Ja pse tradhtojnë burrat - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ja pse tradhtojnë burrat

Ja pse tradhtojnë burrat

· 24 · 6066

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-01-2010, 22:34:12
Ja pse tradhtojnë burrat

Femra konsiderohet si njeriu i parë, që kreu mëkatin, por kur kemi të bëjmë me lidhjet në çift, burrat gjithmonë konsiderohen ata “të këqijtë” për sa i përket tradhtisë.

Mashtrimi apo tradhtia e ka zanafillën që në lashtësi. Historia tregon se femra është njeriu i parë, që ka kryer aktin e mashtrimit. Eva mashtroi Adamin duke ngrënë nga pema e ndaluar, që rezultoi me dëbimin e tyre nga kopshti i Edenit.

Prandaj femra konsiderohet si njeriu i parë, që kreu mëkatin në këtë rast tradhtinë. Kur kemi të bëjmë me lidhjet në çift, burrat gjithmonë konsiderohen ata “të këqijtë” për sa i përket tradhtisë apo mashtrimit.

Arsyeja për ata, që tradhtojnë ka vetëm një shpjegim “më nuk po funksionojmë” dhe kjo është vetëm një klishe.

Eksitojnë raste të ndryshme kur një person, kalon nga një lidhje tek një tjetër, duke mos takuar “personin e duhur”. Por çdoherë zhgënjehet nga personi i dashur për shkak të tradhtisë. Sipas psikologëve, meshkujt janë më të çiltër në rastin e tradhtisë apo mashtrimit.

Në fakt pabesia në lidhje sipas psikologëve, tek femrat bëhet në një formë më të padrejtë dhe i konsiderojnë ato si eksperte të tradhtisë bashkëshortore apo të dashurisë..

E vërteta qëndron në faktin se femrat në rrethana të tilla janë më të mençura, më tinzare pasi që meshkujt në atë moment kanë qenë të zënë duke shikuar një ndeshje futbolli apo duke u mburrur para miqve për të arriturat personale.

Rastet e tradhtisë, që zgjasin me vite janë shumë të njohura për të gjithë ne. Dhe “Pse-ja” e gjithë kësaj pabesie, gjithnjë mbetet enigmë për partnerin e tradhtuar, duke e maskuar aktin me arsye të kota dhe pa bazë.

Ka raste kur meshkujt, që tradhtohen nga e dashura apo bashkëshortja, kuptojnë për këtë vetëm pas tre apo katër vjetësh.

E vërteta zbulohet vetëm nëse mashkulli është më këmbëngulës dhe më syçelë sa i përket marrëdhënies në çift. Shpesh herë gjërat e vogla kanë shumë rëndësi në jetën e një femre. Një fjalë shumë e thjeshtë, që nuk duhet harruar asnjëherë “të dua”, apo dhuratat simbolike që ajo i pëlqen shumë.

Hulumtimet tregojnë se një grua mesatarisht mund të menaxhojë më shumë se pesë marrëdhënie njëkohësisht, pa zgjuar as një lloj dyshimi tek partneri.

Kjo ndodh pasi femrat janë të afta të përmbushin më shumë obligime se sa meshkujt. Gjithashtu është edhe fuqia joshëse, që femra di të përdorë shumë mire kur është e nevojshme, gjë që për meshkujt nuk vlen.

Meshkujt janë fatkëqijtë, që gjithnjë vëzhgohen direkt apo indirekt dhe shpeshherë mëkati i tyre shkakton edhe ndarjen. Meshkujt e pranojnë kur akuzohen për mashtrim dhe nuk pretendojnë të jenë perfekt veçanërisht tek marrëdhëniet në çift.

E vërteta qëndron në atë se tradhtia dhe të mashtruarit në çift, nuk është akt i rezervuar vetëm për burrat. /Besa Dodaj-botasot/

  • Postime: 2649
  • Karma: +67/-6
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 25-01-2010, 12:21:32
S'do mend qe tradhetojne te ty palet,por po flas ne pergjithesi, une mendoj qe dallimi eshte qe burrat nuk zgjedhin aq shume kur eshte ne pyetje vetem akti, perderisa grate jane pak me rigoroze ne perzgjedhje qoft edhe vetem per nje akt, mbase ketu mund te jete dallimi,,mendimi im ky.. :)

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#2 ne: 25-01-2010, 20:52:26
ska burr qe mso te tradhetoj

#3 ne: 25-01-2010, 21:37:52
ska burr qe mso te tradhetoj

Pse i ulet burrnia po s'tradhetoi? ^o)

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 27-01-2010, 14:55:44
Se nuk ju rrihet ndryshe..

