Femrat, 15 mënyra për seks tronditës - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Femrat, 15 mënyra për seks tronditës

Femrat, 15 mënyra për seks tronditës

· 12 · 16335

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

ne: 07-05-2007, 04:19:44
Studiuesit/Çfarë duhet bërë pas një dite të lodhshme pune

Kohët e fundit termi“femra fatale” duket se ka dalë nga qarkullimi. Duket si një ëndërr që një grua të luajë një rol të tillë pas 10 orësh punë, pa përmendur detyrat që duhet të përmbushë në familje. Është për të ardhur keq që femrat nuk po e përdorin më këtë hijeshi të tyre. Tani ka ardhur koha që femrat të zgjohen dhe të bëhen “perëndesha të seksit”. Pikërisht për këtë arsye seksologët rekomandojë 15 mënyrat për t’u bërë “perëndeshë e seksit”.

1-Thuaji disa fjalë partnerit para se të shtrihesh në krevat, që mund të jenë fjalë çfarëdo dhe nuk ka pse të aludohet seksi. Thoni ato fjalë me zë seksi, që të duken të buta dhe deri diku të pista.
2-Mos vish këmishë nate pasi të kesh bërë një dush. Thjesht fli me robëdishambërin tënd, mundësisht të shkurtër, pa fshirë pikat e ujit të mbetura në lëkurë. Lëreni që robëdishanin të tregojë pjesët më magjepse të trupit tuaj.
3-Bëni ecjen tuaj sa më shumë seksi, duke u përpjekur të lëkundni vithet tuaja dhe mos harroni të mbani drejt kurrizin tuaj që të evidentohet sa më shumë gjoksi dhe të duket me shumë vrull.
4-Një erë e lehtë djerse mund të shtojë kënaqësinë e dyanshme gjatë parapritjes për seks. Kjo nuk do të thotë se ju këshillohet të bëni stërvitje para se të bëni seks, por mund të merrni në konsideratë një zbavitje të vogël në qilim.
5-Shpikni një nofkë për veten tuaj. Diçka të këndshme, të ëmbël dhe të shijshme. Partneri juaj nuk duhet me doemos të dijë për të. Sekreti juaj me siguri që do t’u ndezë.
6-Kollituni pak më shumë se sa duhet dhe blijini vetes një palë të brendshme të stilit të lartë, mëndafsh me dantellë. Përsëri nuk keni pse t’ia tregoni ato partnerit tuaj. Thjesht do të vëreni se do të keni një gjendje shpirtërore shumë sensuale, duke ndjerë prekjen e mëndafshit në lëkurën tuaj.
7-Mos qëndroni më në distancë pasi bashkëshorti juaj mund të mos kuptojë qëllimet tuaja të mbrapshta. Jepini atij një pickim në të ndenjura ose futini duart nën pantallona.
8-Harrojeni për disa ditë robëdishanin e shtëpisë. Vishni pantallona të shkurtra me një prerje shumë të shkurtër dhe lini sutjenat tuaja në sirtar. Nisni një bisedë përfundimi i të cilës do të jetë zhveshja, në mënyrë që partneri të shohë se ju s’kishit asgjë poshtë.
9-Hartoni vetë një plan seksi të papritur.
10-Vishni fustan të tejdukshëm dhe qëndroni aty ku drita ndriçon më shumë. Së shpejti do ta kuptoni se çdo të ndodhë.
11-Blini një fustan nate apo rrobë shtëpie me shumë kopsa. Lërini disa prej tyre zbërthyer, që të shihni se çdo të ndodhë më pas.
12- Shiheni atë direkt në sy, sikur po kërkoni diçka në sytë e tij. Ai me siguri do t’ju pyesë përse po e vështroni aq shumë dhe një nga përgjigjet tuaja mund të jetë “Po pyesja veten nëse edhe ti ndjehesh po aq i eksituar sa edhe unë”.
13-Një kërcim i improvizuar erotik është gjithnjë i mirëpritur.
14-Në një natë të veçantë harrojeni tharësen e flokëve. Tunduni gjatë kohës që lëvizni nëpër dhomë në një mënyrë shumë seksi, ndërkohë që shkoni të merrni gotat e verës për të ngritur një dolli së bashku me të.
15- Parfumosuni. Çdo mashkull dëshiron të ketë në krah një femër e cila e çmend me aromën e saj.
Marrë nga “ABC NEWS”


