Une mendoj per djemte duhet te jete mosha
28-35 ndersa per vajzat
25-30 vjec, kur pjekuria dhe ndergjegjesia eshte me e forte.
Nuk jam dakort me grup-moshat qe keni vendosur me siper... sikurse nuk jam dakort me mendimin se per vajzat eshte mire te martohen rreth moshes 20-22 :???
Ne ate moshe... ato akoma nuk dine se cfare kerkojne nga jeta (?!)... jane ne rritje e siper jo vetem ne edukimin e zhvillimin te personalitetit te tyre... por dhe te shume faktoreve te tjere jetesore. Pastaj, nese martohesh rreth 20-22... atehere kur i bie te kesh njohur njeriun qe do te martohesh e boten perreth...he'? Kur keshtu... ne moshen e adoleshences? Ne ate moshe kur nuk di c'eshte te mbash veten e c'eshte te jesh i pergjegjshem... ne ate moshe kur cdo gje te duket me ngjyra nga me te ndryshmet?
Realiteti ka treguar se njerezit qe martohen shume te rinj ndahen dhe shume shpejt... sepse nuk arriten te njiheshin midis njeri tjetrit ashtu sic duhet sikurse nuk arriten te dashuroheshin, nuk arriten te kuptojne partnerin e tyre dhe pergjegjesite qe vijne sebashku me lidhjen martesore dhe faktin qe nuk jane me te rinj por TE RRITUR''.
Ne ate moshe... njeriu akoma nuk njeh dhe gjysmen e vetes se tij, cfare kerkon e deshiron... e jo me te mendoj dhe per nje njeri te dyte ne jeten e tij.
Tani jam shume ne dijeni qe ka njerez qe jane martuar me heret dhe qe bejne nje jete normale me ate qe kane marr, por te pakta... shume te pakta jane keto raste.
Nuk jemi me ne kohet e hereshme, kur martoheshe qe 16-18 vjec, a ne mos me heret... kohet, njerezit, kerkesat, deshirat, ambiciet etj etj kane ndryshuar shume qe nga ajo kohe.
Secili partner kerkon ne radhe te pare, perfundimin e arsimit te tij/sajen, kerkon nje fare sigurie ne jete ne lidhje me karieren... keto nuk arrihen kollaj nese martohesh qe sa hyn ne universitet. Po te la burri pas 5-10 vjetesh, e'... C'mund te bej nje femer atehere? Mos valle, duhet te filloj cdo gje nga e para ... me shkolle e cdo gje tjeter?
Me falni, e zgjata pak si shume... por une keshtu mendoj persa i perket pyetjes ne kete teme.
Me respekt
SmiLey
