Dita e Shën Valentinit... - Ndjenja

×
Hyrja
Profili

Dita e Shën Valentinit...

Vizitor · 28 · 3645

Dita e Shën Valentinit...

Vizitor · 28 · 3645

ne: 18-01-2005, 13:16:59
 hmmmm:
« Editimi i fundit: 10-02-2020, 01:33:32 nga M A X »

  • Postime: 146

#1 ne: 11-02-2005, 13:18:14
cuna goca dashuroni puthniiii dhuroni


hajde gezuar festen e te dashuruarveeeeeeeee e  :love: :-*

  • Postime: 12234

#2 ne: 11-02-2005, 14:01:58
Ku e feston ti eee?...Me gaxhien apo?.... :D

  • Postime: 2581
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 11-02-2005, 21:30:11
un po dal e mbledhi femijet ilegal shpi me shpi  :D :D :D

Gezuar festen

  • Postime: 1740
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 24-03-2005, 04:58:55
dita ku m'duhet mei harxhue tana leket. e ne darke nuk shperblena as me qetesi gjumi, se ajo ankohet per dhuratat e dobta qe ja bleva kulcedres.....mozal lah per seks, harroje krejt.

#5 ne: 22-01-2007, 01:06:27
ska feste jemi pushim :D

  • Postime: 7994
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 22-01-2007, 16:50:50
NUk e festoj....
Nejse hajt mo mos më ju ngel hatri juve i pranoj dhuratat :D
« Editimi i fundit: 15-02-2007, 16:50:39 nga Lisa »

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 23-01-2007, 21:36:30
Une cdo dite Shen Valentin e kam.

  • Postime: 71

#8 ne: 14-02-2007, 21:45:48
Shen Valentini :XX per mendimin tim per cdo njeri
eshte ne ate dit kur ai ka dashuruar ( :puth)me partneren/in
e tij.
po hajt me shko mbas turmes....

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 15-02-2007, 19:14:22
Unë çdo ditë Shen Valentin e kam.
Me kete qe the me kujtove nje poezi :)


I dhe jete jetes sime,
i dhe emer emrit tim,
ndaj per ne do te kete
vetem dite Shen Valentin...

#10 ne: 01-03-2007, 20:57:28
U se harrova une e festova fiksim fare;;:)

  • Postime: 4836
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 13-03-2007, 11:25:06
Ne cfar date eshte shen Valentini qe ti bej dhurat grus? :)

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 04-02-2009, 10:16:57
Hhhhhhmmmmm mezi po e pres....se eshte e shtune dhe kam pushim gjithe diten...per kete :D ..

Une ju uroj "Gezuar te gjitheve dhe sa me shume dashuri paci ne lidhjet tuaja" ;) ...

.."Qofte nje dite e paharrueshme"....Ama se Shen Valentin e kam cdo dite per nga ana e dashurise.. :) :X

.."Gezuar edhe beqareve e beqareshave".. ;)

  • Postime: 12743

#13 ne: 04-02-2009, 10:37:33
edhe c'e se po vjen ky Valentinua????? ja pak festa kemi gjithe vitin te festojme e me.....nuk me pelqen kjo feste se me kujton qe shoh tufa "te rinjesh revolucionar" metufa mimozash nder duar tek festojne kodrave te liqenit....jane te ndryshem...bathoris te...kamzalist....l aprakist...etj etj LOL LOL

  • Postime: 2416
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 04-02-2009, 10:48:08
feste se me kujton qe shoh tufa "te rinjesh revolucionar" metufa mimozash nder duar tek festojne kodrave te liqenit....jane te ndryshem...bathoris te...kamzalist....l aprakist...etj etj LOL LOL



ahahhhahhhaahahhaah ahahahahahhahahahah ahahahaah

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 11-02-2009, 13:22:57
..Gati gati po vjen....do kenaqemi lule.. :D

#16 ne: 12-02-2009, 20:10:48
Ishalla me del ai plani...se do pastroj merimangat te dielen kur te vij nga Shqiperia :D

#17 ne: 12-03-2009, 03:38:42
per mua ka qene kot fare cdo vit deri tani . po mos i bejne kembet as1 cun e te vije e te sjelle sikur edhe 1 trendefil te keputur nga bacja e komshiut . kot fare per mua shen valentini . megjithese mezi e pres te vije tjetri te shoh ca do behet vitin tjter .

  • Postime: 34
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 13-03-2009, 14:52:29

Keto festat populiste si kam qejf fare.Me duket sikur ai shen Valentini hyn midis ciftit.Pse duhet me zgjedh Shen Valentin per diten  e  dashurine time.Nuk jeni pak xheloz me pasionet dhe romancat tuaja.Shen Valentini ju frymezoka.Mua mduket si feste katunoresh.Njeriu ka nevoje per dashuri cdo dite, per dhurata, trendafila, lule.Po diteve te tjera nuk e di si ja bejne kto katnaret e lales.

Jepini mor jetes ritem dhe pasion.
Dashuro cdo dite
Festo cdo dite
Dashuro me  Intimitet
Shen Valento perdite.

