Po te shkruaj nga nje vend qe dikur ishte plot drite. Po te shkruaj nga vendi i manteleve dhe hijeve. Per vite me rradhe kam jetuar ne kullen e flamurit ne gjysmeshtize. Vere! Vere e helmuar! Dhe qysh atehere dita s'ka ndryshuar, dita e memorjes se kristalizuar...
Peshku i kapur mendon per ujin per aq kohe sa mundet. Per aq kohe sa mundet, a s'eshte kjo e natyrshme? Ti arrin majen e malit te thepisur dhe goditesh nga nje shigjete. Me pas gjithe jeta ndryshon. Nje cast i vetem thyen porten e tempullit.
Ne pyesim njeri-tjetrin per keshilla. Ne s'dime me se c'behet. Njeri nuk di me shume se tjetri. Ky eshte i vrazhde, ky tjetri i corroditur. Te gjithe e kemi humbur toruan. Qetesia s'ekziston me. Urtesia nuk zgjat me shume se nje cast frymezimi. Me thuaj: me tre shigjeta te ngulura ne fytyre, kush do te bridhte poshte e perpjete duke u dukur i natyrshem?
Disa prej nesh i morri vdekja. Burgu, mergimi, uria, veshtiresia i mori te tjeret. Jatagane drithmash na pershkuan tej per tej, dhe me pas gjithcka e ulet dhe dredharake. Kush nga kjo toke ende e ndjen puthjen e gezimit ne fund te zemres se vet?
Bashkimi i veres me veten eshte poeme. Bashkimi i vetes me gruan eshte poeme. Bashkimi i qiellit me token eshte poeme, por poema qe ne kemi degjuar na ka paralizuar gjykimin.
Kenga jone s'mund te kendohet ne dhimbje te padurueshme. Arti i punimit te gurit te cmuar ka marre fund. Rete kalojne matane, re qe duken si shkembinj, re qe duken si pjeshke, e sa per ne, edhe ne si rete kalojme matane, mbushur me nje fuqi vuajtjesh te padobishme.
Ne s'na pelqen me dita. Ajo renkon. Ne s'na pelqen me nata, perndjekur nga shqetesimet. Nje mije zera te na mbytin. Asnje ze ku te mbahemi. Lekuret na jane semurur nga fytyrat e zbehta.
Ngjarje boshe. Nata, gjithashtu, eshte bosh, por c'mund te beje ajo? Mijera yjet e nates s'mund te ndrijne nje shtrat te vetem. Ata qe dinin nuk dine me. Ata kercejne me trenin, rrukullisen me rrotat.
"Qendro brenda vetes?" As te mos e mendosh kete! Ne ishullin e papagajve asnje shtepi s'eshte e izoluar. Ne vjeshte, ndyresia tregoi fytyren e vet. E pastra nuk eshte e paster. Tregon kokefortesine e vet, hakmarrjen e vet. Disa jane pare te ulerijne. Disa jane pare te dalin nga udha. Por madheshtia nuk gjendet me.
Pasioni i fshehte, lamtumira ndaj se vertetes, heshtja e gureve te thyer, ulerima e viktimes se thikes, bota e qetesise se ngrire dhe ndjenjave te zjarta ka qene bota jone, dhe rruga e qenit te cakerdisur ka qene rruga jone.
Ne s'mundem ta njohim veten ne heshtje, ne s'mundem ta njohim veten ne ulerime, as ne shpellat tona, as ne shenjat e huaja. Rreth nesh, fshati eshte indiferent dhe qielli s'ka asnje kuptim.
Ne e pame veten ne pasqyren e vdekjes. Ne e pame veten ne pasqyren e mbylljes se gropes, te gjakut qe derdhet, te ngritjes se ekzekutimit, ne pasqyren e perbaltur te poshterimit.
Ne jemi kthyer ne pranverat e ngrira.