Çfarë pëlqejnë gratë te një burrë? - Ndjenja

×
Hyrja
Profili

Çfarë pëlqejnë gratë te një burrë?

Çfarë pëlqejnë gratë te një burrë?

· 1 · 511

  • Postime: 21592

ne: 26-05-2020, 12:29:47
 

Nëse shpesh ju ka lindur pyetja se pas çfarë gjëje tërhiqen gratë te një burrë, ky artikull ka plot 10 të tilla.

1- Disa studime kanë treguar se meshkujt që kanë një qen, ia dalin më më mirë me femrat

2- Në këto studime femrat kanë zgjedhur më tepër meshkuj që pozojnë para një makine të shtrenjtë, apo një apartamenti të shtrenjtë që me gjasa i bën ata të duken më të pasur

3- Për një lidhje të gjatë, femrat kanë tendencën të zgjedhin meshkuj altruistë, që janë të sjellshëm dhe bëjnë vepra të mira

4- Femrat mund të pëlqejnë meshkujt në moshë, sepse ata kanë pasur kohën e nevojshme për të mbledhur më tepër të ardhura

5- Për mjekrën studime të ndryshme nxjerrin rezultate të ndryshe. Disa e vlerësojnë si shumë tërheqëse, ndërsa në të tjerë vlerësohet negativisht.

6- Paraqitja e jashtme mund të jetë një faktor, por nuk është edhe aq e rëndësishme sa mund ta mendoni. Në studime, femrat kanë zgjedhur meshkujt e veshur mirë e të bukur për lidhje të shkurtra, por kjo nuk ka ndodhur për lidhjet e gjata.

7- Sensi i humorit është i rëndësishëm për femrat dhe shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se kjo e bën mashkullin të duket më intelegjent

8- Femrat kanë vlerësuar lart ata meshkuj që ndërmarrin akte heroike. Kjo përfshin shpëtimin e jetëve njerëzore, gjuetinë për ushqim si dhe lojën me flakët.

9- Studimet e fundit kanë arritur në konluzionin se të luash fort mund të jetë një taktikë efektive. Të mos jesh i disponueshëm e bën femrën që ta dëshirojë akoma edhe më tepër një mashkull.

10- Gratë në mbarë botën i perceptojnë meshkujt si më tërheqës kur vishen me të kuqe.
Lapsi.al

Temat e fundit