Ëndrrat erotike, ja pse shfaqen ato në gjumë - Ndjenja

×
Hyrja
Profili

Ëndrrat erotike, ja pse shfaqen ato në gjumë

Ëndrrat erotike, ja pse shfaqen ato në gjumë

· 13 · 3955

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-08-2010, 15:21:01
Studimet dhe shkenca ka treguar se është normale të shohësh ëndrra erotike, që shpesh shoqërohen edhe me zgjim nga gjumi. Por, janë mesazhe që duhen interpretuar. Ja disa prej ëndrrave më të "frekuentuara".



Është e vërtetuar nga studime të herëpashershme: tek femrat, ëndrrat erotike bashkë me ato të të rënit nga lartësi të ndryshme, zënë vendin e parë si ëndrrat më të para. Për fat të keq, në lidhje me ëndrra të tilla ekzistojnë akoma paragjykime, por ekspertët sigurojnë: të shohësh ëndrra me drita të kuqe nuk është aspak sjellje adoleshentësh. Të ëndërrosh një raport seksual me fantazi është shenjë e kontaktit të thellë me sferën afektive dhe seksuale.
Ëndrrat erotike
Ëndrrat janë baza e realitetit. Mjekët hipnotikë, për të arritur në të pandërgjegjshmen e njeriut, e bëjnë të ëndërrojë duke e çuar në një gjendje gjumi të provokuar. Mos të shqetësohemi shumë, ëndrra të rigjallëron dhe të liron. Në realitet ne bindemi ndaj rrethanave, kurse në ëndërr jemi ne që zgjedhim. Ëndrrat nuk janë dëshira, por mesazhe që mund të interpretohen. Në qoftë se ëndërron se po kryen marrëdhënie seksuale me vëllanë tënd, kjo nuk do të thotë se dëshiron incest. Kështu, në zgjim, nuk ka pse të ndihesh në faj. Interpretohet në të vërtetë kuptimi i ëndrrës, situata, mjedisi, pozicionet dhe rolet e marra nga protagonistët. Ëndrrat erotike kanë një rëndësi të madhe për gratë. Natën jetohet në mënyrë simbolike ajo që ditën s'mund të jetohej kurrë. Ndonjëherë mund ta jetosh dhe vërtetë, por ndjen më pak kënaqësi. Mbi gratë bien ende paragjykime morale, ndërsa mashkulli është më i lirë seksualisht. Ëndrra erotike është një lloj zone e sinqertë ku erotizmi udhëton i lirë.
Emocionet gjatë ëndrrave seksuale
Mashkulli ëndërron shpesh përqafime të forta, të paparashikuara dhe nxitëse. Femra ëndërron skena erotike të shoqëruara me një ndjesi të ëmbël, që e përfshin të tërën emocionalisht dhe seksualisht. Eksitimi po, por me një ndjenjë përfshirjeje totale. Sipas specialistëve, në ëndrrat e tyre gratë plotësojnë edhe nevoja emocionale apo dëshirat për t'u afirmuar. Seksualiteti te gratë është më i plotë se te meshkujt. Kështu, edhe kuptimi i ëndrrave erotike është më i përgjithshëm. Për shembull, në rast se gratë ëndërrojnë se bëjnë dashuri me një burrë me kokë luani në pozicionin ku femra qëndron poshtë dhe përfshihet nga ndjesia e shpërblimit, ajo kërkon të ketë vëmendjen e tij. Simboli është emocioni dhe nevoja.
Problemet
Psikoterapistët alarmohen atëherë kur të gjitha ëndrrat janë erotike dhe i shohim gati çdo natë, por ditën nuk na kujtohen sepse i censurojmë. Seksualiteti është një sferë shumë e rëndësishme. Ndikimi i tij në realitet është kur në zgjim ndihemi shumë të sikletosur. Por specialistët thonë se është për t'u shqetësuar si kur ndihesh gjithmonë e përfshirë nga situata erotike, edhe atëherë kur nuk përfshihesh aspak.
Perse ëndërrojmë?
Janë dy pyetjet që gjithmonë i kanë interesuar njerëzimit t'i zbulojë. Hulumtimet e fiziologjisë së gjumit filluan nga viti 1914-1918, kur një shkencëtar duke ngacmuar qelizat nervore të shtazëve arriti të shkaktojë në mënyrë artificiale gjumin. Zbulimi i parë më me rëndësi për kuptimin e gjumit ishte që nuk ekziston në tru "qendra për gjumë", siç besohej deri atëherë, por vetëm "qendra për zgjim dhe vëmendje", dhe se aktiviteti i zvogëluar i saj, shkakton gjumin. Zbulimet e mëvonshme treguan se gjumi nuk është fenomen pasiv. Gjumi si fenomen me rëndësi për jetën e njeriut, njihet si gjendje e pavetëdijshme, nga e cila njeriu mund të zgjohet me ndihmën e ngacmimeve adekuate sensorike apo ngacmimeve të tjera. Gjatë gjumit paraqiten dy mënyra të ndryshme:
1. Gjumë i ngadalshëm sepse valët e trurit janë shumë të ngadalshme, shpesh emërtohet edhe ndryshe si p.sh: gjumi i thellë, gjumi i qetë, gjumi pa ëndërrime ose gjumi normal. Në gjumin e ngadalshëm frymëmarrja është e rrallë, ngadalësohet puna e zemrës dhe bie shtypja e gjakut.
2. Gjumi shpejtë është pasojë e orientimit abnormal të sinjaleve në tru, ndërsa vetë aktiviteti i trurit mund edhe të mos jetë shumë i zvogëluar. Në këtë fazë shtypja e gjakut rritet. Frymëmarrja bëhet më e shpejtë. Ky gjumë karakterizohet me ëndërrim aktiv. Truri pothuajse është i shkëputur nga bota e jashtme dhe thellohet në botën e vet të ëndrrave.

