Femrat mbi 40 vjeç, më seksi se të rejat - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Femrat mbi 40 vjeç, më seksi se të rejat

Femrat mbi 40 vjeç, më seksi se të rejat

· 2 · 617

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer

ne: 07-04-2011, 09:31:00
 

Nuk është e vërtetë që 20 dhe 30-vjeçaret janë më seksi se femrat mbi 40 vjeç. Më të rejat në moshë? Të papjekura dhe shumë të rrëmbyera, thjesht i trembin meshkujt. Por cilat janë veçoritë dhe karakteristikat e femrave me moshë mbi 40 vjeç? Pse ato preferohen nga meshkujt e pothuajse të gjitha moshave? Sepse ato janë sensuale dhe eksperte.

Femrat që arrijnë të bëjnë për vete një mashkull janë ato mbi 40 vjeç, sensuale, të ëmbla dhe eksperte të artit të dashurisë dhe lojërave erotike. Ky është edhe përfundimi i një sonazhi të kryer kohët e fundit mes meshkujve të ndryshëm. Në preferencat e tyre përjashtohen vajzat elegante “pa tru” dhe lolitat të cilat mendojnë se joshin edhe thjesht me një lëvizje të lehtë të qerpikëve.

Mbretëreshat e vërteta janë 40 vjeçaret seksi, që sipas një ndër dy të intervistuarve, ato janë më interesante dhe joshëse se 20 apo 30-vjeçaret. Rreth 39 për qind e meshkujve deklarojnë se zonjat “në moshë” janë shumë më tërheqëse se vajzat e lindura në vitet 80’ ose më vonë. Pra në këtë mënyrë jo vetëm meshkujt e pjekur dhe inteligjentë janë të aftë të luftojnë me kohën për të qenë më tërheqës se më parë.

Ja pse preferohet në 40 vjeçare

Pse një mashkull nuk preferon një 20 apo 30 vjeçare të freskët, por një 40 vjeçare me disa rrudha në fytyrë dhe trup jo aq të bukur? E thjeshtë, shpjegojnë të intervistuarit, femrat që kanë kaluar moshën 40-vjeçare janë më sensulale (për 52 për qind të meshkujve) dhe të interesuar ndaj meshkujve më të rinj ( rreth 38 për qind e meshkujve).

Triumfi i kësaj moshe ka të bëjë edhe me pavarësinë e pakontrolluar të të rejave, çka shkakton trembjen e meshkujve. Meshkujt në të vërtetë kanë mjaft arsye për të pëlqyer një femër në moshë dhe jo një tjetër më të re. Një vajzë në moshë të re në mjaft raste përpiqet të joshë, por pa sukses. Ajo duket false në sytë e atij që duhet të ishte viktima, duke mos pasur rezultatin e dëshiruar. Joshja sipas meshkujve ka të bëjë edhe me aftësinë për të mos rënë në vulgaritet. Kjo përgjithësisht është prirje e femrave në moshë të re.

Një në dy meshkuj pohojnë se 40-vjeçaret e luajnë në mënyrë perfekte rolin e dashnores dhe 46 për qind e tyre do të dëshironin ta kishin përkrah një femër të tillë në raste të rëndësishme apo pritje. Një trend i kohëve të fundit ashtu siç duket qartë edhe te çiftet ndërkombëtarë të Hollivudit, si Demi Mor me Ashton Kutçer apo Sheron Stoun me Keis Dreifous shihet se përkrah yjeve 40-vjeçare është një i fejuar më i ri në moshë.

Në këto sondazhe janë pyetur edhe femrat, 42 për qind e të cilave pranojnë se janë ziliqare lidhur me këtë fakt. Sekreti i femrave mbi 40 vjeç qëndron në faktin se vetëm ato mund të mendojnë seriozisht për kohën e humbur dhe pamundësinë për të rekuperuar vitet që ikin. Vetëm në këtë moshë femrat janë të vetëdijshme për vlerat e tyre, të cilat i kanë zbuluar me kalimin e viteve.



« Editimi i fundit: 10-11-2020, 12:17:49 nga M A X »

  • Postime: 611
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-02-2020, 00:12:08
Pooo edhe ka
 

Temat e fundit