Ja cila është diferenca ideale për një çift - Ndjenja

×
Hyrja
Profili

Ja cila është diferenca ideale për një çift

Ja cila është diferenca ideale për një çift

· 4 · 793

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

ne: 02-12-2010, 11:15:39
Meshkujt preferojnë që partnerja e tyre të jetë më e re në moshë, kurse femrat të kundërtën. Gjithsesi, pavarësisht nga këto kombinime, që jo gjithmonë ndodhin ashtu siç duam, studiuesit kanë arritur në përfundimin se diferenca e moshës është e rëndësishme në një marrëdhënie në çift.

Të gjithë bëhemi pjesë herë pas here e diskutimeve rreth temave të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën në çift. Strategjia evolutive më efikase për burrat është të kenë gra më të reja. Dhe kur themi të reja, nuk kemi parasysh as 2, as 5 vjet diferencë, por plot 15 vjet. Këtë e pohon një studim i publikuar nga revista “Biology Letters”, sipas të cilit diferenca ideale për një çift burrë-grua duhet të jetë një dekadë e gjysmë.

Kërkuesit e Universitetit të Vjenës kanë realizuar një studim në popullsinë suedeze duke verifikuar lidhjet mes fëmijëve dhe prindërve. Si rezultat, pjesa më e madhe e fëmijëve të stresuar jetojnë në familje në të cilat mes burrit dhe gruas ka diferencë të vogël moshe. Për fëmijët diferenca ndikon mirë, po për vetë riprodhimin? Sipas një studimi të ri në këtë fushë, çifti ideal për riprodhim është i formuar nga një burrë që është 6 vjet më i madh se partnerja e tij. E thotë natyra: me këtë diferencë moshe ekzistojnë mundësitë më të mira dhe shanse të mëdha për t’u riprodhuar. Burrat preferojnë gra, apo shoqe më të reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundësinë për të bërë fëmijë, ndërsa shanset ulen ndjeshëm kur gruaja është më e madhe se burri. Gratë, në të njëjtën kohë, rreken të preferojnë burrin më të madh, sepse ky zakonisht siguron më shumë të ardhura për të mbajtur fëmijët. Kështu që stereotipi kulturor që sheh njeriun të preferojë gratë më të reja është thjesht fryt i një tendence natyrore, e bërë për të lehtësuar riprodhimin.

Edhe pse “rregulli” i zakonshëm është marrëdhënia kur partneri është më i madh në moshë se partnerja, nuk janë të pakta edhe rastet e tjera. Pra, ka dhe ndryshe. Kohët e fundit është vënë re që shumë gra rreken të kenë marrëdhënie me një mashkull që është më i ri në moshë, gra që shfaqen më të forta, që nuk kanë nevojë të mbrohen, që tani marrin rolin e mashkullit, bëhen ato mbështetje dhe mbrojtje për një mashkull. Gra që i “marrosin” ata meshkuj që kanë disa vjet më pak se ato, të intriguar nga ky lloj miksimi gruaje: eksperte, e zonja dhe pak “mama”.

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 13-02-2020, 20:11:38
Dashuria nuk njeh moshë 😁
Nuk paragjykoj, por vete nuk do e kisha mare nje mashkull me te vogel.
@Parloté , vjenezet paskan studiuar suedezet 😁.

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 13-02-2020, 21:54:26
Dashuria nuk njeh moshë 😁
Nuk paragjykoj, por vete nuk do e kisha mare nje mashkull me te vogel.
@Parloté , vjenezet paskan studiuar suedezet 😁.


Jo nuk njeh, por unë që thoja kurrë, përfundova dy herë me më të vegjël  :D pa dashje.
Mendoj se kohët megjithatë kanë ndryshuar dhe riprodhimi nuk është faktori kryesorë për selektim të partnerit të ardhshëm.
Atë që thotë natyra është se femrat, në aspektin e riprodhimit, janë 12 vite më të vjetra se meshkujt, sepse qelizat vezë janë formuar plotësisht kur një bebë lind. Ndërsa piqen me ciklin e parë menstrual. 
Pra për një baraspeshë riprodhimi, mashkulli duhet të jetë 12 vite më i vjetër ose i të njëjtës moshë.  :D





  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 14-02-2020, 07:05:12


Pra për një baraspeshë riprodhimi, mashkulli duhet të jetë 12 vite më i vjetër ose i të njëjtës moshë.  :D

Ne kemi dy javë diferencë 😁 pra një moshë 😁. Riprodhim, bammm me goditje të para 😂😂😂😂😂😂😂😂

Temat e fundit