Pse i frikësohemi dashurisë - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pse i frikësohemi dashurisë

Pse i frikësohemi dashurisë

· 3 · 493

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-11-2010, 01:47:11
Kush nuk ëndërron që sinqerisht të dashurojë? Mirëpo, shumë femra nuk mund t’i qasen dashurisë dhe me këtë rast ato humbin shansin të jenë të lumtura. Kjo frikë mund të mposhtet. Në ç’mënyrë? Le të dominojnë ndjenjat brenda nesh dhe rreth nesh.



A frikësoheni nga dashuria?

Nganjëherë frika ndaj dashurisë është e shprehur qartë. Nuk ndjehesh mirë ndaj marrëdhënieve të dashurisë me personin tjetër, madje je e vetëdijshme se po frikësohesh dhe je e pasigurt. Por mund të ndodhë që të jetosh me besimin se me të vërtetë dëshiron të kesh dashuri në jetën tënde. Dashurohesh dhe dëshiron të jesh me të (me dashnorin). Por kurrë nuk ke fat. Gjithnjë të pëlqejnë djemtë e këqij.

Nga rrjedh frika nga dashuria?

Frika nga dashuria në shumicën e rasteve rrjedh nga fëmijëria e hershme, nga marrëdhëniet me prindërit. Me prindërit i kalojmë ditët dhe momentet më të bukura të fëmijërisë dhe format më të ndërlidhura, sepse jemi të varur nga ta. Nëse marrëdhëniet me prindërit kanë qenë të mira, atëherë me siguri kemi mësuar se dashuria është burimi më i madh i lumturisë. Nëse nëna dhe babai kanë qenë krenarë me vajzën e tyre dhe kanë pasur kujdes të madh ndaj saj, atëherë pa kurrfarë frike presim që edhe të tjerët të na pranojnë duarhapur.

Si ta mposhtim frikën?

A është e mundur të mposhtet frika nga dashuria? Po, gjithsesi. Nëse është fjala vetëm për një frikësim të vogël, sepse ty po të ndodhë diçka e re në jetë, diçka e panjohur, do të kesh nevojë për më shumë trimëri, në mënyrë që të lirohesh pakëz dhe t’i përkushtohesh dashurisë. Mirëpo, nëse arsyet e frikës sate bazohen në ndonjë problem tëndin familjar të së kaluarës, ndoshta do të duhet më shumë kohë dhe durim.

Po nëse frika ka të bëjë me seksin?

Në fillim gati të gjithë pak a shumë frikësohen, sepse kemi të bëjmë me një përvojë krejtësisht të re. Dashuria trupore në vete ka një fuqi e cila mund të jetë fantastike, por edhe mund të na frikësojë. Nëse është ashtu, atëherë nuk është edhe lehtë të lirohemi plotësisht nga frika. Dashuria trupore kërkon nga femra të jetë “lakuriqe” para partnerit të saj, por këtu nuk nënkuptojmë vetëm aspektin fizik. Kjo do të thotë se duhet t’i lëmë anash të gjitha maskat dhe të lirohemi, në mënyrë që nga femra të dalë çdo gjë që është në të, madje edhe ndjenjat më të thella. është më i madh, është më së miri t’i drejtohesh psikologut, i cili mund të të ofrojë ndihmë profesionale.

  • Postime: 1280
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 29-05-2012, 14:21:27
E kush po i frikesohet? :D
Gjithkush enderron te dashuroje,por,,,,,,,,, hmmmmm:

U rrembye nga ai shikim,edhe nga bukuria magjepsese,edhe nisen te dalin shpesh.

Vleresoj sinqeritetin,edhe thjeshtesine tha ajo.

Une dua nje burre te vertete  origjinal  :D ne krahun tim te me shoqeroje gjithe jeten,por asesi se kishte vene re qe tek ajo s'qendronte origjinaliteti :(.

Floket ishin fallso,madje edhe qerpiket fallso.
Disa thonj te medhenj qe duheshin tre vite qe e pjate mos kapje me dore qe mos demtoheshin ata.
E per lekuren perkujdesje te madhe kish dhene sa kish arrit ne ate ngjyre.

E verente me kujdes,por thelle dicka e besdiste.
Ndoshta s'jam i afte ta kuptoj,ose s'jam une ai qe ajo kerkon.

Valle origjinal per te do te thoje te aktrosh? :D

  • Postime: 18277
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 29-05-2012, 14:23:52
Ndjenjave madheshtore nuk ja u kam pas friken naj here.

Temat e fundit