×

Fakte të dobishme që femrat duhet t’i dinë për meshkujt

Fakte të dobishme që femrat duhet t’i dinë për meshkujt

· 8 · 145

  • Postime: 26269
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 21-01-2020, 22:40:37
 

Vallë meshkujt gënjejnë vetëm e vetëm të arrijnë te seksi? A dëshirojnë meshkujt lidhje të gjatë ose shumica janë në kërkim të avanturave të shkurta? Çfarë është më e rëndësishme për ata: pamja ose karakteri i femrës?

Ambes Medison, e cila kohë të gjatë studion seksualitetin e njeriut, ka bërë një hulumtim për ti dhënë përgjigje pyetjeve të mëparshme. Në këtë hulumtim ajo ka përfshirë 1000 meshkuj të moshave të ndryshme dhe me profesione të ndryshme dhe në bazë të rezultateve ka shkruar librin “Are All Guys Assholes?”.

Ju sjellim pesë përfundime interesante dhe të dobishme nga hulumtimi i saj:

35% e meshkujve do të kishin gënjyer për të arritur tek seksi

Hulumtimi ka treguar se 44% nga meshkujt do të kishin dalë me një femër disa herë, shpesh do t’i kishin dërguar mesazhe dhe do të aktronin se janë të interesuar për atë dhe jetën e saj vetëm për të pasur seks me atë. Kurse 35% janë të gatshëm edhe të gënjejnë për atë se dëshirojnë të jenë të lidhur me ndonjë femër vetëm për të arritur te seksi.

Shumica e meshkujve dëshirojnë lidhje të gjatë dhe pothuajse të gjithë duan që një ditë të martohen

73% e meshkujve kanë pranuar se më së shumti janë të interesuar për lidhje, 18% kanë pranuar se duan vetëm avanturë të shkurtër, kurse vetëm 8% kanë thënë se janë në kërkim të seksit.

95% e meshkujve duan që një ditë të martohen, kurse mosha mesatare kur duan atë ta bëjnë është 32 vjet e gjysmë.

Për meshkujt është me rëndësi karakteri i femrave

Në hulumtimin e bërë është dashur që meshkujt me note 1 deri më 5 t’i notojnë karakteret e ndryshme të femrave. Rreth 60% me notë më të madhe kanë vlerësuar humorin, 54% e kanë vlerësuar kujdesin, kurse 30% me notën pesë e kanë vlerësuar pamjen.

Meshkujt frikësohen të thuan “të dua”

Meshkujt e anashkalojnë fjalën “të dua” sepse kanë frikë dhe se duan që femra të jetë e para e cila do të shpallë dashuri.

Meshkujve ju pëlqen kur femrat tregojnë interesim tek ata

Edhe pse shumica e ekspertëve këshillojnë që femrat të presin që meshkujt ta bëjnë hapin e parë, hulumtimi i Amber-it ka treguar se meshkujve veçanërisht ju pëlqen kur femra i fton për të dalur. Rreth 50% kanë pranuar se kjo gjë i “eksiton”, 45% do të ishin neutral në atë gjest kurse vetëm 5% nuk e pëlqejnë. https://faktoman.com/2017/07/24/5-fakte-te-dobishme-qe-duhet-ti-dini-per-meshkujt/

  • Postime: 26269
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 21-01-2020, 22:41:32
Çdo mashkull i fsheh këto gjëra nga femrat.
Sekretet e mëdha që meshkujt i mbajnë të fshehura nga femrat, gjithsesi dalin pak nga pak në sipërfaqe. Dhe gjithë këtë e bëjnë me qëllimin që femrat për ta të kenë mirëkuptim.
Në vijim po i tregojmë disa nga ato gjëra të cilat do të mund t’ju befasojnë.

l. Kanë fantazi seksuale

Shumica e meshkujve do ta mohojnë këtë, sepse kanë frikë që do të frikësoheni apo do të keqkuptoni. Më së miri është të uleni me partnerin tuaj dhe të flisni hapur për fantazitë tuaja. Ndoshta disa prej tyre do të mund t’i aplikoni. /faktoman.com

2. Nuk u pëlqejnë rrotullat

Meshkujt nuk i kushtojnë vëmendje detajeve të bisedave tuaja. Ata janë të thjesht dhe nuk u pëlqen analiza e tepruar. Prandaj, mos e ngarkoni partnerin me të gjitha detajet e parëndësishme dhe kaloni menjëherë në temë, transmeton Telegrafi.

3. Nuk dinë çfarë të thonë në takimin e parë

Shumica e meshkujve bisedën e takimit të parë e përjetojnë shumë të dhimbshme, sepse nuk dinë për çfarë të bisedojnë për t’ju impresionuar dhe për t’ju treguar se si ata në fakt janë një rast i mirë për ju.

4. Nganjëherë e duan heshtjen

Ekspertët pohojnë se truri i mashkullit është linear dhe komunikimi ditor në punë krijon impenjim më të madhe se tek femrat. Prandaj ndonjëherë është më mirë që partnerit t’i jepni pak hapësirë dhe qetësi në vend se ta ngarkoni me lloj-lloj bisedash.

5. Shpesh gënjejnë për ta ruajtur paqen

Shumë meshkuj nuk e thonë atë që e mendojnë gjatë grindjeve me të dashurën apo gruan për shkak të frikës se konflikti do të mund të përshkallëzohej. Prandaj ata gënjejnë për disa gjëra vetëm për ta ruajtur paqen në marrëdhënie.

