Dashuria ne internet - realitet i ri - 11 - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sondazh

A i keni thene ndonjerit te dua ne internet?

PO!
114 (57%)
JO!
86 (43%)

Numri i anetareve qe votuan: 163

Dashuria ne internet - realitet i ri

Vizitor · 506 · 42278

Dashuria ne internet - realitet i ri

Vizitor · 506 · 42278

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0

#250 ne: 19-06-2010, 00:37:47
e vertet eshte dashuria mes internetit une vet jam dashuru mes internetit.perpara nuk kam besu.qe dy vite konataktoj me nje djal por ende nuk jemi taku shpresoj ket ver dot takomi.nga ana ime gjithmon e kam tregu realitetin dhe shum e sinqert jam kan ndaj ti,aq shum qe jam e lidhur me at aq shum e du sa qe shumica prej juve nuk e besojn.e pres takimin me ta me pa durim.dhe nje deshta tju tregoj qe dy vite jam e orjetum nga aj sa qe meshkuj tjer edhe pse kom pas oferta edhe live me u taku me ta nuk kom pranu shkaku se e ndi veten mire me ket ne internet edhe du ti qendroj besnik.e pranoj qe nuk e kom pas let shpesh her kam qen e hutume shpesh her kam qen e trishtume shpesh her kam pas frik se e humbi se largesija ka qen ne pytje.e di qe kam rreziku qe kam prit qekaq gjat takimin me ta e ndjej se nje dit dot bashkohem edhe dot kalojm mire

  • Postime: 4313
  • Karma: +58/-13
  • Gjinia: Mashkull

#251 ne: 19-06-2010, 01:13:24
Ja si eshte puna e dashurise ne internet.. :D





Kurse ty Lisa te uroj shume fat..

  • Postime: 359
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Femer

#252 ne: 21-06-2010, 15:02:41
e vertet eshte dashuria mes internetit une vet jam dashuru mes internetit.perpara nuk kam besu.qe dy vite konataktoj me nje djal por ende nuk jemi taku shpresoj ket ver dot takomi.nga ana ime gjithmon e kam tregu realitetin dhe shum e sinqert jam kan ndaj ti,aq shum qe jam e lidhur me at aq shum e du sa qe shumica prej juve nuk e besojn.e pres takimin me ta me pa durim.dhe nje deshta tju tregoj qe dy vite jam e orjetum nga aj sa qe meshkuj tjer edhe pse kom pas oferta edhe live me u taku me ta nuk kom pranu shkaku se e ndi veten mire me ket ne internet edhe du ti qendroj besnik.e pranoj qe nuk e kom pas let shpesh her kam qen e hutume shpesh her kam qen e trishtume shpesh her kam pas frik se e humbi se largesija ka qen ne pytje.e di qe kam rreziku qe kam prit qekaq gjat takimin me ta e ndjej se nje dit dot bashkohem edhe dot kalojm mire
ishalla sa ma shpejt bashkoheni dhe e doni njeri tjetrin sikurse tash qe e doni...jet te gjat e te lumtur  :perqafim

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#253 ne: 21-06-2010, 15:13:01
Gomarlliku ne internet thuj.. :D

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#254 ne: 21-06-2010, 15:42:46

"I dashuri miku im. Më pëlqen t'ia fillon shkrimet e mija sikur të ishin në mesin e bisedës. Unë shtirem sikur të jemi miq të vjetër dhe më të ngushtë, përkundër asaj që ne jemi në të vërtet njerëz të cilët nuk e dijmë emrin e njëri tjetrit dhe se jemi takuar në dhomën e bisedave elektronike, për të cilën ne të dy pretendojmë se kurrë më parë nuk kemi qenë atje.''