#1 ne: 30-05-2007, 16:32:46
Moj une te kete seks po edhe e vdekur te jem do cohem ....e jo me 10 ore pune ne dite e lodhur.Ku ka si seksi,ahha te shplodh kockat ti con ne vend ti con me ato stilet hidhu nga dollapi bej sparkaten bej uren.....fitnes i gjalle eshte i shkreti LOL LOL LOL

  • Postime: 776
  • Karma: +8/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 31-05-2007, 04:06:03
Moj unë te këtë seks po edhe e vdekur te jem do cohem ....e jo me 10 ore pune ne ditë e lodhur.Ku ka si seksi,ahha te shplodh kockat ti çon në vend ti çon me ato stilet hidhu nga dollapi bëj sparkaten bëj uren.....fitnes i gjallë është i shkreti LOL LOL LOL

piiiika cupes, na doli dhe kjo pi duresh :D :D

  • Postime: 1463
  • Karma: +15/-0

#3 ne: 31-05-2007, 12:42:44
Nuk eshte e nevojshme qe ju femra te mbani mend 15 apo njezet menyra, (gjithmone sipas mendimit tim). Kushtojini pak rendesi humorit te nje mashkulli nese doni te beni vertete seks trondites me te.
- flisni me butesi
- provokoni me hiret tuaja sa te mundni
- nese asnje nga keto nuk jep rezultatin e duhur, Behuni pronare te veglave te mashkullit pa e pyetur ate. Prekeni me duar me goje aty dhe do shikoni qe para jush do keni nje skllav te bindur per tju dhene kenaqesine e jetes..nje orgazem te tejzgjatur mbase te pa fund :D

#4 ne: 31-05-2007, 13:13:38
Si urdheron zoti ujk,llafi yt ne vesh te gocave ishalla LOL LOL

patriot mos bej gjoja sikur nuk do ti,po leri ato llafe po hec e vepro se te iku koha duke u marr me politiken LOL LOL

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 31-05-2007, 15:28:50
O vdeksha une per kete siper qe do me behet seksiologe :D  :perqafim :perqafim

  • Postime: 12236
  • Karma: +408/-388

#6 ne: 31-05-2007, 20:03:42
Moj Lepurushe,ajo e ka bere ,,Magjistraturen,, e asaj pune.Po  ti hec na trego se nga i mesove ato menyra se? :D

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 31-05-2007, 23:57:34
Moj Lepurushe,ajo e ka bërë ,,Magjistraturen,, e asaj pune.Po  ti hec na trego se nga i mesove ato mënyra se? :D
Ne gazete  :D LOL

#8 ne: 01-06-2007, 09:08:18
Moj Lepurushe,ajo e ka bërë ,,Magjistraturen,, e asaj pune.Po  ti hec na trego se nga i mesove ato mënyra se? :D
Lefto akoma se kam mbaruar magjistraturen per Ing.Kimime.Kur te jem mire me profesion do i kthehem ketyre halleve.

P.S qeni qe te lef ste ha,dhe puna ime LOL LOL

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 07-06-2007, 06:39:46
Thuaj seksit po

Funksionon gjithmonë. Sepse të jesh ti e para që i kërkon të bëni seks, ai nuk e përkthen kurrë me gjuhën tënde. Përkundrazi, sapo ke bërë veprimin që ai e ka pritur prej kohësh.
 
Një marrëdhënie ku gjërat janë kthyer në ritual dhe funksionojnë gjithmonë njëlloj: ti pret që ai të bëjë hapin e parë. Nuk mendon se ka ardhur momenti për të kthyer faqe? Të jesh ti ajo që do të hedhësh hapin e parë e bën partnerin tënd të ndihet shumë mirë. Krejtësisht e kundërta do të ndodhë po ta refuzosh atë. Sado kohë që të keni bashkë, çdo kërkesë për seks është një provë për egon e tij. Dhe një “jo” do ta bënte të ndihej i padëshiruar. Mos e mendo atë si mashkullin që asnjëherë nuk do lodhej së kërkuari seks, sepse kjo është ajo që ai di të bëjë më mirë. Ai është partneri tënd dhe mes jush vihen në lojë edhe ndjenjat e që lidhja të ecë, duhet që ato të shkëmbehen, të jenë të barabarta edhe kur bëhet fjalë për të thënë po dhe për të hedhur hapin e parë. Po ndoshta ti je një nga ato që dhe kur e dëshiron një natë të nxehtë, je gati të mos thuash gjë me shpresën se mos dhe atij po i shkon në mend e njëjta gjë. Më mirë të dish ca veprime që do të mjaftonin për ta transmetuar thirrjen dhe përveç kësaj që janë të sigurta se funksionojnë.
   