  • Postime: 1750
  • Karma: +15/-2
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 27-01-2010, 15:15:59
burrat nuk tradhetojn kurr vetem sa per te shtuar dashurin ne gruan e tyre kohe pas kohe nderrojn partneren jo per gjo tjeter

  • Postime: 12234
  • Karma: +408/-388

#6 ne: 04-02-2010, 23:49:02
Sepse  femrat na kerkojne.... :D

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#7 ne: 19-02-2010, 20:12:04
Pse i ulet burrnia po s'tradhetoi? ^o)
seshte aty por e kane ne gen

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#8 ne: 19-02-2010, 20:12:48
nqs nje burre tradheton do te thote qe femra qe ka ne krahe nuk di ta mbaje

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 19-02-2010, 20:56:39
nqse 1 burre apo 1 femer tradhton do te thote qe ai/ajo nuk e do me ate qe ka ne krahe .... kaq e thjeshte fare

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#10 ne: 19-02-2010, 21:22:50
shum bura jane dhe te detyruar te tradhetojne

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 19-02-2010, 21:23:34
hahahaaa na doli tradhtia detyrim tani ... se kisha degjuar LOL

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#12 ne: 19-02-2010, 21:25:18
sa te rosh do mesosh   ka thene nje fjale e urte popullore

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 19-02-2010, 21:28:22
mire e ke ti ... nejse sjam per ket teme une ... skam mardhenie te mire fare me tradhtine e tradhtaret

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#14 ne: 19-02-2010, 21:29:12
mir ben

  • Postime: 541
  • Karma: +20/-6
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 19-02-2010, 21:57:44
  Femra konsiderohet si njeriu i parë, që kreu mëkatin, por kur kemi të bëjmë me lidhjet në çift, burrat gjithmonë konsiderohen ata “të këqijtë” për sa i përket tradhtisë.
___________________ ___________________ _______________
  Une nuk pajtohem me kete teme qe eshte hapur.Shtrohet pyetja:me ken tradhton burri?Me gra apo me pela?Nese tradhton gruan ose te dashuren duke shkuar me nje tjeter grua, apo femer, atehere edhe ajo gruaja paska bere tradheti.Prandaj, tema do te ishte shume me llogjike nese shtrohet keshtu:"Ja pse tradhtojne qiftet".Nese burri masturbon, eshte me shume tradhti vetem e tije, sepse ne kete akt nuk ka mare pjese nje femer apo grua.

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#16 ne: 30-09-2010, 13:36:12
mire e ke ti ... nejse sjam per ket teme une ... skam mardhenie te mire fare me tradhtine e tradhtaret

pupu sa e serrte njera ... jam pro tradhtise fundja 1 jete eshte jetojeni o burra :D LOL

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#17 ne: 09-10-2010, 16:52:55
ne burrat tradhetojme kur ju femrat sna i beni qefin sic duhet

#18 ne: 22-10-2010, 09:53:58
Tradhtia e meshkujve në një raport në çift, nuk ka si shkak të parë, atë që shumë herë është përcaktuar, seksin. Këtë e bën me dije një studim i fundit amerikan, realizuar nga Gary Newman, këshillues dhe studiues për martesat dhe marrëdhëniet në çift.

Newman për të shkruar librin e tij të fundit “E vërteta e tradhtisë” ka mbledhur qindra dëshmi dhe mendime të burrave të martuar, besnik dhe jo besnikë ndaj bashkëshorteve të tyre. Në përfundim të sondazhit, 92%e meshkujve kanë deklaruar se tradhtia nuk ka si motiv parësor marrëdhënien seksuale. Atëherë cila është arsyeja?

“Shumë meshkuj kanë thënë se nuk ndiheshin të vlerësuar e të rëndësishëm aq sa duhej nga bashkëshortet e tyre”- shpjegon Gary. Sipas tij, është mungesa e vëmendjes dhe lënia në harresë ajo që i ka shtyrë drejt tradhtisë.

Meshkujt përkundër asaj që mund të duket, sipas studiuesit janë shumë të ndjeshëm dhe emotivë. Fakti që nuk ndihen të vlerësuar, i bën ata që ndihen të pasigurt dhe i shtyn të kërkojnë të tjera partnere, që mund t’u garantojnë vëmendjen e duhur.

