Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: stellina
« ne: 08-03-2021, 13:48:11 »

Kam menduar ta perdor
Postuar nga: M A X
« ne: 17-01-2021, 19:18:47 »

Per Gazeten SI rrefehet nje vajze shqiptare qe punon me platformen OnlyFans:

“Aplikova për punë por ishte gati e pamundur të gjeja një të tillë”, shprehet ajo për Gazetën “Si”. A. më vonë krijoi një llogari në “OnlyFans” me rekomandimin e një mikut të saj.

Në këtë platformë, ndjekësit (followers) paguajnë një tarifë abonimi mujor (25 $ në muaj) për të pasur akses në fotot, videot ose transmetimet e drejtpërdrejta, ndërkohë që kompania merr 20% komision. Pavarësisht se platforma, tashmë e bërë e njohur për pastime gjysmë-nudo apo nudo nuk u drejtohet vetëm njerëzve që shesin imazhe nudo, shumë përdorues të OnlyFans e bëjnë diçka të tillë.

Ajo çfarë është për t’u vërejtur është se mes personave që postojnë foto ka edhe nga Shqipëria. E tillë është dhe K., një vajzë 18-vjeçare, e cila është bërë pjesë e platformës, ndërsa poston me ‘nick-name’. A. rrëfen se ka fituar 1500 dollarë brenda një periudhe prej katër muajsh, ndërkohë që foto të ngjashme poston edhe në llogarinë e saj në Instagram.

“Është punë. Përmes diçkaje të tillë paguaj qiranë dhe nevojat e mia të përditshme”, shpjegon ajo, ndërsa shton, se ajo nuk pranon dhe refuzon kërkesa për të postuar foto apo video, të cilat janë qartazi veprime seksuale, porse pohon, se ka shumë të rinj, që e bëjnë diçka të tillë.

A.vëren se e ka mbajtur të fshehtë këtë “punë” të saj nga miqtë më të afërt, pasi në të kundërt do të etiketohej prej tyre si një lloj prostitute, por pohon se numri i atyre që shesin foto nudo në rrjete sociale është vërtet i madh.

“Ka nga ata, që postojnë gjithçka në mediat sociale. Mendoj se shumë të rinj e shohin thjesht si mundësi punësimi në një kohë kur është e vështirë të gjesh punë.” Mbase për këtë arsye, pavarësisht paragjykimeve, “shitja e nudove në internet, kohët e fundit është bërë diçka më e dukshme dhe më e pranueshme socialisht.”

Postuar nga: M A X
« ne: 17-01-2021, 19:14:04 »

 

“OnlyFans”, një platformë media sociale, që lejon njerëzit të shesin foto nudo të vetes së tyre ka njohur një ‘boom’ gjatë periudhës së pandemisë. Por ndërkohë, “konkurrenca” brenda platformës, do të thotë se fitimet individuale kanë rënë. S., e cila e humbi punën e saj në qershor, një nënë e vetme e një djali dyvjeçar duhej të kujdesej për të dhe si zgjidhje financiare gjeti pikërisht krijimin e një llogarie në platformë dhe shitjen e fotove nudo apo thjesht me të brendshme atje.

Në OnlyFans përdoruesit shesin përmbajtje origjinale ndaj atyre që e ndjekin faqen përkundrejt pagesës. “Njerëzit mendojnë se të bësh foto nudo dhe t’i postosh është e lehtë, por është punë e vështirë. Është një punë e vërtetë”,– komenton A.

“OnlyFans” është themeluar në vitin 2016 në Britani. Në dhjetor, platforma kishte më tepër se 90 milion përdorues dhe më shumë se 1 milion krijues përmbajtjeje (content creators), ndërkohë që në 2019 numëronte 120 000 të tillë. Sipas Angela Jones, një sociologe amerikane, “njerëzit e bëjnë diçka të tillë nga dëshpërimi, pasi janë të shqetësuar dhe nuk kanë me se të ushqehen e nuk kanë me se të paguajnë dritat”. Burimi: https://gazetasi.al/ne-onlyfans-apo-admireme-vajzat-shqiptare-qe-shesin-trupin-online/