Seksi ndihmon të mbahet lidhja e shëndoshë dhe të realizohen shpresat dhe ëndrrat më të mëdha, këtë e ka dëshmuar anketa e paradokohshme amerikane e bërë në mesin e 7l5 femrave të moshës 20 deri 29 vjeç. Ja shtatë arsyet e reja dhe të mira pse bashkë me seksin jeta është më e lehtë
1. Na ndihmon të dimë se çka është më e rëndësishme për ne
Gjeneratat e reja kanë një sërë mundësish dhe përditë ballafaqohen me rastësi të reja. Vetë të zgjedhurit ka vështirësinë e vet, e me këtë rast njeriu ndeshet me presionin dhe me frikën se mos do të bëhet ndonjë gabim. Të gjithë kërkojmë me këmbëngulje mënyrën më të lehtë për të jetuar. Gjë strategjike është ta pyesim veten: “Vërtet, çka është për mua më e rëndësishme në jetë?” Në anketë 5o për qind e femrave kanë deklaruar se seksi për to ka rëndësi të jashtëzakonshme (kuptohet, vetëm 9 për qind mendon se nuk ëshë i rëndësishëm). Ndërkaq, seksi do t’jua lehtësojë jetën vetëm nëse është i llojit përkatës - ai që e kultivon dhe e shton intimitetin emocional - sepse gjasët janë më të vogla kur të hutuar, të pikëlluar dhe të pakënaqur të braktiseni nëpër botë, po të keni një bazë të tillë. Madje 52 për qind të femrave ka mbështetje në këtë rregull të thjeshtë: “Mos mendo për seks derisa të mos kesh dashuri serioze.” Seksi ka rëndësi mu për këtë shkak se bën të mundur bartjen e intimitetit në një nivel më të lartë. Ai ju lejon që bashkë me individin tjetër të prekeni tërësisht në zemër, emocionalisht dhe fizikisht. Po s’pati dashuri, është i kotë.
2. Për shkak të tij e çmojmë dashurinë
Pyetjes “Kur është seksi më i mirë?” shumica i janë përgjigjur “Kur ka dashuri”. Nëse është fjala vetëm për një akt fizik, të jeni të sigurta se nuk do të keni kënaqësi aq të madhe. Ka plot femra që i mbushin bateritë e veta emocionale me anë të seksit. Madje, katër prej dhjetëve mendojnë se ai e forcon lidhjen emocionale, e këtë gjë e kanë vërtetuar edhe ato që i kanë provuar që të dyja mënyrat. Më shumë se tri të katërtat e të anketuarave e kanë provuar seksin pa dashuri: 53 për qind në lidhjen që ka dështuar; 42 për qind në avanturat e një nate;dhe 4o për qind në filtret e paobliguara, të parëndësishme. Kuptohet, përherë janë pësë për qind që natën e bujshme me të huajin e përjetojnë si të vetmen erotikë të vërtetë, kurse të tillat seksin e përshkruajnë si akt fizik, e jo si akt emocional. Për shkak të anonimitetit, thonë, nuk ka të përmbajtur apo turp. Megjithatë, shumica nuk mund ta marrin me mend seksin pa dashuri, as dashurinë pa seks.
3. Me seks mund të lavdëroheni
Femrat kanë dëshirë të flasin: 94 për qind të të anketuarave kanë thënë se shumë shpesh me miket bisedojnë për seksin. Gati gjysma e tyre këtë gjë e bëjnë çdo të dytën herë kur takohen; përvojat e mira kanë dëshirë t’ia thonë njëra-tjetrës, e kur janë të pasigurta ose të pakënaqura, kërkojnë këshilla nga personat të cilëve iu besojnë. Është interesante se femrat që nuk kanë lidhje dashurie (rreth 31 për qind) më së shpeshti flasin dhe i përshkruajnë takimet e tyre të afërta saherë që takohen me miket e tyre. Me këtë rast gati një e treta rregullisht flet për seks të mrekullueshëm, e kanë dëshirë t’i tregojnë detajet: 90 për qind prej tyre këmbejnë informacione për ontracepcionin dhe për gjëra të tjera teknike, kurse 63 për qind e tyre bën krahasimin e përvojave të veta më mahnitëse, më të mira dhe më të këqija. Kuptohet, rreth çdogjëje përherë ka shumë teprime.
4. Është temë e mirë për të biseduar me partnerin
Pa të shumcia nuk do të kishin biseda aq të larmishme dhe interesante. Përpos kësaj, gjithmonë është mirë që për pakënaqësitë dhe akuzat, sikundër edhe për kënaqësitë, t’ia hedhësh fajin edhe partnerit që e do. Ta zëmë, 48 për qind e grave dëshiron më shumë seks dhe të thuash se të gjitha herët ose vonë vendosin të bisedojnë (43 për qind me fjalët “Duhet të bisedojmë”, kurse 4l për qind heshtazi, por me efekt, japin sinjale fizike. Ndërkaq, kurrë mos e kritikoni partnerin - por vetëm i jepni nxitje pozitive. Gjithmonë duhet të thoni: “Kështu është mirë”, e jo “Ç’bën kështu?” Vetëm një nga pesë gra nuk ndërmerr asgjë rreth pakënaqësisë. Nëse iu takoni grave të këtilla, duhet ta dini se heshtja për partnerin mund të jetë tepër frustruese. Përpos kësaj i bën dëm vetes - askush nuk do t’ju përbijë nëse shfaqni dëshirën tuaj, sidomos partneri nuk do ta bëjë këtë.
5. Seksi e ushqen unin
Pyetjes se si e ndiejnë veten në dashurinë epshore, 66 për qind e femrave i janë përgjigjur se janë plot vetëbesim. Më shumë se 50 për qind kanë thënë se e ndiejnë veten tamam seksipile dhe se jane dashnore me afsh. Kjo, kuptohet, nuk do të thotë se i ndërrojnë partnerët, apo në të njëjtën kohë i kanë disa partnerë - një gjë e tillë të thuash s’i pëlqen askujt. Do të thotë se vetëm dashuria e fuqishme dhe monogamike i bën të kenë vetëbesim (66 për qind), të jenë më optimiste (8o për qind) dhe se më mirë u dalin në skaj problemeve (58 për qind). Dhe mu ashtu si iu jep siguri seksi, mu ashtu për shkak të sigurisë janë më të dashura dhe më seksipile: 89 për qind thonë se e ndiejnë veten më të dashura kur krejtësisht janë të kënaqura me vetveten si person dhe jo vetëm se janë të lumtura, të kënaqura dhe të shqetësuara, por janë edhe të shëndosha. Në anën tjetër, alkooli dhe stimulimet e tjera rrallëkujt i ndihmojnë (l2 për qind).