Sekreti i çifteve jetëgjatë - Ndjenja

×
Hyrja
Profili

Sekreti i çifteve jetëgjatë

Sekreti i çifteve jetëgjatë

· 2 · 544

  • Postime: 21592

ne: 24-06-2020, 23:24:46
   

Lidhjet e reja kanë më shumë dashuri dhe çaste të bukura, por koha kalon dhe shpejt filloni të ndjeheni shumë komodë në lidhjen tuaj saqë ndoshta duket e mërzitshme. Shkrimtari Mark Manson ka një ide tjetër.

“Të ndiheni “të mërzitur” e bënë lidhjen tuaj më të fortë. Çiftet të cilat kanë kaluar 60 vite së bashku kanë më shumë gjasa të shpëtojnë lidhjen e tyre sepse ata e dinë se si të bëjnë gjëra të mërzitshme së bashku dhe të shijojnë pranin e njëri – tjetrit.

“Çiftet e mërzitshme” dinë si ti bëjnë gjërat së bashku. Lidhjet e gjata nuk kanë për qëllim të bëjnë drama dhe skena të ndryshme. Ata kanë për qëllim të shprehin mbështetjen dhe mundësitë që të ndajnë jetën me partnerin e tyre. Lidhjet ndikohen edhe nga rrjetet sociale.

Duke parë lidhjet e yjeve botërore në rrjetet sociale, çiftet ndikohen nga ta pasi që shumica e tyre e krahasojnë jetën e tyre me yjet e famshme. Është shumë e rëndësishme të gjeni një balancë të shëndetshme mes teje dhe partnerit tuaj” – thotë Manson. /lajmi.net

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 25-06-2020, 07:16:36
Oooo milet po të rrahu zemra vetëm për atë që ke në brinjë, nuk te shkon mendja të krahasohesh me çifte të tjera. Ato zënkat apo problemet bëhen të lehta e të përballueshme kur zemra është me e forte se goja e truri :D

Temat e fundit