Nuk keni kohë për seks? Po të dish ta shfrytëzoni, edhe një minutë do të mjaftonte për t’i shprehur dëshirën 

Kur ke 1 minutë
-Planifiko një ditë për seks. Lëri atij një shënim në mëngjes që thotë: “dua të të takoj në dhomën e gjumit pas 12 orësh. Më prit aty. I zhveshur!”.
-Lër një fotografi tënden seksi brenda një zarfi të përzier me të tjerët që kanë ardhur për të dhe shkruaj: “Vetëm për sytë e tu”. 
-Ose provo rrugën më të drejtpërdrejtë: merre dorën e tij, vendose mbi kofshën tënde dhe pastaj rrëshqite më lart, më lart…
Kur ke pesë minuta
-Puthe me sy hapur. Pastaj vazhdo, vazhdo, vazhdo ta puthësh.
-Përdor një laps sysh , shkruaj “më puth” ose mbi stomak, gjoks ose ndonjë pjesë tjetër të trupit. Shto dhe një shigjetë për t’i treguar atij se ku duhet të shkojë (tregoja ti nga duhet t’i bjerë). Atij do t’i pëlqente shumë të zbulonte mesazhin sekret kur ti të zhvishesh, kurse   ti do kënaqesh duke marrë atë që do dhe ku e do.   
-Thuaj që të duhen çelësat e makinës, pastaj futi duart në xhepin e tij të përparmë dhe bëj sikur po kërkon për to...   
-Kur ai të jetë duke u veshur, thuaji që e ka shtrembër rripin, pastaj rregulloja me ca prekje sensuale, me një premtim për një stil më personal më vonë, në mbrëmje.

Kur ke 15 minuta
-Kur bëhesh gati për në punë, bëj për të pak striptizëm mbrapsht. Vër në sfond pak muzikë, rri diku ku ai të sheh, vishu ngadalë dhe ndiq ritmin me lëvizje. Përkulu për të ngritur fundin dhe përthyeje shpinën kur mbërthen reçipetat. Ai do mendojë gjithë ditën si të t’i heqë ato rroba.
-Përkëdhele me një peshqir të madh dhe fërkoje nga koka deri te gishtat e këmbës.
-Kur të jesh duke u zhvishur në mbrëmje, hiq çdo gjë, përveç takave. Ec nëpër dhomë sikur mos të jesh ngopur ende me to.
-Bëji një hartë. Lër një shigjetë në sallon që tregon dhomën e gjumit. Aty, një tjetër drejt shtratit.
-Vish të brendshme pak më të veçanta se zakonisht. Ai do ta vërë re ndryshimin.

Kur ke 1 orë të plotë
-Vëre zilen një orë më para se zakonisht. Kur ai të ankohet se ora ka rënë gabim, ti jepi një buzëqeshje dhe thuaji “Jo, nuk është gabim...”.
-Shfleto një libër seksi dhe shëno ato që mezi pret t’i provosh. Pastaj lëre librin në anën e tij të shtratit.   
-Dërgoje në dyqan me një listë: çokollatë e shkrirë, mjaltë, sheqer pluhur, shllak. Pastaj merre në telefon dhe thuaja hapur se për se të duhen ato.

