Pse DISA meshkuj, do te thoja, preferojne femra me te medhÃÂ ne moshe se vetja
Sepse s'ndihen akoma gati per asgje. Nga te gjitha anet ndihen pa eksperience dhe si te tille e vazhdojne kete lidhje sa te mbushin kete boshllek dhe i lene ato krahe " te moshuar" ne te cilet me pare preheshin dhe hidhen ne krahet e dikujt tjeter, pse jo dhe me te ri per ti treguar eksepriencen e fituar (ashtu sic beri ajo e moshuara dikur me ta) dhe u pelqen shume kjo gje pasi nga vete natyra njeriu e ka kete qe te duket me i zoti se te tjeret ose te pakten i zoti,normal por ama ka menyra e menyra.( fundja si bejme edhe ne shumica ne kete forum ku shprehim mendimet tona, por jam e sigurte se thelle thelle ne ndergjegjen tone kesaj deshire per te shprehur mendimet i bashkangjitet edhe ajo e te nxjerrit ne pah te zotesise)
Habitem me njerez te kesaj kategorie (te mesiperme) se si arrijne ti shfrytezojne njerezit ne kete menyre dhe se si ja lejon kete shfrytezim pala tjeter. Sepse ne fund te fundit cfare femre "preferojne" ata? Nje femer te lodhur, them une, nje femer qe ka njohur shume meshkuj, shume "dashuri"( ne numer dhe lloje) dhe shume zhgenjime dhe dhimbje

dhe ja tek vjen nje i ri qe cuditerisht shfaq interes per te, dhe normal qe ajo pa hezitim nxjerr ne pah te githa aftesite e saj dhe mendon se ndoshta tek ky i ri ashtu si ne fillmet e cdo lidhjeje te jetuar me pare, do te gjeje mbeshtetje, mbrojtje(normal, mbas gjithe atyre gjerave qe ka kaluar) por mbi te gjitha mendon, shpreson se do te gjeje ate, te shume kerkuaren nga te gjithe, Dashurine.
Keshtu u shtua edhe nje tjeter arsye e shfrytezimit te femres se "sotme" nga keta meshkuj te "sotem"
Kjo, them une, eshte kategoria me e ulet e ketyre meshkujve pjesemarres ne kete grup.
Por ama ka edhe nga ata te cilet me te vertete jane dashuruar pas ketij njeriu(femre) dhe duan qe ta mbrojne, mbeshtesin dhe dashurojne. Sepse kur dikush dashurohet dhe ndjen se ai eshte njeriu me i ngjashem(ne kuptimin e te pasurit shume gjera te perbashketa ne karakter) me i pershtatshem per ty, atehere s'ekziston asnje kufi qe mos te kapercehet, qofte mosha apo dicka tjeter ( kuptohet, flasim per kufij brenda njerezores)
Per mendimin tim, ne situata te tilla varet se me cfare mendje nisen keta dy njerez qe duan te fillojne nje raport te cfaredoshem me njeri-tjetrin. Mund ti nisen ketij raporti sinqerisht dhe seriozisht dhe mund te perfundoje ndryshe dhe anasjelltas, por ama them se mendimi apo ideja me te cilen nisesh si fillim ka shume rendesi dhe ne nje fare menyre te le te ditur dhe perfundimin, tani perjashtime dhe raste te vecanta ka plot por ama s'jane ato qe formojne rregullin ose pergjithesimin apo shumicen le te themi.
Tani njerezit jane mendje mendje dhe secili ben sipas se vetÚs dhe secili jep llogari per ato c'vepron.
Mili