Çdo mashkull ka dëshirë të mendojë për veten si një gjuetar i vetmuar dhe vendos të mashtrojë partneren për disa arsye. Papritur i vjen në majë të hundës jeta shtëpiake, duke qëndruar para televizorit dhe duke pirë birra. Ndonjëherë pyet veten: “A ekziston diçka më tepër se kjo që mund të ofrojë jeta?” dhe krejt rastësisht fton ndonjë femër për kafe. Jeta e tij fillon të ndryshojë. Psikologët japin disa arsye për këtë si: frika nga plakja, pikëllimi, vetmia, monotonia apo pakënaqësia me gruan. Shkrimtari amerikan Norman Majler analizon mosbesnikërinë si pjesë të sindromit macho, i cili nënkupton se nëse nuk je në gjendje të rrahësh, të bësh dashuri dhe të fitosh shumë para, atëherë s’je mashkull.

Arsye tjetër është kureshtja. Pothuajse s’ka mashkull në botë që nuk pyet: “A thua si do të ishte të isha në shtrat me atë femër”. Shumë nga ata meshkuj deri te përgjigjja në një pyetje të tillë arrijnë sapo u vjen rasti, qoftë edhe kur ndodhen afër ndonjë shtëpie publike. Arsye tjetër që mund të shtyjë një mashkull të mashtrojë partneren është shoqëria. Vazhdimisht ai dëgjon bisedat e miqve, sesi ata e kalojnë me të dashurat e tyre.
Në vend që të ndihet i lumtur me gruan, ai mendon me këtë logjikë: “Të tjerët kanë jetë të mrekullueshme seksuale. Jeta ofron më tepër sa unë mendoj”. Kështu nis hulumtimi. Natyrisht nga përvoja e vet çdo mashkull e di se çdo ditë ka mundësi të provojë diçka e re. Jeni martuar apo keni të dashur. Deri në atë çast nuk e keni ditur se vleni për dikë! Nevojitet kohë dhe mjeshtëri e veçantë për të lexuar momentet kur një femër ju ofrohet. Nëse tashmë keni gjetur dikë që ju do dhe është martuar me ju, atëherë ju keni një dozë më të madhe vetëbesimi, s’ka rëndësi nëse luani rolin e dashnorit apo burrit.
Për meshkujt nuk është edhe aq tragjike të kesh lidhje të fshehta, pasi çdo femër kështu shton dozën e vetëbesimit te mashkulli. Kjo është një përshtypje tejet e gabuar dhe për fat të keq shumë meshkuj me vetëbesimin e kufizuar, arrijnë tek tradhtia. Ju mund ta bëni një anketë të thjeshtë në rrethin tuaj. Mos e pyesni dashnorin tuaj ose burrin nëse ju ka mashtruar ndonjëherë. Përgjigjja do të jetë padyshim “Jo!”. Pasi shumë meshkuj këtë pjesë e marrin si lojë dhe ata nuk e kanë vështirë të përgjigjen. Por nëse një tjetër individ i pyet: “A ju ka tradhtuar ndonjëherë dashnorja apo gruaja?”, ata padyshim do të përgjigjen: “Jo, mesa e di unë, përndryshe do ta mbysja në vend ose do të ndahesha”. Pra, për meshkujt mashtrimi i femrës është tragjik, ndërsa për ata është lojë.