×

Sondazh

A i keni thene ndonjerit te dua ne internet?

PO!
114 (57%)
JO!
86 (43%)

Numri i anetareve qe votuan: 163

Dashuria ne internet - realitet i ri

Vizitor · 503 · 38704

Dashuria ne internet - realitet i ri

Vizitor · 503 · 38704

  • Postime: 45
  • Gjinia: Mashkull
niemand
#100 ne: 19-08-2005, 19:29:20
T'them te drejten un me gocen qe tani jetoj jam njoftua nga Interneti , qe nga 2002 , per me shum ateher ishte koha qe sa kishte fillua qe ajo te futet ne internet dhe kur un i fola dhe i kerkova i thash qe a mund te takohemi ne Gjilan ne pushim kur te vajtesh veres me tha OK dhe i dhash NR e cell tim , dhe kshtu filloi dashuria , dhe ne 2004 U fejuam..

Dhe tani jemi bashk..!

Kshtu qe vertet po ekzistoke edhe dashuria per mes internetit.!

Gjith te mirat

  • Postime: 1533
Karatisti
#101 ne: 19-08-2005, 21:22:44
Nese gjyshja ime eshte martuar pa e pare kurre me pare burrin e saj dhe jetoi bashk me te 50 vite atehere cdogje eshte e mundur :D
E mundur them jo me teper!

  • Postime: 193
  • Gjinia: Femer
*KiSsEs*
#102 ne: 20-08-2005, 02:04:50
Shume njerez, me sa shof un kan opinione shume te ndryshme per "dashurine", prandaj dhe ca besojne qe mundet te ndodhi ose te kunderten. Per mendimin tim dashuria nuk ka te bej fare, nese e shef njeriun live, ose e puth, etj. etj.(puthja dhe prekja jan "shprehje dashurie" por jo "dashuri") Per mendimin tim kjo nuk eshte dashuri, po thjesht nje tundim... Kurse ne internet pavaresishte qe nuk e sheh...ti harrin te kumunikosh me te...dhe ta njohesh si njeri...eshte e vertet qe nuk e sheh ne sy, prandaj edhe duhet te kujdesesh dhe te vleresosh se me ke flet. (Duhet te keni parasysh qe dhe nese njeriun e sheh live...ka shume genjeshtar te mrekullueshem qe te bejne ti besosh.) Nese te dyja palet jan te sinqert me njeri tjetrin dhe me ndjenjat e tyre...mendoj se mundet te "bien ne dashuri". ...    Ka njerez qe mendojne  qe dashuri eshte e fokusuar rreth seksit ose me pamja e jashteme...ka te tjer qe mendojne se dashuria eshte eshte shpirterore... Eshte e veshtire te gjesh njeriun e zemres...por nese mendon se cfare po ndjen eshte "dashuri" dhe athere mendoj qe duhet te degjosh zemren dhe te shuash kuriozitetin....

Me falni se e zgjata shumeeeee!! :-[

Gjumash shume tem interesante :)

Komplimenti!!!

*KiSsEs*
mishel
#103 ne: 20-08-2005, 06:44:43
e besoj qe ekziston...dhe qe ndodh...cdo njeri nganjehere ka nevoje te dali jashte kornizave....dhe te provoj tendencat e reja....por vjen nje moment qe duhet te ecesh serisht me kembe ne toke...dhe shija qe te mbetet..duhet te jete e hidhur..nuk e di, mbase ata qe e kane provuar duhet ta dine me mire...ja kalofshi sa me mire!!!!!!!!!!!

