Pozicionet me të cilët më lehtë mund të bëni fëmijë - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pozicionet me të cilët më lehtë mund të bëni fëmijë

Pozicionet me të cilët më lehtë mund të bëni fëmijë

· 8 · 4430

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 24-09-2010, 23:31:14
Derisa disa çifte nuk dëshirojnë të bëjnë fëmijë, mendoni, ka edhe shumë të cilët kanë dëshirë të madhe të kenë fëmijë.

Për fat të keq, shumica prej tyre kanë problem të madh dhe janë të detyruar të përdorin metoda të ndryshme si të arrijnë deri të fëmija.

Për fatin e të gjithëve, ka metoda si të bëni fëmijë në mënyrën më të lehtë. Sic thonë ekspertët, me rëndësi është që sperma të arrij të prek derën mitrës, ndërsa pozicioni më i mirë është i ashtuquajtur i “qenit”.

Përveç pozicionit klasik “doggy style”, është edhe pozicioni i “misionarit”, për shkak se mashkulli penetrohet thellë.



Gjithashtu, çiftet që duan fëmijë, nuk duhet të mënjanojnë edhe pozicionin e shtrirë në krah.

Me rëndësi është që edhe gruaja të përjetoj orgazëm për shkak se në këtë mënyrë shumë më lehtë arrin sperma në derën e mitrës.

Organet gjenitale të femrës

Vulva

Organi gjenital i jashtëm femror i cili përbëhet nga dy buzë të mëdha e dy të vogla, ku në mbrendësi të buzëve të vogla gjindet hyrja e vaginës dhe e uretrës (kanalit urinor) e cila shërben për nxjerrjen e urinës nga mëshikëza e urinës jashtë. Mbi qarjen e vaginës gjindet klitorisi i cili luan rol të rëndësishëm në kënaqësinë seksuale të femrës.

Vagina

Është një kanal me gjatësi 7-10cm i cili mund të zgjërohet dhe të ngushtohet. Në këtë kanal gjatë marrëdhënieve seksuale depërton penisi (organi i mashkullit), e gjithashtu ka rol në lindjen e fëmijës, si dhe rrjedhjën e gjakut menstrual. Dëshira seksuale provokon lëngun vaginal i cili ndihmon hyrjen e penisit në vaginë.



Hymen (cipa e vajzërisë)

Hymeni është një cipë e hollë e cila ndodhet në hyrje të vaginës forma e së cilës ndryshon prej femrës në femër. Qarja e hymenit apo pëlcitja e tij nga marrëdhënia e parë seksuale përcjellet me gjakderdhje por jo tek të gjitha femrat.

Uterusi (mitra, ani)

Është hapësirë ku zhvillohet fëmija (beba). Mitra ka formë të dardhës, pjesa e sajë e ngushtë gjendet poshtë. Në fund të vaginës mund të preket me gishta nji e ngritur disi e fortë e kjo është qafa e mitrës,me një vrimëz që lejon kalimin e spermatozoideve dhe gjakut menstrual. Mbrendësia e uterusit përbëhet nga tri shtresa të cilat shërbejnë për ciklin menstrual, si dhe për pranimin e vezës së fekonduar.

Ovaret apo vezoret

Këto janë organe qifte që kanë madhësinë dhe formen e bajameve, apo të arrës. Kanë role në tajimin e hormoneve seksuale dhe për pjekjen e vezës.

Tubat uterine (vëzëpërquesit)

Këto kanë formën e gypit me gjatësi 10-15 cm. Shërbejnë për përquarjen e vezës që del nga vezoret gjerë te mitra. Fekondimi i vezës me spermatozoid bëhet në vezëpërques prej nga pastaj veza e fekonduar zbret në mitër ku zhvillohet embrioni.Mund të ndodhë që veza e fekonduar të mbetet në vezëpërques dhe aty të zhvillohet embrioni - gjë që paraqet rrezik për shëndetin e gruas.