Ç'farë do të më thotë sot ai, unë mendoj. E kyqi kompjuterin, e pres me padurim deri sa të aktivizohet, futem në lidhje dhe fryma më ndale në mushkëri kur i dëgjoj tri fjalë të vogla: "JU KA ARDHUR POSTA ELEKTRONIKE". Nuk dëgjoj asgjë, asnjë zë nëpër rrugët e Nju Jorkut. Vetëm rrahjet e zemrës sime. Më ka arritur posta elektronike, nga ti."

A është "dashuri e vërtetë" dashuria në Internet?

Në realitetin e ri, realitetin virtuel çdo ditë lidhen gjithnjë e më tepër njerëz. Komunikimi i drejtëpërdrejtë përmes shfrytëzuesve të internetit në cilën do shtet a qytet, i mënjanon largësitë gjeografike, dhe ofron liri të plotë të të shprehurit. Këmbimi i mendimeve, ideve, qëndrimeve bën që njerëzit të afrohen, të lirohen nga pakënaqësitë, paragjykimet dhe paaftësitë që shfaqen në komunikimet "sy më sy". Ky lloj i mediumit për komunikim të shpejtë dhe kryerje të shpejtë të punëve, po bëhet medium për të dashuruarit. Dashuria përmes Internetit është dukuri e re të cilën ende nuk e kanë studiuar mire psikologët dhe sociologët.

Si njoftohen njerëzit?

Të njoftohesh përmes Internetit, kjo nuk është aspak e vështirë. Mjafton të kyqeni në forume, grupe të ndryshme të diskusioneve, dhoma të diskuioneve, dhe për një kohë të shkurtër do të keni me dhjetëra letra elektronike. Aq më tepër nëse keni faqe personale, vet do t'ju lajmërohen njerëzit anë e mbanë botës. Dhe këshu gjithçka fillon me një bisedë të thjeshtë rreth një teme me një person ende të panjohur për ju, dhe natyrisht nëse ajo bisedë bëhet interesante, me të përsëritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnerëve potencial për biseda të këtilla është i pafundë.

Shumë njerëz mendojnë se dashuria përmes Internetit është kurth dhe për një gjë të tillë nuk duhet diskutuar. Pa marrë parasysh se kush ndodhet në anën tjetër të rrjetit, pa marrë parasysh përmbajtjen e letrave, porosive, vërtet, krejt çka dijmë për personin tjetër janë shkrimet e tija elektronike? Shumëkush mendon se të dashurohesh përmes internetit pa e njohur fizikisht një person, është njëjtë sikur të dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithçka paraqet rezultatin e imagjinatës dhe frazave të thurura me mjeshtri. Por a është vërtet pikërish kështu?

Një nga karakteristikat themelore të komunikimit përmes internetit është anonimiteti. Kjo mundëson lirinë e të shprehurit, të qëndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazën e njohjes së njerëzve. Njohja rrjedhë më shpejtë, nga brenda - jashtë, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmërinë, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithçka që personin në anën tjetër të rrjetit e bënë të veçantë.

Kryesore në komunikimet mes njerëzve përmes kompjuterit janë fjalët. E fjalët i janë dhënë njeriut që më mire t'i fsheh mendimet e veta, thotë një proverb. Megjithatë gjithçka duhet të merret me rrezervë. Përderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundësi të lirisë së të shprehurit të mendimeve, sinqeritetit, guximit, të tjerëve u ofronë mundësi për të servuar gënjeshtra, për të mashtruar dhe trilluar. Të gjithë që dëshirojnë kanë çasje në të. Prandaj mashtrimet nuk janë mangësi e mediumit të këtillë, po ato janë mangësi që tregojnë mangësitë individuale të njeriut.

Cilët janë përparësitë e njohjes përmes Internetit?

Padyshimë se përparësitë janë më të shumtë, por ne do t'i numërojmë këtu vetëm disa:

1. Gjasat për të takuar personat e shpirtit janë të zgjeruar dhe përfshinë krejt botën,

2. Njoftimet bëhen në bazë të interesave të përbashkëta, e kjo shpesh shpien në mirëkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikuj. Njoftimet bëhen në bazë të atraktivitetit miqësisë dhe dashurisë.

