Dashuria me lule - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Dashuria me lule

Dashuria me lule

· 3 · 922

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-10-2010, 14:33:21
Jeni të turpshëm dhe mendoni se me fjalë e keni të vështirë të shprehni ndjenjat tuaja? Mos u shqetësoni! Ndonjëherë mjafton një lule që përcjell kuptimin e asaj që ju doni të thoni.



Për të shprehur dashurinë e parë apo lindjen e një miqësie të bukur mund të zgjidhni një tufë me Margarita të bardha, ose të njohura ndryshe si margaritar e fushës, që janë simbol i pafajësisë; një zambak të bardhë uji që përfaqëson pastërtinë apo një tufë me gonxhe trëndafili të bardhë ose të kuq që të tregojnë klasë dhe ëmbëlsi. Dashuria e zjarrtë dhe pasionale mund të shprehet me trëndafila të kuq me bisht të gjatë ose me karafila të kuq (edhe pse në disa tradita popullore thuhet se karafilat kanë mbirë prej lotëve të Shën Mërisë dhe janë një simbol i shenjtë).

Xhelozia? Për ta shprehur këtë ndjenjë duhen trëndafila të verdhë, ndërsa për të treguar brishtësinë e ndjenjave është perfekt lulja e pemës së trëndafilit, me lulet që çelin dhe vyshken shpejt. Përvjetor fejese apo martesë? Përvjetor në punë? Mund të përdorni lulet e vjollcës,në nuancë nga e kuqja në vjollcë, që shprehin besimin absolut. Autovlerësimi dhe paaftësia për të dashur manifestohet me lulen e narcizit. Historia e kësaj luleje lidhet me legjendën e djalit me emrin Narciz, një i ri i cuditshëm i cili ra në ujin e liqenit ndërsa admironte imazhin e tij të pasqyruar dhe kërkonte ta merrte.

Dëshirë për t’ia nisur nga e para? Lulja e duhur është agulicja. Mund t’ia dhurosh një mikeshe që po nis një aventurë të re me një koleg ose që po fillon një punë të re. Për të ngushëlluar njerëzit tuaj për diçka të trishtë që kanë kaluar mjafton një tufë me lulëkuqe. Je grindur me dikë dhe je në dyshim për ndjenjat që ju lidhin bashkë? Tento të dhurosh karafila të verdhë. Dhe në fund…nëse shefi ose shefja të fton për një darkë, kujtohu që të marrësh një tufë me tulipanë; këto lule të mrekullueshme janë me origjinë nga Turqia.

  • Postime: 277
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 28-10-2010, 15:06:29


Mister x don dashuri me gjemba qe ta therin fort ... .... :D

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 28-10-2010, 17:28:22
Shpeshhere eshte me mire te flasesh... :D

Temat e fundit