Gazeta Shqiptare

  • Postime: 12743

#1 ne: 10-05-2012, 13:30:55
si ka mundesi qe une gjumin e kam sic u quaka ketu (gjumi i shpejte) dhe endrra
mund te shoh aq rralle sa nuk di

  • Postime: 525

#2 ne: 10-05-2012, 16:28:07
Un endrra shof shpesh dhe bile nga keto erotiket.

O enderrimtare hajde ma bej i cik profilin psikollogjik. Tani jam ulur ne kolltuk dhe po pres.

 :fershellime

  • Postime: 12743

#3 ne: 03-08-2012, 15:56:09
du te shof endrra me erotizem...ca duhet te bej?

  • Postime: 1012
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 03-08-2012, 15:58:25
Endrrat nuk shifen me buton mishel. Dalin vete pa dashje.  :D

#5 ne: 03-08-2012, 15:59:15
du te shof endrra me erotizem...ca duhet te bej?

Pi opium.

  • Postime: 12743

#6 ne: 03-08-2012, 15:59:16
Endrrat nuk shifen me buton mishel. Dalin vete pa dashje.  :D

une insistoj qe dua

  • Postime: 12743

#7 ne: 03-08-2012, 15:59:31

#8 ne: 03-08-2012, 16:00:38
E ka pas pi nji shoku im pecist, dhe me thoshte qe gjithmon shifte endra te cuditshme ne darke mbasi e pinte dhe flinte gjume.

  • Postime: 12743

#9 ne: 03-08-2012, 16:01:35
Gerti une i dua ne menyre origjinale....opium i eshte stimulant

varja se dukeni qe sjeni as njoni as tjetri ekspert

  • Postime: 1012
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 03-08-2012, 16:03:10
Po shif filma moj  :-[

LOL

  • Postime: 12743

#11 ne: 03-08-2012, 16:04:14
nuk ka funksionuar ..psh mbreme pashe final destination deri ne 2 te nates...kur rashe ne gjume leshte e currit pashe po nuk ishin kshu Erotike

  • Postime: 21592

#12 ne: 03-07-2020, 11:46:04
 

Çfarë nënkuptojnë ëndrrat e zakonshme seksuale e ish partnerin tuaj, me një koleg apo edhe seks në publik?

Disa studime tregojnë se një përqindje e madhe e njerëzve ëndërrojnë duke bërë seks e disa të tjerë mund të shohin duke kryer marrëdhënie me koleg apo kolege.

Psikologët tregojnë se ne i shpenzojmë dy orë gjatë natës duke ëndërruar dhe shpesh përfundojmë duke parë ëndrra seksuale.

Sigurisht, shumë ëndrra seksuale reflektojnë thjeshtë një dëshirë për kënaqësi seksuale, por ndonjëherë ato mund të jenë shumë të palogjikshme- sepse shpesh mund të shohim ëndrra me persona që nuk i kemi qejf.

Të shihni ëndrra seksuale me një koleg/kolege

Nuk është e pazakonshme që njerëzit të tërhiqen me njëri tjetrin. Dhe ndodh që edhe në vend të punës, flirtimi të shfaqet. Shumica e ëndrrave janë për jetën tonë të përditshme, prandaj nëse jemi çdo ditë në punë dhe shpesh edhe ndodh ndonjë fliritim atëherë ëndrra të tilla mund të shfaqen.

Seksi me ish partnerin/partneren

Në një lidhje një lloj i sjelljes varësie seksuale shfaqet për gjatë kohës. Në fakt, është një aktivitet i fuqishëm që promovon afërsi emocionale dhe psikologjike. Kur lidhja dështon, ato ndjenja nuk mund të hidhen poshtë lehtë dhe ëndrrat mund të shfaqen kohë pas kohe.

Seksi në publik

Disa njerëz janë tejet ekspozues dhe bota e ëndrrave është një vend i sigurtë për fantazi të tilla. Zhevshja është një gjë, ndoshta dëshira për të qenë të lirë, por seksi publik mund të tregojë një dëshirë neurotike për t’i shokuar njerëzit e tjerë, një ndjenjë e fshehjes./lapsi.al

Temat e fundit