3. Nuk ekziston palakmueshmëri apo pasiguri, sikurse në takimet e drejtëpërdrejta. Njerëzit anojnë t' i zbulojnë më shpejtë mendimet dhe qëndrimet e veta në këtë mënyrë.

4. Pasi që ka mundësi të editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janë më koncize, më përmbajtësore dhe të paramenduara mire.

5. Ndjenja e vetmisë gati nuk ekzison, ngase gjithnjë del dikush që është në disponim të komunikoj me ju.

Cilët janë mangësitë e njohjes përmes Internetit?

1. Mungesa e gjesteve përcjellëse si: ngjyra e zërit apo e shprehjeve të fytyrës që flasin shumë, mungesa e afërsisë fizike.

2. Mungesa e erës, shijes dhe prekjes.

3. Keqkuptimi në komunikim (për shkak të mënyrës së interpretimit fiks dhe vonesës së shkrimeve në rrjetë).

4. Jo sinqeriteti i personave që e keqpërdorin këtë medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dëshiron të argëtohet në logari tuajin, pastja, gënjimet për punën, luajta e roleve, gënjimi për statusin martesor, fëmijët, gjininë, moshën… dhe gjithnjë ka të tillë që gënjejnë dhe të tillë që besojnë.

5. Edhepse ekziston mundësia e këmbimit të fotografive, dëgjimit të zërit etj., prap se prapë mungesa e prekjes, shikimit në sy, intonimit të zërit dhe vetë fluidi i kontaktit shpirtëror (parandjenja kur takohesh me një person, apo përshtypja e parë fizike) mungojnë. Ata që mashtrojnë, madje mund t'ua dërgojnë fotografin e dikujt tjetër, zëri mund të jetë i tjetërkujt, shkrimet po ashtu. Mund të gënjejnë edhe për përkatësinë etnike, bindjet fetare, gjininë, etj.

Sa është reale dashuria virtuele?

Për t'u përgjigjur se sa është reale dashuria përmes internetit, le ta definojmë së pari se çka nënkupton fjala dashuri e vërtetë? E këtë për fat të keq nuk mund ta përshkruajm apo jo. Atë vetëm mund ta ndjejmë. Ajo është gjendje për të cilën dijmë pa pyetur asgjë. Edhepse nuk mund ta përshkruajm, jemi të bindur se dijmë ta njohim dashurinë e vërtetë. Kjo e tëra mund të ndodh ngase asgjë nuk varet nga ne. Ajo vje kur nuk e presim, dhe shkon kur të dëshiroj vet, papritmas.

Dashurinë më kot mundohemi ta etiketojmë dhe ta klasifikojmë. Çdo dashuri është unike. Pamundësia e definimit të një ndjenje të tillë e mbështjellë atë me me një vello të misteriozitetit. Pikërisht edhe interneti është vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje edhe në jetën e përditshme dhe takimet fizike, të gjitha dashuritë nuk janë të vërteta. Disa tregohen si dashuri të mëdha dhe jetojnë përherë, të tjerat vdesin që në vjeshtën e pare.

E çka është ajo që na tërhjekë te personi tjetër? Çka e bënë të veçantë personin që e duam prej njerëzve tjerë? Pse është në qendër të vëmendjes sonë personi ynë zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrën? Prej çka përbëhet dashuria e vërtetë? Si të dalohet ajo?

Më duhet të pranoj se nuk e di! Ai apo ajo që mundohet ta përshkruaj dashurinë, thjesht gënjen.