  • Postime: 7049
  • Gjinia: Femer
erlehta
#104 ne: 20-08-2005, 07:54:15
Njoh disa raste ku dashuria ne internet ka funksionuar.
Jete te lumtur :)

  • Postime: 309
  • Gjinia: Mashkull
nobody
#105 ne: 20-08-2005, 10:15:57
Unë do thoja se mënyra më e mirë dhe e lehtë për ta njohur partnerin është sot ajo përmes internetit.Këtu sheh njeriu qartë se kush çfarë mendimesh dhe qëndrimesh ka për jetën dhe fenomenet që e rrethojnë.Nëse nga tëra përgjigjjet e një përsoni ku ai ka shkruar në forum,për pyetjet që janë bërë shiqohen ,do të fitohet një pasqyrë e vërtetë mbi atë përson,përveq dukjes fizike,gjinisë dhe moshës(që shumica i mbajnë sekrete).Mbetet pastaj vetëm të njihen fizikisht,që është më pak e vështirë me njohjen mendore dhe shpirtërore!

  • Postime: 1293
  • Gjinia: Femer
Bruna Isolana
#106 ne: 20-08-2005, 11:29:32
Jojo: S'i besoj internetit. Atyre njerezve qe jane te paftyre, ekrani u jep mbrojtje.

Dashuria? Ajo eshte ne boten reale.....dilni dhe kerkojeni. Mos harxhoni kohe me njerez qe ndoshta s'egzistojne! ;) (egzistojne si fizik....por ndoshta s'jane ashtu si e paraqesin veten).

good luck people!

  • Postime: 5
dreamcatcher
#107 ne: 05-09-2005, 12:07:48
Koheve te fundit ky fenomen eshte bere si diqka e zakoneshme, te mendoja me heret se mund te gjesh fatin e jetes ne permjet internetit per mua kjo do te ishte absurde mirepo tani me nuk mendoi keshtu arsyeja eshte se tash me ka ndodhur nje gje e tille .

  • Postime: 309
  • Gjinia: Mashkull
nobody
#108 ne: 05-09-2005, 12:21:18
Jojo: S'i besoj internetit. Atyre njerezve qe jane te paftyre, ekrani u jep mbrojtje.

Dashuria? Ajo eshte ne boten reale.....dilni dhe kerkojeni. Mos harxhoni kohe me njerez qe ndoshta s'egzistojne! ;) (egzistojne si fizik....por ndoshta s'jane ashtu si e paraqesin veten).

good luck people!
Kërkimi i fatit në internet është më i lirë se ai nëpër rrugë dhe diskoteka.Këtu s`ka nevojë për kosmetikë,parfume,frizurë,kostume,para,etj.etj.çka  kërkon rruga dhe lokalet,por vetëm përqëndrim para ekranit.Këtu mungon dukja e jashtme,por a thua ata që i takon në rrugë i njeh më mirë njeriu?
Pas njohjes së shpirtit duhet të pasojë dhe njohja e trupit për ate(femër ose mashkull) që kërkon lidhje të përhershme,por jo e kundërta edhe pasi të dyja janë të nevojshme.

  • Postime: 14
kulter
#109 ne: 05-09-2005, 13:51:54
Dashuria eshte nje teme shume e gjere ne vete qe mund te ngreje biseda te pafund. Secili e koncepton ne menyren e tij dhe e vetmja gje qe eshte e perbashket per njerezit eshte ndjenja qe te jep dhe jo menyra se si e gjejne. Secilin ka menyren tij. Interneti te jep mundesi per njohuri dhe shoqeri te reja, nje gje shume e bukur ne thelbin e saj e cila mund te lindi dicka me teper nqs te jipet mundesia te njihesh nga afer me te tjeret, por per dashuri pa u pare...mua me duket se eshte e pamundur (por po e them prape, secilin ka konceptin e tij se c'eshte dashuria). Personalisht e them per dy arsye, e para qe eshte me e thjeshte: nqs nuk te pelqen paraqitja e tjetrit gjerat komplikohen sado i mire te jete komunikimi. Kurse e dyta eshte qe nepermjet internetit(ose telefonit ose korenspondences qe mos i veme fajin vetem internetit) mungon balancimi i maredhenjes. Qe tju jap nje shembull nje cift qe ecen ne rruge mund ta tregoj dashurine dhe pa folur. Nga menyra e ndejtjes nga shprehjet e fytyres dhe nga gjuha e trupit ne pergjithesi. Pa keto per mua s'mund te kete dashuri.
     
