Pilula kontraceptive për meshkujt - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pilula kontraceptive për meshkujt

Pilula kontraceptive për meshkujt

· 2 · 738

  • Postime: 27259
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-06-2010, 00:56:09
Ka vite që flitet për “pilulin”, korrespondenti mashkullor i metodës kontraceptive të përdorur nga gratë në të gjithë botën.



Dhe këtë herë duket se do të ketë sukses: kërkuesit e Bar – Ilan University të Tel Avivit kanë zbuluar një molekulë në gjendje të heqë aftësinë fekonduese të spermatozoideve.

Ndryshe nga ajo femërorja, e bazuar në sasi të vogla të hormoneve që pengojnë evoluimin, pilula për burrat e studiuar nga ekipi izraelit nuk ka asnjë komponent hormonal.

Bëhet fjalë për një molekulë në gjendje të neutralizojë një proteinë që gjendet në spermë e nevojshme për fekondimin.

Kjo metodë e re, nuk ndikon në prodhimin e spermatozoidëve, që arrijnë mitrën, por neutalizojnë kapacitetin pjellor. Pilula, sipas ekspertëve, do të ulte mundësitë e shtatzënive të padëshiruara.

Për momentin ilaçi është eksperimentuar vetëm tek minjtë e laboratorit dhe ka efekte sterilizuese nga 1 në 3 muaj. Top Channel

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 26-05-2012, 01:00:17
Së shpejti në të ardhmen mund të nisë prodhimi i kontraceptivëve për meshkuj, pasi shkencëtarët në Edinburg identifikuan një gjen vendimtar për riprodhimin mashkullor.

Eksperimentet në minj treguan se gjeni është përcaktues në fazën e fundit të formimit të spermatozoidëve.

Pa këtë gjen, mashkulli, ndonëse seksualish i aftë, e ka të pamundur të riprodhohet.

Sipas mjekëve, është e mundur që nëpërmjet kontraceptivëve, gjeni të çaktivizohet përkohësisht, për aq kohë sa mashkulli do ta dëshirojë.

Nëse do të materializohet, atëherë kontraceptivi në fjalë do të jetë një zgjidhje shumë më efikase se të gjitha mënyrat aktuale të seksit të kontrolluar.

Kontraceptivët, të disponueshëm aktualisht vetëm tek femrat, kanë efekte të rëndësishme anësore, çka e bëjnë jo të rekomandueshëm konsumimin e tyre.

Njëkohësisht, ata nuk janë tërësisht të sigurt, pasi kanë një tolerancë prej 2-3% mosfunksionimi, ndërsa kontraceptivi i ri për meshkujt do të ishte 100% i sigurt nëse do të realizohet.

Temat e fundit