lëkurë të nxirë duket e magjishme. 25% e tyre preferojnë femrat me lëkurë me ngjyrë të zbehtë, pasi duket më natyrale, më e drejtuar, pra më provokuese.

Bizhuteritë: 65% e burrave pëlqejnë më tepër bizhutë e argjendta në qafën ose duart e një femre. 24% pëlqejnë floririn, kurse 10% e urrejnë atë. 63% preferojnë bizhutë delikate, elegante, mundësisht ar të bardhë. 75% e meshkujve nuk i durojnë dot shumë bizhu tek një femër. "Asgjë nuk më ul më shumë interesin apo dëshirën seksuale tek një femër, sesa kur ajo është e mbuluar dingas me ojna floriri".

Sytë: 61% e burrave mendojnë se një femër që përdor syze, është shumë joshëse. "Është një vështrim inteligjent dhe i sofistikuar, ashtu siç e duam", pohojnë disa prej tyre. 16% pëlqejnë sytë që përdorin lente të ngjyrave të ndryshme.

Aroma: Duhet të jetë subtile, ja çfarë quajnë vërtet seksi në lidhje me aromën tek një femër, burrat. Parfumi i fortë, në vend të të dashurës që kam parasyve, më kujton mamanë", thotë një tjetër. 30% e tyre parapëlqejnë aromat e barishteve në parfume. 27% pëlqejnë aromat e frutave. 15% aromat e luleve të ëmbla. 25% nuk duan fare parfum. "Më pëlqen aroma natyrale e trupit të një femre, pse duhet ta maskojë më kot atë", thonë meshkujt.

Grimi: 33% e meshkujve, asgjë nuk u duket më shumë seksi sesa një femër e çliruar nga kompleksi i grimit. "Pa të, ato duken më të freskëta", mendon njëri prej tyre. Thuajse gjysma e tyre pëlqejnë një grim fare të lehtë. 18% mendojnë se buzët flakë të kuqe janë të mërzitshme dhe jo seksi. Ndonëse ka edhe nga ata që mendojnë se "buzët e kuqe janë klasike, seksi".

Këpucët: 60 % e meshkujve mendojnë se për në mbrëmje, për një natë kur ke dalë të argëtohesh, takat janë vërtet seksi. "Po tek vajzat e shkurtra, takat e larta i bëjnë të duken qesharake", thotë një tjetër. 50% e tyre duan këpucët me taka të ulëta për përdorim të përditshëm. 30% i pëlqejnë femrat me taka të ulëta, sidomos në mbrëmje elegante. "Femrat që s'përdorin taka të larta janë më të prirura drejt qejfit dhe argëtimit". Pastaj, në rastin e takave shumë të larta, shndërrohet në një kompleks edhe gjatësia e meshkujve. /Telegrafi/
« Editimi i fundit: 07-12-2020, 23:24:58 nga InfoZ »

  • Postime: 4836
  • Karma: +4/-1
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 19-07-2010, 15:20:38
Une  nuk jam dakort me shume nga ato qe jan shkruar me siper si p.sh. kepucet,thonjt.syzet,bizhuterit,vathet.etc

Mu me josh nje femer e veshur thesht,pa shume grim,pa ndonje parfum te fort qe te ben te te bije te fiket,do e preferoja pa syze qe ti shikoj syte e saj live dhe jo ne tv,pa bizhuteri se me e cmuar se ajo nuk jan bizhut,lekuren e trupit  si  origjinale si te nxire per mua njelloj eshte,thonjt nuk i shikoj fare se cfar ngjyre kan vetem te jen te shkurter qe mos me bejn vija vija.lool gjoksin me then te drejten e kam qejf pak te madh por te jet origjinal, vathet tek kerthiza nuk me pelqejn se nuk dua te thith llamorina e hekura por trupin e saj. jam dakord me kembet e debiluara se burr jam vet.lool  ketyre do ju shtoja qe te ket nje ze te embel,te flas bukur,te jet e zgjuar dhe mos te flasi shume. :D

  • Postime: 215
  • Karma: +5/-0

#2 ne: 20-07-2010, 07:51:26
Une  nuk jam dakort me shume nga ato qe jan shkruar me siper si p.sh. kepucet,thonjt.syzet,bizhuterit,vathet.etc

Mu me josh nje femer e veshur thesht,pa shume grim,pa ndonje parfum te fort qe te ben te te bije te fiket,do e preferoja pa syze qe ti shikoj syte e saj live dhe jo ne tv,pa bizhuteri se me e cmuar se ajo nuk jan bizhut,lekuren e trupit  si  origjinale si te nxire per mua njelloj eshte,thonjt nuk i shikoj fare se cfar ngjyre kan vetem te jen te shkurter qe mos me bejn vija vija.lool gjoksin me then te drejten e kam qejf pak te madh por te jet origjinal, vathet tek kerthiza nuk me pelqejn se nuk dua te thith llamorina e hekura por trupin e saj. jam dakord me kembet e debiluara se burr jam vet.lool  ketyre do ju shtoja qe te ket nje ze te embel,te flas bukur,te jet e zgjuar dhe mos te flasi shume. :D


e dikerke mire cfare do  :D :P  ke shkruar nje postim origjinal te bukur :)

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 17-06-2013, 16:25:36
mendoj nje femer joshese...nje arome e mire lekure.....dy duar qe dine sec duan...dy buze qe dine c'kerkojne dhe dy kembe qe ngrihen pupthi kur dine se i erdhi ora....

#4 ne: 17-06-2013, 17:17:12
mendoj nje femer joshese...nje arome e mire lekure.....dy duar qe dine sec duan...dy buze qe dine c'kerkojne dhe dy kembe qe ngrihen pupthi kur dine se i erdhi ora....

Kjo duhet vene ne ndonje mermer lapidari.

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#5 ne: 17-06-2013, 17:35:00
shqiptari c'kerkoi ne shekuj

Temat e fundit