Megjithatë mund të vendosim një paralele deri diku mes dashurisë së vërtetë dhe asaj virutele. Ajo që na tërhjek në dashurinë e jetës reale është se njoftohemi me personin në shkollë, punë, fakultet, qytet, autobus etj. Vëmendjen na e fiton pamja, zëri, ecja, buzëqeshja, flokët, qëndrimi. Edhepse nuk dijmë shumë e ndjejmë tërhekjen fizike. Imagjinata e jonë, nën ndikimin e dëshirave dhe kërkesave tona bën seleksionim në bazë të kritereve të pamjes së jashtme dhe krejt vetive tjera të përmendura më lartë. Për këtë në shumicën e rasteve gjurmojmë edhe më tej për t'u bindur se personi që na tërhjek është i/e qëlluar çfarë e kemi ëndëruar përherë.

Në dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vëmendjen na e tërhjek stili i të shprehurit, reflektimi i personalitetit të dikujt. Kureshtja jonë shpejt kënaqet ngase më shpejtë mësojmë për të, në bazë të ideve, mendimeve të thëna. Këtu njihemi me personalitetin e brendshëm dhe zakonisht këmbejmë porosi me shpirta të ngjashëm si ne. Dhe e gjith kjo në bazë të cilave kriteriume na bënë të dashurohemi në të? Pikërisht sikurse edhe në dashurinë e vërtetë, në bazë të një gjëje të padefinuar, për të cilën din vëtëm zemra. Imagjinata është ajo që i mbushë zbrazëtirat mes reshtave. Rreziku që të jemi të mashtruar është po aq sa edhe në jetën reale të vërtetë.

Edhe në njërën edhe në tjetrën realitet, çifti njoftohet dhe afrohet përmes bisedës. Në të dyja rastet, të dy partnered përpiqen ta tregojnë anëne vetësa më pozitive. Mua nuk më duket se gjithnjë mund ta lexojmë të vërtetën nga sytë e dikujt. Shpesh na ndodh që të jemi të bindur se e kemi gjetur personin e vërtetë dhe pas një kohe të vërtetojmë se kemi krijuar lidhje me një njeri të huaj? Prandaj kjo është edhe një dëshmi që mundësia e mashtrimit është po aq sa edhe në jetën reale.

Në anën tjetër, gënjeshtrat e servuara përmes komunikimit në Internet më lehtë mund t'i zbulojmë nëse koncentrohemi në fjalët e thëna. Për të na gënjyer dikush, para se të na bëjë të dashurohemi, duhet të ketë motiv të madh dhe të jetë gënjeshtar djellëzisht i mire. Ndërsa në jetën e përditshme, përkundrazi, gënjeshtrat shiten më lehtë, ngase aty vendimtare janë buzëqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalë, madje edhe lotët etj.

Kam dëgjuar se kur për të parën here është krijuar biçikleta, mes nesh populli e ka quajtur atë "Qerrja e djallit", orën e ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare në Pariz, edhe pse ka ecur me shpejtësi vetëm 20 km/orë, ka shkaktuar pakënaqësi mes françezëve madje edhe protesta e demostrata. E kanë gjykuar si diçka shumë të rrezikshme për njerëzimin, destruktive që ec aq shpejtë dhe është produkt i djallit!!! Sot e dijmë se sa të shpejtë janë trenat, por askush nuk proteston!

Dashuria Virtuele pajtohemi ne apo jo, është dukuri e kohës së rë. Shumë çifte fillojnë me shkrimin e e-mailave, përderisa lista e atyre që hyjnë në martesë për shkak të kësaj dashurie virtule, dita ditës rritet. Të tjerët këtë e marrin si argëtim, largim nga monotonia. Dikush me këtë mjekon vetminë, ndjenjën e turpit (në jetë private është lepur, në internet luan, dashnor i famshëm), mangësitë fizike, pakënaqësitë, anomalitë dhe sëmundjet tjera shpirtërore... Pra gjithçka zhvillohet si në jetën private. Interneti është vetëm medium që na bashkon. Gjërat tjera varen nga vet ne, sa të sinqert jemi, çfarë zemre kemi. Natyrish, këtë shkrim po e përfundoj me thënjen: "Nëse dikush më mashtron një here, më vje keq për të, nëse më ka mashtruar edhe herën e dytë, atëherë fajin duhet kërkuar brenda vetes".