“Meshkujt shfaqen të fortë e të pushtetshëm, por brenda janë të pasigurt, po aq sa edhe femrat. Ata kanë një mentalitet prej fitimtari dhe për këtë duhet që të tjerat t’i lejojnë të ndihen fitimtarë”- vazhdon më tej ai.

Newman përfundon analizën e tij, duke iu drejtuar në mënyrë direkte grave: Mos kini frikë të lëvdoni vazhdimisht partnerin, bëjeni të ndihet shumë i vlerësuar prej jush, për atë që ai bën. Sa më shumë jepni, aq më shumë do të merrni.

Sipas studimit, vetëm 7% e atyre që pranojnë se nuk janë besnikë kanë pranuar se e kanë bërë me vullnet të lirë, ndërkohë që të tjerët kanë thënë se kanë qenë të detyruara, pasi kanë kaluar më parë përmes provave shumë të forta në marrëdhëniet martesore.

Burimi: cdodite.com 
 
 P.S: E MBESHTES PLOTESISHT, SE PO TE BERI FEMRA TE NDIHESH NJE PALO MASHKULL EDHE PSE NE SEX E KENAQ POR NE JETEN E PERDITSHME AJO ESHTE PLOT ANKESA EDHE PER GJENE ME TE VOGEL, ATEHERE IA BEJ HALLALL TRADHTINE BURRAVE...MESHKUJ NE KETE PIKE TE THEMI TE DREJTEN QE JENI PAK SI QENI...SKA RENDESI KUSH I'U DEL PERPARA,CDO FEMER QE MUND TE KENI AFER JU DONI TA Q..I !

PECATO VOI CREDETE ALLA FEDELTA DELLE DONNE, ANCHE SE NON SIETE DEI BUONI PRATICANTI...

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#19 ne: 16-08-2012, 15:49:33
pupu sa e serrte njera ... jam pro tradhtise fundja 1 jete eshte jetojeni o burra :D LOL

pune muajsh dhe ke ndryshuar mendim.....imagjino une si jam bo flete fare LOL

  • Postime: 1280
  • Karma: +0/-0

#20 ne: 21-08-2012, 23:58:40

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 22-08-2012, 07:02:41
Kjo tema nuk e shikon me hollesisht zanafillen e trurit te mashkullit, dhe asaj te femres.
Sistemi imunitar I mashkullit perbehet nga nivele te medhaja testastoroni, dhe kjo shpjegon pse meshkujt jane me agresiv ne sjelljet e tyre. Me ane te seksit ulet edhe niveli I hormonove agresive te perbera nga testastoroni. Sic tha dikush me siper, meshkujt nuk shikojn te bejn shume zgjedhje persa I perket partereve seksuale, ne krahasim me femrat, sepse mashkulli thjesht ka nevoj qe ti stabilozoj hormonet qe I krijohen, dhe kshu eshte gati ta bej me kedo qe ka perpara.
Tani kuptohet se disa meshkuj dine ti menaxhojn me mire ndjenjat dhe sjelljet e tyre, ne krahasim me disa tjere. Ka te bej edhe menyra se si eshte rritur, principet e tij, dhe intelegjenca.
Pra morali I femres eshte superior ne kete fushe, ashtu sikur morali I mashkullit eshte me superior persa I perket rrobave qe ka. Une psh mund te zgjase gjithe vitin me 2 bluza dhe 1 pale xhinsa. Kjo ide eshte e pamundur tek nje femer. Por tani une z'do them, se kjo femer me beri tradhti ne veshmbathje dhe kepuce.
Une po degjova fjalen shopping fillon e me dhemb koka, ndersa tek nje femer mund te jete dita e saj me e mire. Ashtu sikur femres I duket e pamoralshme kur nje mashkulli pelqen filmat pornografik.
"femra ka nevoj per nje mashkull qe asaj t'ja plotsojn cdo deshire, ndersa mashkulli ka nevoje per shume femra qe atij t'ja plotsojn vetem 1 deshire."

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 22-08-2012, 07:20:45
Per ju qe kuptoni anglisht, ja pergjigjja se pse tradhtojn meshkujt. :-)

Bill Maher explains why men cheat

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#23 ne: 15-02-2013, 21:56:25
Ka nerva njeri te degjoj arsyet pa arsye te nje mashkulli ne gjendje ekstaze

Temat e fundit