Gjatë verës rritet dëshira për seks - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gjatë verës rritet dëshira për seks

Gjatë verës rritet dëshira për seks

· 4 · 1218

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-06-2010, 15:28:52
Vera, një stinë për të bërë pushime, por edhe për njohje të reja natyrisht. Fakti që kemi kohë në dispozicion por edhe të stimuluar nga stina e nxehtë, me të drejtë bën që stina e verës të pagëzohet si stina e dashurisë.



Gjatë verës të gjithë ata që janë beqarë kanë mundësi të bëjnë njohje të reja, por edhe ata që e kanë një lidhje, e cila nuk funksionon si duhet ka të ngjarë që pikërisht gjatë pushimeve të marrin vendimin për t’i dhënë fund një lidhjeje me paterica e për të filluar një tjetër histori të nxehtë si vetë vera. Në verë hormonet janë më të stimuluara, takimet bëhen më pasionante, por sipas eksperiencave shpesh këto lidhje janë të destinuara të mbarojnë sapo mbarojnë pushimet. Por mos harroni, ka shumë të ngjarë që mbase te njëri nga partnerët kjo histori të përjetohet shumë intensivisht, pasi bëhet fjalë gjithsesi për një lidhje dashurie.

Kur pas kthimit në jetën normale kupton se gjithçka duhet harruar, ajo nuk ka qenë dashuri, por thjesht një aventurë vere. Sipas studimeve, thuhet se edhe njerëzit që bëjnë një jetë shumë të qetë private, në verë iu shtohet dëshira për më shumë intimitet. Madje, në disa vende evropiane janë në rritje numri i historive të dashurisë në breg të detit edhe te moshat mbi 50 vjeç. Pra në këtë rast duhet bërë mirë dallimi mes një dashurie me shikim të parë, e cila mund të ndodhë kudo (e pse jo edhe në pushime) dhe dëshirës për t’u zbavitur, duke e konsideruar lidhjen si pjesë e kënaqësisë që të japin pushimet, por që gjithçka duhet të marrë fund me mbarimin e pushimeve.

Mund të jenë shumë arsye por ka një fakt të pakontestueshëm, në stinën e nxehtë shtohet dëshira për seks. Madje, thuhet se jo vetëm ata që janë me pushime, por në përgjithësi në verë ka më shumë dëshirë për të bërë seks. E ka konfirmuar këtë lajm një nga gazetat italiane mbas një sondazhi që ka bërë mbi "dashuritë e verës" në bashkëpunim me institutin e kërkimeve Demoskopea.

Sipas sondazhit, thuhet se më të zjarrtë janë meshkujt, por edhe te femrat vihet re rritja e dëshirës për seks. Në sondazh kanë marrë pjesë individë nga mosha 18 deri në 44 vjeç. Te meshkujt nga 25 deri në 34 vjeç, dëshira për aktivitet seksual rritet në 57% të rasteve. Një gjë shumë interesante për femrat; dëshira për seks në verë rritet edhe tek ato, por sipas sondazhit kjo ndodh më shumë te femrat që janë intelektuale dhe i kanë kaluar 25 vjetët. Pikërisht për këtë arsye edhe metodat e kontracepsionit janë shumë të kërkuara në verë, rreth dy herë më shumë se gjatë pjesës tjetër të vitit.

  • Postime: 18279
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 12-06-2010, 15:32:48
Veres eshte vape mer lal...sa me shume pushim me mire.. :D

  • Postime: 22
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 12-06-2010, 20:24:20
Cfar pushimi thua, vec kjo deshir nuk mund te shtyhet prej kushteve te motit

  • Postime: 12343
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 13-06-2010, 12:37:08
Une e dija prill maj por paskan ndryshu studimet  :P

Temat e fundit