Marre nga Mjellma

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#255 ne: 03-07-2010, 18:16:37
kohet e fundit te gjithe njerezit ne net po dashurohen,ka dal si ne mode

  • Postime: 5460
  • Karma: +3/-5
  • Gjinia: Mashkull

#256 ne: 05-08-2010, 01:07:41
Po, i kam thene se e dua njeres ne internet, dhe besoni nuk jam pishman qe i kam thene. Sepse po te mundja, serish do i thoja.

  • Postime: 410
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#257 ne: 03-10-2010, 20:05:21
Po i them cdo dite googles  LOL

#258 ne: 21-10-2010, 11:19:18
Ndersa une dua te shikoj dhe nje aspekt tjeter te dashurise ne Internet. Lexoni pak me poshte se kam pershtypjen qe mund t'ju kete ndodhur kjo gje:

"Anketat kane treguar se 9% e lundruesve neper internet e perdorin kete mjet per motive seksuale dhe 32% e perdorin per komunikime seksuale.

"Chat"-et erotike apo takimet nepermjet internetit kapin nje numer te madh perdoruesish dhe 77 % e ketyre perdoruesve e kane provuar se paku nje here se c'eshte seksi online. Ka njerez qe e perdorin kete maredhenie seksuale ne internet [cubersex] si nje zevendesues te lidhjeve ne jeten reale"

A eshte "cybersex"-i tradhti?

Nese quhet tradhti edhe ajo qe behet me ane te mendimit, atehere edhe seksi virtual duhet te konsiderohet si i tille. Sondazhet kane treguar se rreth 57 % e njerezve i konsiderojne praktikat e seksit virtual si nje tradhti e mirefillte, ndersa nje 30% mbeshtet idene se pjesemarrja ne te tilla praktika eshte nje alternative qe e ben me te kenaqshme jeten e perditshme seksuale."


  • Postime: 12151
  • Karma: +185/-20
  • Gjinia: Femer

#259 ne: 21-10-2010, 12:01:41
Mund te njihesh ne rruge, ne bus, ne tren, ne avion, ne shop...kudo.
Pse njohja ne internet qenka ndryshe?

Ky ne foto eshte Lee Ryan, nga "Blue" bashke me gruan e tij qe e ka njohur ne "My Space". :)
Kane nje femije 2 vjec e pak me duket, dhe nje jete normale te lumtur.

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#260 ne: 23-07-2011, 18:49:21
shum femra sot sduan et dashurohen me me njerez perballe po i pelqen ti njofim ne internet se i duan vetem per disa ent :D :D

  • Postime: 75
  • Karma: +0/-0

#261 ne: 23-07-2011, 22:04:38
shum femra sot sduan et dashurohen me me njerez perballe po i pelqen ti njofim ne internet se i duan vetem per disa ent :D :D

Po cunat? :D hmmmmm:

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#262 ne: 23-07-2011, 22:45:21
po mir per nje mashkull ja vlen ti ndryshoj dashnoret per ante po per nje femer sme duket e drejte

  • Postime: 75
  • Karma: +0/-0

#263 ne: 24-07-2011, 15:05:05
po mir per nje mashkull ja vlen ti ndryshoj dashnoret per ante po per nje femer sme duket e drejte

e ke gabim shoku :D

pse per nje mashkull ja vlen ti ndryshoje dashnoret pernate?