  • Postime: 309
  • Gjinia: Mashkull
nobody
#110 ne: 05-09-2005, 14:23:14

Pa këto s`mund të ketë dashuri por sex po se po!Sidoqoftë ne nuk po vendosim këtu rregulla as ligje,secili le të veprojë si t`i duket më mirë,fundja tï provojnë të gjitha variantat!

  • Postime: 1293
  • Gjinia: Femer
Bruna Isolana
#111 ne: 05-09-2005, 15:09:36
Kërkimi i fatit në internet është më i lirë se ai nëpër rrugë dhe diskoteka.Këtu s`ka nevojë për kosmetikë,parfume,frizurë,kostume,para,etj.etj.çka kërkon rruga dhe lokalet,por vetëm përqëndrim para ekranit.Këtu mungon dukja e jashtme,por a thua ata që i takon në rrugë i njeh më mirë njeriu?
Pas njohjes së shpirtit duhet të pasojë dhe njohja e trupit për ate(femër ose mashkull) që kërkon lidhje të përhershme,por jo e kundërta edhe pasi të dyja janë të nevojshme.

Kush tha qe njeriu i jetes duhet njohur ne rruge apo diskoteke? ;)

  • Postime: 309
  • Gjinia: Mashkull
nobody
#112 ne: 05-09-2005, 15:14:31
Kush tha qe njeriu i jetes duhet njohur ne rruge apo diskoteke? ;)
NJeriu i jetës nuk duhet...por mund te gjindet edhe në rrugë dhe në diskotekë dhe gjetiu!Asnjë kufi dhe përcaktim  për diçka të tillë nuk ekziston!

  • Postime: 455
  • Gjinia: Mashkull
php
#113 ne: 05-09-2005, 16:21:05
Tung njez.

 Une mund te ju them diqka nje shok i imii ngusht eshte dhe tani ai ne internet eshte fejuar  si vjet nga interneti dhe ka pas dashuri 100% dashuri dashuri ma te qmendru as nje her skam pan jeri vetm ne mob rrishin tu e thirrn jeri tjterin dhe keshtu qe si vjet jan taku dhe jan feju e martu e tash ai shoki im shkon jeton te ajo tash ne eurp spo ja caktoj shtetin se ku :P
 
 Keshtu  qe eshte e veret 2 shok te mi kan pas fat jan feju e martu ne internet dhe eshte shum e veret qe egziston.
 
 Po une per veti se perferoj internetin shum bisedat ne internet se duhet njeri te hup shum kohe me muaj e me vite deri te vjen dita per me u taku e ashtu une skam nerva.
 
 Tyner neper gradha  neper kodara kallamoqa e ku ta di une qka kan hjek more zot kuku e tash njeri u dal interneti :P.

 Tung njez ju pershnedes

  • Postime: 14
kulter
#114 ne: 05-09-2005, 18:09:25
Pa këto s`mund të ketë dashuri por sex po se po!Sidoqoftë ne nuk po vendosim këtu rregulla as ligje,secili le të veprojë si t`i duket më mirë,fundja tï provojnë të gjitha variantat!