Cikli i femrës (menstruacioni)

Është periudha kohore nga dita e parë e menstruacioneve e deri në ditën e parë të menstruacioneve të ardhshme. Kjo periudhë kohore zgjatë prej 21 deri 35 ditë. Cikli fillon zakonisht në moshën 11-15 vjeçare dhe mbaron rrethë moshës 45-55 vjeçare.Dalja e vezës ndodhë 15 ditë para se të lajmërohet gjakderdhja e ardhshme. Nëse gruaja në ketë periudhë kohore ka marrëdhënie seksuale atëherë ajo mund të mbetët shtatzëne.

Dalja e vezës asnjëherë nuk ndodh në të njëjtën kohë, prandaj nuk mundemi
të bazohemi në këtë shenjë, në mënyrë që të mbrohemi nga një shtatzëni e
padëshiruar.

Gjatë periudhës... ...së menstruacioneve femra guxon të lahet, të bëjë dush dhe ti pastrojë flokët. Ajo munde të ushtrojë edhe sport ose të notojë pasi ta ketë vendosur tamponin.

Organet gjenitale të mashkullit

Penisi

Luan rol në derdhjen e urinës dhe spermës. Gjatë dëshirës seksuale penisi
forcohet nga rritja e qarkullimit të gjakut, e ky forcim e mundëson futjen e
penisit në vaginë.

Derdhja (ejakulimi)

Prostata prodhon një lëng me të cilin përzihen spermatozoidet, lëng i cili
gjatë ejakulimit del nga koka e penisit pjesë-pjesë.

Me rëndësi!

Gjatë ereksionit penisi sekreton një pikë të vogël langu që mund të përmbaj
spermatozoide, kjo do të thotë që metoda e tërheqjes në çastin e fundit gjatë
marrëdhënies seksuale, nuk është një metodë e sigurtë e mbrojtjes nga
shtatzënia. Për këtë arsye para çdo marrëdhënie seksuale duhet të përdoret
prezervativi.



Pjesa e jashtme e organit gjenital mashkullor përbëhet nga penisi dhe
testikujt. Në mbrendësi gjinden kanalet e farës (spermatozoideve), fshikëza
seminale dhe prostata.

Tëstikujt

Tëstikujt janë gjëndra seksuale mashkullore të cilat kanë dy funksione:
z Të prodhojnë në mënyrë të vazhdueshme nga mosha e pubertetit e deri në vdekje SPERMATOZOIDE - (faren mashkullore).
z Të prodhojnë hormonin specifik mashkullor testosteronin i cili
derdhet në gjak dhe luan një rol të rëndësishëm në aftësinë
seksuale.

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 26-09-2010, 21:48:53
Hej spaskeni qejf me bere femij apo keni turp te shkruani LOL Te kjo tema ka shume gjera interesante  :-[

  • Postime: 234
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 26-09-2010, 21:50:22
ehe eshte e vertet po si duket do jene duke  u hedhur ne praktike :D :D :D

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 26-09-2010, 21:51:41
qyqja Berno kur kane bere kalamaj dhe parahistoriket mendo ne 2010-en mire qe na e shpjegove ti se sdijshim gje ne te shkretet :P LOL

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 26-09-2010, 22:10:30
Ne qe kemi bo pa pozicione hic dhe me rezultat te suksesshem ca thojn... :d

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 26-09-2010, 22:32:15
Berni, tash e di ku duhet te kem kujdes, keshtu qe sdo gjuaj kote.

Sa ka ec shkenca, po nuk thon kot, me mire te dish, sesa te vdesesh injornat.

Paramendo Shej, lol sa do rrosh do mesosh!

  • Postime: 12739
  • Karma: +31/-8

#6 ne: 06-08-2012, 16:03:17
LOL LOL LOL

me thoni pozicionin se du me i goditje te boj 5 kalamak i heresh LOL

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 07-08-2012, 09:44:02
Kjo teme te ben qe te mendosh me shume per sex, sesa per femije.

Pozicionet me te cilet me lehte mund te beni____________ dashuri, te arrini orgazem, te filmoni nje filem pornografik, ohh se gati harrova, te beni edhe femi. :-)

Kjo puna per te bere femi, zakonisht ndodh me shpesh tek ata qe nuk e kishin ne plan nje IDE te tille, dhe ndodh me pak tek ata qe e kishin ne plan.

Berni, cilat Jane pozicionet me te cilat mund ta vrasim me lehte armikun ne fushe beteje ? :d

Temat e fundit