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#264 ne: 24-07-2011, 17:37:05
e ke gabim shoku :D

pse per nje mashkull ja vlen ti ndryshoje dashnoret pernate?
pernate jo por kur ka rast gjithmone e shfrytezon

  • Postime: 1012
  • Karma: +24/-6
  • Gjinia: Femer

#265 ne: 24-07-2011, 21:52:26
Ua c'na thua keshtu o vuli?  :D

Sa egoist po dukesh sonte  :D

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#266 ne: 24-07-2011, 23:52:00
Ua c'na thua keshtu o vuli?  :D

Sa egoist po dukesh sonte  :D


shhhtttt ti se sjam vertet kshu jo :D

  • Postime: 244
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#267 ne: 07-10-2011, 15:31:43
Po mer qysh jo :P Mishelit i kam thene disa here se eshte e bukur dhe e dua shume  :perqafim bile edhe xhan e kam  :P apo patet fjalen keshtu pune dashurije?
Ashtu JO
Nuk me ka ndodhur deri me sot te me marre dikush zemren virtualisht...nuk them qe s'ka fare dashuri te ketilla, sepse sot interneti eshte po sikur telefonat dikur, nje mjet komunikimi, mirepo mendoj se jane afatshkurtera dashurite virtuale, kuptohet, cdo rast ben nje perjashtim

  • Postime: 547
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#268 ne: 07-10-2011, 16:07:38
Mund te njihesh ne rruge, ne bus, ne tren, ne avion, ne shop...kudo.
Pse njohja ne internet qenka ndryshe?

Ky ne foto eshte Lee Ryan, nga "Blue" bashke me gruan e tij qe e ka njohur ne "My Space". :)
Kane nje femije 2 vjec e pak me duket, dhe nje jete normale te lumtur.


edhe une ta kisha njohur kete  :D do e kisha marr  :P

  • Postime: 244
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#269 ne: 07-10-2011, 16:13:40
edhe une ta kisha njohur kete  :D do e kisha marr  :P
Po ti mos doje te te servohet i gatshem? :)
Kerko moj kerko, se kush kerkon gjen  ;)

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#270 ne: 07-10-2011, 16:29:03
Po mer qysh jo :P Mishelit i kam thene disa here se eshte e bukur dhe e dua shume  :perqafim bile edhe xhan e kam  :P apo patet fjalen keshtu pune dashurije?
Ashtu JO
Nuk me ka ndodhur deri me sot te me marre dikush zemren virtualisht...nuk them qe s'ka fare dashuri te ketilla, sepse sot interneti eshte po sikur telefonat dikur, nje mjet komunikimi, mirepo mendoj se jane afatshkurtera dashurite virtuale, kuptohet, cdo rast ben nje perjashtim

Annabela nuk eshte per ate lloj dashurie midis nesh........tjeterk und po fshihet lepuri LOL

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#271 ne: 07-10-2011, 16:30:15
Po ti mos doje te te servohet i gatshem? :)
Kerko moj kerko, se kush kerkon gjen  ;)

po leje mi se e gjeti ajo...c'te kerkoj me

aman se e kerkuara asaj zgjat shume...shyqyr qe i dha drejtim LOL

  • Postime: 244
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#272 ne: 07-10-2011, 16:34:32
Annabela nuk eshte per ate lloj dashurie midis nesh........tjeterk und po fshihet lepuri LOL
epo une si koketrashe qe jam nuk me shkon shpejt mendja se ku fshihet lepuri LOL
Une t'du shume ty se ti cdohere mi thjeshteson gjerat  :perqafim  :)

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#273 ne: 07-10-2011, 20:52:00
epo une si koketrashe qe jam nuk me shkon shpejt mendja se ku fshihet lepuri LOL
Une t'du shume ty se ti cdohere mi thjeshteson gjerat  :perqafim  :)
ke te drejte sepse edhe ne nje trajnim te fundit qe kam bere une dola se hyja tek njerezit praktik.....loool

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#274 ne: 15-11-2011, 00:55:29
po si mund te dashuroj njeriu ne internet sarij ta kuptoj,,,sipas mendimit tim nuk eshte i afet te dashuroj ne realitet dhe kerkon internetin sepse mund ta ket me te kollajshme

Temat e fundit