Metoda për zgjatjen e kohës së ejakulacionit - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Metoda për zgjatjen e kohës së ejakulacionit

Metoda për zgjatjen e kohës së ejakulacionit

· 1 · 2137

  • Postime: 2869
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 20-01-2011, 12:25:27
Prishja parakohe është problem për të gjithë djemtë dhe burrat.
Nga pyetja kuptohet se ti prishesh shpejt kur masturbon. Seks me partnerë me sa duket nuk ke filluar të bësh.

Së pari të them, se të masturbosh çdo ditë, duket si shumë. Norma nuk ka. Bën mirë ta rrallosh deri 3-4 herë në javë. Kështu do të lësh më shumë kohë për mësimet dhe aktivitete të tjera.

Ka disa mënyra që djemtë mund ta ndryshojnë sjelljen seksuale dhe ta zgjatin kohën e prishjes edhe gjatë masturbimit
Siç e kam shpjeguar shumë herë janë dy metoda që ndikojnë të ndryshojë sjellja seksuale.

Metoda e parë- Fillo ndalo.
Me këtë metodë duhet të veprosh në këtë mënyrë: Masturbo deri para se të vijë momenti qëe nuk e mban dot më veten, momentin kur prishja është e kthyeshme. Këtë moment e dinë të gjithë djemtë dhe burrat. Para se të vijë ky moment, ndërpreje eksitimin, pra mos vazhdo me masturbimin. Qëndro për disa sekonda sa të bjerë gjendja e eksitimit. Pas kësaj fillo të masturbosh përsëri deri pa arritur momenti i moskthimit. Ndërprite eksitimin. Fillo përsëri masturbimin deri tek momenti i mos kthimit. Këto ushtrime përsëriti disa herë gjatë çdo masturbacioni deri sa të fitosh zakone të tjera dhe të jesh në gjendje ta zgjatësh kohën e prishjes aq sa dëshiron ti.

Metoda e dyte. Picko penisin tek koka
Masturbo deri sa të mos ketë ardhur momenti i moskthimit. Para këtij momenti me gishtin e madh dhe gishtin tregues shtyp pas kokës së penisit fort. Kjo do të bëjë që të bjerëe eksitimi.
Pas kësaj fillo përsëri të masturbosh dhe picko ndënë kokën e penisit me gishtin e madh sipër dhe gishtin tregues poshtë. Përsëriti këto ushtrime disa herë gjatë masturbimit. Vazhdo të masturbosh në këtë mënyrë deri sa të jesh i zoti ta zgjatësh kohën sa dëshiron ti.

Këto ushtrime vlejnë për të gjithëata që ankohen se prishen shpejt gjatë aktit seksual.

Masturbo në vend të qetë, të sigurtë, pa ndjerë frikë se të shohin. Merri punët me ngadalë. Në punët e seksit nuk duhet nxituar.

Ka edhe metoda të tjera me ilaçe, por këto janë më të mirat, siç  tregojnë studimet dhe praktika :D

Temat e fundit