Jemi bere si pleqte.

I Love you forever.



  • Postime: 12347
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 13-03-2009, 14:58:48
bashkohem me parafolsin shyqyr qe foli njehere tamam

  • Postime: 34
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 13-03-2009, 15:04:05
Rri amon tkeqen se jemi bere si shtepi jetimesh.Vishemi njesoj,hajme se eshte feste, dashurojme se eshte feste.Me keq se majmunet.Prit ndonje dite kur te vdesim per feste.

  • Postime: 12347
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 13-03-2009, 15:06:22
ke te drejte shiko e neser si ka per tu bere... gjithe katunaria neper kodrat e liqenit ... mire thote Ramadan kafsha ... na mbyten jabanxhinjte ............

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 15-02-2012, 00:55:45
Kuriozitete mbi Shën Valentinin

Shën Valentini është festa për të cilën shkruhen më shumë kartolina në botë, duke përjashtuar këtu Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkëmbehen 1 miliardë fraza dashurie çdo 14 shkurt dhe kjo dashuri është e drejtuar jo vetëm tek partnerët, por tek të gjithë: mësues, fëmijë, prindër dhe kafshë.

Ja një listë me kuriozitete mbi Shën Valentinin:

Sipas një sondazhi të vitit të kaluar në Itali nga Coldiretti, 48% e të dashuruarve dhurojnë në 14 shkurt lule, që janë dhurata e preferuar. Më pas ndjekin çokollatat (25%), veshjet (15%), parfumet dhe bizhutë (12%). Janë rreth 20 milionë lule që blihen me një vlerë prej 75 milionë eurosh nga italianët.

Sipas një sondazhi të ‘Reuters’ të vitit 2010, 1/5 e 24 mijë personave të intervistuar preferonin ta kalonin Shën Valentinin me… qenin e tyre. Në këtë sondazh del se rreth 50% e turqve 14 shkurtin e kalon në shtëpi me kafshën shtëpiake duke zënë vendin e parë si populli që e “urren” më shumë këtë festë. Ana tjetër e medaljes janë francezët: vetëm 10% e tyre preferon qenin në vend të partneres.

Arsyet se pse trëndafilat e kuq janë simboli i Shën Valentinit janë dy. E para: e kuqja është ngjyra e pasionit; e dyta: San Valentino i dha një trëndafil të kuq një çifti që po debatonte duke shuar sherrin. /top channel

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 15-02-2012, 00:58:11
Një parfum në Ditën e Shën Valentinit konsiderohet një zgjedhje e gabuar nga shumë të dashuruar, që presin dhuratën e tyre në ditën kur kremtimet e kësaj feste kanë pushtuar botën.

Supersticiozët mendojnë se kjo dhuratë nuk është e përshtatshme për këtë ditë, pasi sipas tyre, "parfumi që mund të bëhet dhuratë nga i dashuri, sjell ndarje". Në fakt, femrat janë ato që i kanë paralajmëruar të dashurit për kuptimin e kësaj dhurate, e cila jo rrallë bëhet nga të rinjtë.

Të frikësuar nga 'tersi' që sjell me vete kjo dhuratë, të dashuruarit supersticiozë, preferojnë të jenë tradicionalë në zgjedhjet e tyre, duke shpenzuar për trëndafilat e kuq, çokollata, bizhuteri, kartolina ose të tjera dhurata për të shprehur edhe një herë dashurinë e tyre.
(ma.ar/BalkanWeb)

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#24 ne: 15-02-2012, 00:59:02
Trëndafili i Valentinit, simbol i pajtimit dhe dashurisë së sinqertë
Nëse i pyet të rinjtë në rrugë se përse kanë vendosur të blejnë trëndafila për të dashurit e tyre, në ditën e 14 Shkurtit, shumë prej tyre nuk gjejnë një përgjigje të saktë. Por, për Shën Valentinin, i cili në këtë ditë dërgoi tek Xhon Pastori nga Margery Breës një letër me fjalët "është e drejta ime për të qenë një Valentin i dashuruar sinqerisht", ekziston dhe legjenda e bashkimit të dy gjysmave të zemrës me një trëndafil të vetëm, nga dy të rinj të zemëruar. Legjenda tregon se Valentini dëgjoi pas gardhit të kopshtit të tij dy të rinj që grindeshin, ndërsa këputi një trëndafil dhe iu afrua dy të rinjve. Ai u foli gjatë për pajtimin, duke arritur t'i bindë dy të rinjtë, të cilët me trëndafilin e Shën Valentinit në dorë, i luteshin Zotit. Trëndafili i kuq u bë shumë shpejt simbol i dashurisë kur ata u kthyen tek shenjti Valentin dhe i kërkuan t'i lidhte në martesë. Që nga ajo ditë, Shën Valentini, i cili thirrej nga njerëzit vetëm për mort dhe fatkeqësi, u bë simboli i miqësisë dhe dashurisë së sinqertë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Temat e fundit