Nobody nuk perqendrohem vetem ne aspektin e takimit  te dy personave si e vetmja ane qe mund te linde dashurine (dhe kur e kam fjalen per takim nuk nenkuptoj sesksin ne menyre vulgare te fjales, por flas per ato gjeste te vogla dashurie qe ben nje cift kur eshte bashke) Ajo qe thashe eshte qe dashuri s'mund te kete po qe se nuk ekziston kjo maredhenie ashtu sic dashuri s'mund te kete po mungoi perputhja e karaktereve. Jane dy anet e te njejtes monedhe. Nuk besoj qe dy njerez mund te bien ne dashuri kur nuk pelqejne njeri tjetrin dhe kjo ka te beje me cdo aspekt dhe  nga ana fizike dhe nga ana shpirterore.  Vetem te dyja perbejne teresine. Fakti eshte qe interneti perjashton anen fizike. Prandaj besoj qe interneti kufizohet tek njohuria dhe jo tek dashuria. Nqs keni akoma dyshimet tuaja bejini nje pyetje vetes: nqs nje dashuri lind ne internet a do te mbijetonte kjo dashuri (e cila do kufizohej vetem ne komunikimin midis personave) nqs nuk do ekzistonte mudesia keto persona te takoheshin, apo kur te takohenin mos pelqenin njeri tjetrin? S'besoj qe eshte nevoja te behem me i qarte. Sic thashe dhe ne fillim dashuria si teme ne vete ngre shume diskutime dhe varet nga subjektiviteti dhe eksperiencat e secilit. Arsyet e ndjenjes se dashurise jane me te thella dhe hyjne ne degen e psikologjise por me duket se s'eshte rasti te hyj kaq thelle ne kete teme. Kuptohet qe mendimet e te gjitheve jane te respektuara.
Pershendetje te gjitheve and...well, whatever makes you happy

  • Postime: 309
  • Gjinia: Mashkull
nobody
#115 ne: 05-09-2005, 18:26:17

I /e nderuar  kulter!
Dashuria në internet,sikur e the ti, nuk ekziston.Ekziston mundësia e njoftimit të personave,me shkrime,fotografi,Webcam(kamerë me zë).Unë mendoj se këto kushte për të gjetur partner janë shumë të mira dhe  jo të kushtueshme.Dihet se më mirë njoftohet njeriu me një vajzë-djalë në shkollë,fakultet,etj,ku gjindet në afërsi fizike me te,por duke patur parasysh që sot,jo vetëm ne shqiptarët,por edhe popujt tjerë të botës janë në kërkim të jetës ideale të tyre më shumë se kurrë,dhe që ndërrimi i vendbanimeve po edhe i shteteve e kontinenteve është prezent më shumë se asnjëherë më parë,atëherë komunikimi dhe kërkimi i mbetet internetit për kohën që po kalojmë!
Unë njoh tri çifte që janë   martuar përmes njoftimit në internet dhe të them të drejtën meqë i kam të njohur,asnjë problem apo moskuptim ende nuk ka në mesin e tyre...sepse duket që i kanë sheshuar problemet e mundëshme para se të takoheshin!

  • Postime: 1293
  • Gjinia: Femer
Bruna Isolana
#116 ne: 06-09-2005, 00:19:01
NJeriu i jetës nuk duhet...por mund te gjindet edhe në rrugë dhe në diskotekë dhe gjetiu!Asnjë kufi dhe përcaktim për diçka të tillë nuk ekziston!
E vertete por realiteti eshte se varet se c'njeri je...dhe ne baze te kesaj ato vende qe frekuenton, atje mund ta gjesh dhe partnerin e jetes. ;)

Une s'shkoj ne disko. Mendon se do ta gjej atje? Lol. Pastaj ato njerez qe shkojne ne disko e pijne alkol s'do me pershtateshin me personalitetin tim. Po ashtu dhe ne rruge....s'ka mundesi qe 1 person si puna ime ta takoje njeriun e ardhshem ne rruge. Si? Do me bien librat dhe ky do me ndihmoje? Lol.

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#117 ne: 06-09-2005, 11:42:43
Njoh dy raste qe kane perfunduar ne martese dhe po funksionojne per bukuri.
Mua sme ka ndodhe,por nuk them perfundimisht se eshte e pamundur. :)

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#118 ne: 13-09-2005, 11:40:14
E mundshme,por jo edhe e realizueshme per te gjithe ^o)

  • Postime: 1460
U.J.K.U
#119 ne: 20-09-2005, 08:03:10
E po po te ishte e realizushme per te gjithe do ishte bo deti kos pastaj :P

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer
Elektra
#120 ne: 20-09-2005, 10:35:32
E po po te ishte e realizushme per te gjithe do ishte bo deti kos pastaj :P

Ashtu eshte. ;)

