Studimet dhe shkenca ka treguar se është normale të shohësh ëndrra erotike, që shpesh shoqërohen edhe me zgjim nga gjumi. Por, janë mesazhe që duhen interpretuar. Ja disa prej ëndrrave më të "frekuentuara".
Është e vërtetuar nga studime të herëpashershme: tek femrat, ëndrrat erotike bashkë me ato të të rënit nga lartësi të ndryshme, zënë vendin e parë si ëndrrat më të para. Për fat të keq, në lidhje me ëndrra të tilla ekzistojnë akoma paragjykime, por ekspertët sigurojnë: të shohësh ëndrra me drita të kuqe nuk është aspak sjellje adoleshentësh. Të ëndërrosh një raport seksual me fantazi është shenjë e kontaktit të thellë me sferën afektive dhe seksuale.
Ëndrrat erotikeËndrrat janë baza e realitetit. Mjekët hipnotikë, për të arritur në të pandërgjegjshmen e njeriut, e bëjnë të ëndërrojë duke e çuar në një gjendje gjumi të provokuar. Mos të shqetësohemi shumë, ëndrra të rigjallëron dhe të liron. Në realitet ne bindemi ndaj rrethanave, kurse në ëndërr jemi ne që zgjedhim. Ëndrrat nuk janë dëshira, por mesazhe që mund të interpretohen. Në qoftë se ëndërron se po kryen marrëdhënie seksuale me vëllanë tënd, kjo nuk do të thotë se dëshiron incest. Kështu, në zgjim, nuk ka pse të ndihesh në faj. Interpretohet në të vërtetë kuptimi i ëndrrës, situata, mjedisi, pozicionet dhe rolet e marra nga protagonistët. Ëndrrat erotike kanë një rëndësi të madhe për gratë. Natën jetohet në mënyrë simbolike ajo që ditën s'mund të jetohej kurrë. Ndonjëherë mund ta jetosh dhe vërtetë, por ndjen më pak kënaqësi. Mbi gratë bien ende paragjykime morale, ndërsa mashkulli është më i lirë seksualisht. Ëndrra erotike është një lloj zone e sinqertë ku erotizmi udhëton i lirë.
Emocionet gjatë ëndrrave seksualeMashkulli ëndërron shpesh përqafime të forta, të paparashikuara dhe nxitëse. Femra ëndërron skena erotike të shoqëruara me një ndjesi të ëmbël, që e përfshin të tërën emocionalisht dhe seksualisht. Eksitimi po, por me një ndjenjë përfshirjeje totale. Sipas specialistëve, në ëndrrat e tyre gratë plotësojnë edhe nevoja emocionale apo dëshirat për t'u afirmuar. Seksualiteti te gratë është më i plotë se te meshkujt. Kështu, edhe kuptimi i ëndrrave erotike është më i përgjithshëm. Për shembull, në rast se gratë ëndërrojnë se bëjnë dashuri me një burrë me kokë luani në pozicionin ku femra qëndron poshtë dhe përfshihet nga ndjesia e shpërblimit, ajo kërkon të ketë vëmendjen e tij. Simboli është emocioni dhe nevoja.
ProblemetPsikoterapistët alarmohen atëherë kur të gjitha ëndrrat janë erotike dhe i shohim gati çdo natë, por ditën nuk na kujtohen sepse i censurojmë. Seksualiteti është një sferë shumë e rëndësishme. Ndikimi i tij në realitet është kur në zgjim ndihemi shumë të sikletosur. Por specialistët thonë se është për t'u shqetësuar si kur ndihesh gjithmonë e përfshirë nga situata erotike, edhe atëherë kur nuk përfshihesh aspak.
Perse ëndërrojmë?Janë dy pyetjet që gjithmonë i kanë interesuar njerëzimit t'i zbulojë. Hulumtimet e fiziologjisë së gjumit filluan nga viti 1914-1918, kur një shkencëtar duke ngacmuar qelizat nervore të shtazëve arriti të shkaktojë në mënyrë artificiale gjumin. Zbulimi i parë më me rëndësi për kuptimin e gjumit ishte që nuk ekziston në tru "qendra për gjumë", siç besohej deri atëherë, por vetëm "qendra për zgjim dhe vëmendje", dhe se aktiviteti i zvogëluar i saj, shkakton gjumin. Zbulimet e mëvonshme treguan se gjumi nuk është fenomen pasiv. Gjumi si fenomen me rëndësi për jetën e njeriut, njihet si gjendje e pavetëdijshme, nga e cila njeriu mund të zgjohet me ndihmën e ngacmimeve adekuate sensorike apo ngacmimeve të tjera. Gjatë gjumit paraqiten dy mënyra të ndryshme:
1. Gjumë i ngadalshëm sepse valët e trurit janë shumë të ngadalshme, shpesh emërtohet edhe ndryshe si p.sh: gjumi i thellë, gjumi i qetë, gjumi pa ëndërrime ose gjumi normal. Në gjumin e ngadalshëm frymëmarrja është e rrallë, ngadalësohet puna e zemrës dhe bie shtypja e gjakut.
2. Gjumi shpejtë është pasojë e orientimit abnormal të sinjaleve në tru, ndërsa vetë aktiviteti i trurit mund edhe të mos jetë shumë i zvogëluar. Në këtë fazë shtypja e gjakut rritet. Frymëmarrja bëhet më e shpejtë. Ky gjumë karakterizohet me ëndërrim aktiv. Truri pothuajse është i shkëputur nga bota e jashtme dhe thellohet në botën e vet të ëndrrave.
Gazeta Shqiptare