Ëndrrat erotike te meshkujt dhe femrat - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ëndrrat erotike te meshkujt dhe femrat

Ëndrrat erotike te meshkujt dhe femrat

· 7 · 2535

  • Postime: 27101
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-04-2008, 17:08:14
Femrat

Të bësh seks me dy meshkuj
Është një ëndërr erotike mjaft e përhapur. Një nga meshkujt edhe mund të mos marrë pjesë në akt, por vetëm të shohë. Në çdo rast ajo ka nevojë t'u tregojë të dyve dhe vetes së saj se është e dëshiruar. Ndoshta kjo lind nga nevoja për t'u vlerësuar më shumë. Është një dëshirë dhe një nevojë: kënaqësia e të qenit në mes të vëmendjes së universit mashkullor. Dy meshkujt përfaqësojnë dy anët e seksit,  të butë dhe agresiv.

Të bësh seks me një të panjohur
Shumë e shpeshtë. Kjo ëndërr nis nga themeli i seksualitetit tonë, na çon në rrënjët e kënaqësisë: nuk janë miq, nuk është dashuri, nuk infiltron asgjë. Është rezultat i një tërheqjeje të fortë që nuk lë ndjesi faji. Kjo është një ëndërr erotike klasike dhe të siguron: i panjohuri nuk të gjykon, është si një letër e bardhë, ku mund të hedhësh gjithë nevojat e patreguara.

Të bësh seks me një grua
Nëse një grua ëndërron sikur bën seks me një tjetër grua, nuk është një shenjë homoseksualiteti. Është vetëm nevoja për të eksploruar veten nëpërmjet një figure tjetër të ngjashme. Njëlloj sikur të ishte një lojë pasqyrash. Në fakt, është një ëndërr shumë natyrale, ka në thelb përkëdhelje dhe jo seks agresiv, një dëshirë për të qenë e pranuar dhe bindëse.

Meshkujt

Të ëndërrosh sikur bën seks në grup
Një ëndërr erotike shumë e përhapur. Ëndërrohet seksi në grup, sepse aty mund të humbasësh identitetin. Askush nuk të njeh. Nxjerr jashtë atë pjesë të vërtetë të vetes tënde, natyrale dhe primitive, të pakushtëzuar nga morali dhe qytetërimi. Është një formë papërgjegjshmërie të lejosh veten të hidhesh në një përleshje, të bësh atë që do, të turbullosh ujërat dhe të humbasësh identitetin. Në grup mund të bësh atë, që në kushtet e realitetit dhe në kushtet e vetmisë, nuk mund ta bëje.

Të bësh seks me një personazh të famshëm
Më e këndshmja e ëndrrave erotike. Ë ëmbël, e sigurt, pak fëminore, nxjerr atë pjesën e parritur të vetes, atë pjesë aq fëminore. Fakti që një personazh i famshëm bën dashuri me ty,  të bën të ndihesh i rëndësishëm dhe i dëshiruar. Kjo është një nga ato ëndrrat erotike-jo erotike. Ëndrra të tilla shihen në periudhën e adoleshencës ose në fillim të krizave në çift.

Të bësh seks me një kolege
Është sinjal i një rutine që po të vret, dhe të bësh seks me një koleg është gjallëruese, i jep shkëlqim diçkaje të venitur. Një ëndërr e përkufizuar si shumë e "shëndetshme". Është e lidhur me sferën profesionale, mbi të gjitha nëse kolegia është një epror.

  • Postime: 238
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 30-05-2008, 19:05:23
un shof endrra sikur bej seks me koleget e forumit  :D :D

  • Postime: 18089
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 30-05-2008, 19:13:36
 :D
« Editimi i fundit: 30-05-2012, 12:10:13 nga ßåßygiяℓ »

  • Postime: 238
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 30-05-2008, 19:18:24
trendafili me ke pu nudo me duket  :D

  • Postime: 18089
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 01-06-2008, 21:51:47
Po te kisha pare do kisha marre ulurimen :D

  • Postime: 4264
  • Karma: +73/-57

#5 ne: 02-06-2008, 11:57:45
Hahaha :D eshte i vogel ai mos ki frik ti :D


p.S. Edhe une shpesh po shof keso lloj endrra dhe mbrenda javes po me dalin te verteta :D :D

  • Postime: 160
  • Karma: +0/-0

#6 ne: 08-03-2021, 12:28:51
Une mendoj se jane te njejta

Temat e fundit