Lexo veprimet e mia
Po të dish ta lëvizësh trupin, ke në dorë një mënyrë të mirë për të shprehur dëshirat e tua. Ja ku janë tetë mënyra që do ta bëjnë atë të dorëzohet plotësisht.
-Preki gjunjët ose lëre këmbën tënde të prekë të tijën kur jeni ulur bashkë.
-Përkëdheli fytyrën.
-Kërkoji të të zbërthejë zinxhirin e fustanit dhe qëndroji shumë afër kur ai e bën këtë.
-Afroju si pa dashje dhe mbështete gjoksin te ai sikur po shtypesh. Kjo është shumë e efektshme, sidomos kur je në publik- ai do të t’i heqë rrobat që në makinë kur të jeni duke shkuar në shtëpi.
-Ulu në prehrin e tij në një festë, në piknik, në dhomën e ndenjies kur ai po rri në kolltuk. Do një efekt të menjëhershëm? Pesho pak më shumë herë pas here.
-Vër muzikë që kërcehet dhe lëviz vetëm nja dy minuta pastaj ftoje dhe atë.
-Kur ambienti të jetë bërë shumë i ngrohtë, ngrija dhe atij temperaturën duke rrëshqitur një kub akulli në qafë, në gushë midis gjoksit.
-Puthe, por jo ato puthjen e vjetër mbi buzë. Kaloja buzët e tua mbi gjithë trupin.

Kod i veçantë
Po të ketë mbetur ende e vështirë për ty t’ia thuash apo t’ia bësh të ditur, formo një kod privat  për t’i treguar që kjo natë nuk do të jetë si të tjerat. Tri ide të heshtura joshjeje:
Vendos jastëkë me këllëfë të dizenjuar ndryshe në shtrat
Lër dy objekte identike në dy anët e një rafti dhe hiqi ato kur do të kalosh një natë të nxehtë.
Fut në xhepin e tij një monedhë të huaj në mëngjes që në darkë ai ta dijë se ç’ pret nga ai. 
Nuk ka nevojë për përkthim
Po deshe që ai ta dijë që ti e do, provo një nga këto pesë mënyra direkte
“Po ta dije se ç’po më kalon në mendje do të ndizeshe aq shumë...”.
“Gjeje çfarë kam menduar sot? Atëherë kur...(pastaj përmend një rast të nxehtë nga historia juaj e seksit)”.
Fëmijët do flenë për nja një orë. Dhe mua nuk po më dhemb koka...
Do vish dhe ti në dush?

Mëso prej tij
Po të të ofrohet seks, pranoje- nuk i dihet kur do vijë rasti tjetër.
Revistat e figurat me njerëz të zhveshur janë argëtuese
Përqendrohu te koha që po kalon. Pak pushim nuk është koha për të menduar se çfarë do të bësh nesër
Kur ti do seks, mos u mundo me gjeste të veçanta. Thuaje hapur dëshirën që ke.

”Jo tani, zemër”, e zbutur
Po aq e rëndësishme sa të jesh e aftë ta ftosh atë për seks, është edhe të mund t‘ia tregosh në mënyrën e duhur se nuk je në formë. Sepse çdo kush që refuzohet seksualisht, nuk e merr thjesht se nuk dëshirohet tani, por ndihet sikur asnjëherë nuk është dëshiruar dhe nuk do të dëshirohet. I çmendur? Pa dyshim. Po flasim për seks dhe ego- nuk janë përbërësit për një përfundim logjik. Këtu ka gjashtë mundësi për t’ia thënë “Jo sonte, zemër”. Nuk do kënaqet, por të paktën nuk do ndihet i padëshiruar:
-Mos i thuaj një jo të thatë. Mos  e largo, por shfaqi pak afeksion fizik, jepi një puthje ose një përqafim që t’i tregosh se nuk po e refuzon, po thjesht nuk je në formë për seks.
-Thuaji se çfarë do të bësh në të ardhmen duke e siguruar se do ta respektosh premtimin dhe respektoje.
-Lër një takim javën tjetër dhe tregoji se pritja do ta bëjë momentin edhe më shpërthyes.
-Merr një film që i pëlqen shumë dhe inkurajoje që të kënaqet duk e parë atë.
-Mësoje të përdorë energjitë e seksit duke shkruar 10 aktet e preferuara të seksit dhe premtoji se do t’i a përmbushësh nga një në çdo javë.
-Bëji një masash dhe ndoshta “jo”-ja jote mund të bëhet “po” më pas.



#10 ne: 07-06-2007, 10:40:45
Moj goce ca na hap oreksin qe ne mengjez se ama zot na ruajt....e mos me keq LOL LOL


P.S une seksit po i kam thene cdo here se kam mohuar kurre LOL LOL

  • Postime: 160
  • Karma: +0/-0

#11 ne: 08-03-2021, 12:17:14
Ka me shumë se 15

Temat e fundit