  • Postime: 34
tik,tak
#121 ne: 20-09-2005, 20:08:24
ashtu eshte

  • Postime: 8132
  • Gjinia: Femer
AngelDeviled
#122 ne: 21-09-2005, 20:29:30
Qe thoni ju.. pertova ti lexoja te tera postimet por lexova ca.
Vete tema te fut ne diskutim per nje fakt te pasqaruar: Diskutohet mbi dashurine qe lind e zhvillohet ne internet apo mbi nje dashuri te mundshme me dike qe e ke njohur ne internet.
Per mendimin tim e para eshte paksa e veshtire per vete faktin se eshte pak e pamundur per dy persona te mbajne nje lidhje qe te jete tamam dashuri pa pasur nje shprese per tu takuar asnjehere. Por edhe ndodh.
Ndersa rasti i dyte per mua eshte komplet normal. Te mendosh se njerezit sot nuk kane kohe te dalin e te ulen ne park e te gjuajne, ose te shkojne ne club e te njohin dike, te njohin dike ne pune mund t'ju duket jashte vendi... e keshtu qe futen diku ne nje cope hapesire ne internet e njohin dike.. prezantohen, flasin per interesat e ku di une dhe vendosin te takohen. Aty.. mund te linde dashuri, ose jo... e perseri nje dite kur ti pyesin do thone: Lindi ne internet...
:)
Ky eshte mendimi im.

  • Postime: 49
ivymaster
#123 ne: 02-10-2005, 02:54:19

Jam komplet dakort me ty.

Plus, shumicen e rasteve kjo ndosh kur te dy personat ne fjale takohen rastesisht. Si i thone ne anglisht "when they are not looking/hunting". Kjo eshte me e vertete. Plus ne internet nuk ka implikime trupore si psh: interes vetem per nji nate (one nighter) etj. Shumica biles lindin edhe para se personate te njohin njeri tjetrin nga pamja fizike. Eshte thjesht dashuri shpirterore. Bie ne dashuri me shpirtin e tjetrit ose ne disa raste me ate ane te shpirtit te tjetrt qe ai/ajo vendos te shpalose per ty...

  • Postime: 183
  • Gjinia: Mashkull
[TRAFIKER OF COLUMBIA]
#124 ne: 15-10-2005, 10:32:32
Qe thoni ju.. pertova ti lexoja te tera postimet por lexova ca.
Vete tema te fut ne diskutim per nje fakt te pasqaruar: Diskutohet mbi dashurine qe lind e zhvillohet ne internet apo mbi nje dashuri te mundshme me dike qe e ke njohur ne internet.
Per mendimin tim e para eshte paksa e veshtire per vete faktin se eshte pak e pamundur per dy persona te mbajne nje lidhje qe te jete tamam dashuri pa pasur nje shprese per tu takuar asnjehere. Por edhe ndodh.
Ndersa rasti i dyte per mua eshte komplet normal. Te mendosh se njerezit sot nuk kane kohe te dalin e te ulen ne park e te gjuajne, ose te shkojne ne club e te njohin dike, te njohin dike ne pune mund t'ju duket jashte vendi... e keshtu qe futen diku ne nje cope hapesire ne internet e njohin dike.. prezantohen, flasin per interesat e ku di une dhe vendosin te takohen. Aty.. mund te linde dashuri, ose jo... e perseri nje dite kur ti pyesin do thone: Lindi ne internet...
:)
Ky eshte mendimi im.
Si duket me ke lecuar ne mendje jam plotesish dakorte.
 
dashuria chat

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:19:51
nga InfoZ
dashuria chat shqip

Nisur nga InfoZRubrika Parapre

Postimi i fundit 21-05-2020, 01:19:14
nga InfoZ
Tash ku je dashuria ime?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 11:56:40
nga InfoZ
Dashuria e ka nje kufi...ai quhet dinjitet

Nisur nga analisaRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 30-01-2020, 08:22:42
nga M A X
Dashuria dhe palestra (flirt & fitness)

Nisur nga M A XRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 24-01-2020, 15:24:19
nga M A X