6. Duan të ndihen tërheqës

Meshkujt janë gjithashtu të pasigurt dhe duan ta dëgjojnë mendimin tuaj rreth tyre. Ata duan të dinë se si i shihni dhe çfarë me të vërtetë mendoni për ta. Prandaj, herë pas here duhet t’i tregoni partnerit se pse e doni atë aq shumë. https://faktoman.com/2017/09/02/cdo-mashkull-fsheh-keto-gjera-nga-femrat/

  • Postime: 26269
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 21-01-2020, 22:47:02
Çfarë nuk duhet të bëjnë femrat në praninë e meshkujve
Ka disa gjëra që femrat nuk duhet t’i bëjnë kurrë kur janë në shoqërinë e partnerit të tyre.

Sipas studimeve, sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë çiftet kanë tendencën për të ndarë çdo detaj të jetës së përditshme me njëri-tjetrin.
Por, kjo gjë dëmton imazhin që njerëzit kanë për partnerin. Më poshtë po ju tregojmë gjërat që femrat nuk duhet të bëjnë në praninë e meshkujve.

1. Mos hani shumë: Kujdes me ngrënien nëse keni pak kohë që shoqëroheni me partnerin. Sipas meshkujve, femra shihet nga sjellja në tryezë.

2. Mos u depiloni: Depilimi i heq urinë seksuale meshkujve.

3. Mbylleni derën e tualetit: Shumë çifte në një pikë fillojnë të shkojnë në tualet duke e lënë derën hapur dhe këtë e bëjnë kryesisht femrat: meshkujt nuk e thonë, por do të preferonin të mos e ndanin këtë eksperiencë.

4. Mos vishni të brendshme gjyshesh: Korsetë janë ato që burrat i quajnë “mbathjet e gjyshes” dhe nuk janë aspak seksi. https://faktoman.com/2018/02/11/cfare-nuk-duhet-te-bejne-femrat-ne-pranine-e-meshkujve/

  • Postime: 26269
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 21-01-2020, 22:47:39
Si e shfaqin meshkujt dashurinë e tyre?
Meshkujt janë shumë fjalëpakë dhe fjalët “Të dua” më vështirë e nxjerrin nga goja sesa femrat. Mirëpo, ata i kanë disa metoda të tjera me të cilat qartë bëjnë me dije kur u pëlqen ndonjë femër.

Puthjet

Nëse kënaqet me puthje të gjata, të buta dhe njëkohësisht të zjarrta, energjia të cilën e ndieni ka lidhje me dashurinë, jini të sigurta në këtë, transmeton Telegrafi.

Miqtë e tij ju donë

Nëse miqtë e tij ju kanë përkrahur, – është shenjë e qartë që me ata i ka biseduar gjërat më të bukura që kanë të bëjnë me ju, andaj edhe ju kanë pranuar në shoqërinë e tyre qëllimin më të mirë, si edhe kanë krijuar përshtypjet më të mira për personalitetin tuaj.

Ju dëgjon

Nëse i dashuri juaj me kujdes përcjell çdo gjë që flisni dhe i mban mend të gjitha ato që i keni thënë, është më se e qartë që gjithnjë e më shumë jeni duke i pëlqyer.

Ju thërret pa ndonjë shkas

Nuk ju ka takuar për pak orë, mirëpo patjetër i duhet t’ju thërrasë në telefon, vetëm për t’jua dëgjuar zërin? Ju dashuron, por akoma nuk ka marrë guximin t’jua shfaqë dashurinë.

Shikon komedi romantike bashkë me ju

Më me dëshirë ai do të shikonte filma me kauboj apo me përmbajtje aksioni, mirëpo nëse ju keni shfaqur dëshirën të shikoni diçka më romantike, për të kjo nënkupton që duhet t’ia plotësojë dëshirën vajzës. Është i dashuruar me ju dhe sapo nuk i ka shqiptuar fjalët “Të dua”. https://faktoman.com/2017/06/25/si-e-shfaqin-meshkujt-dashurine-e-tyre/

  • Postime: 609
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#4 ne: 22-01-2020, 11:43:58
Pse na i hapni te gjitha sekretet? :P

  • Postime: 1749
  • Gjinia: Femer
Parloté
#5 ne: 07-02-2020, 11:48:02
MAX, për cilat grupmosha të meshkujve vlejnë këto infotmata? 🤔

  • Postime: 26269
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#6 ne: 07-02-2020, 14:25:59
Per te gjitha, sigurisht.  :D
anisssa
#7 ne: 06-05-2020, 02:08:27
Fakte shume te rendesishme per tu ditur  hmmmmm: :engjell:
 

Fakte interesante rreth Finlandës

Nisur nga M A XRubrika Gjeografia e Shteteve

Postimi i fundit 10-04-2020, 10:17:28
nga M A X
Fakte Interesante Shqip

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 19-03-2020, 11:24:43
nga M A X
Fakte Interesante ne Youtube

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 19-03-2020, 11:22:07
nga M A X
Fakte Unike

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 19-03-2020, 11:03:23
nga M A X
Fakte dhe Cudira

Nisur nga M A XRubrika Mediat Sociale

Postimi i fundit 19-03-2020, 11:01:42
nga M A X