Seksi në treshe? Po, apo jo? - Ndjenja

×
Hyrja
Profili

Seksi në treshe? Po, apo jo?

Seksi në treshe? Po, apo jo?

· 15 · 2816

  • Postime: 27103
  • Gjinia: Mashkull

ne: 18-06-2010, 15:44:53
 

A është seksi treshe një mënyrë e mirë për të rindezur shkënditë në një marrëdhënie? Meshkujt, në përgjithësi janë gati, veçanërisht nëse bëhet fjalë për dy femra dhe një mashkull. Edhe disa femrave u pëlqen kjo ide por thjeshtë nuk e shprehin.

Fakti që seksi treshe kur e mendon në mendjen tënde duket si diçka e hatashme, nuk do të thotë se është i tillë edhe në të vërtetë. Prandaj, është mirë që para se të dalësh në konkluzione të gabuara dhe të kuptosh nëse seksi treshe është i mirë apo jo për marrëdhënien tënde, duhet që të analizosh nja dy fakte.

Gjëja e parë që duhet të analizosh është marrëdhënia juaj. Që të ndash partnerin/en me dikë tjetër, qoftë ky një bashkëshort apo një e dashur, duhet që të kesh besim të madh. Nëse ke qoftë edhe dyshimin më të vogël se pas seksit treshe partneri mund të të japë duart, atëherë kjo gjë nuk është për ty.
 

Në qoftë se ti mendon se do të ndiheshe keq nëse se partneri/ja do të tregonte më shumë interes seç duhet për pjesëtarin e tretë, atëherë edhe kësaj radhe po ju them që seksi treshe nuk ka për ta gjallëruar marrëdhënien tuaj. Do të fiksohesh aq shumë në atë pikë saqë do të fillosh të shikosh rrezik edhe aty ku ai nuk ekziston.

Një gjë tjetër shumë e rëndësishme që duhet të kesh parasysh është mendimi se për kë po e bën? Po e bën për vete, për partnerin/en, apo është dëshira e të dyve? Cila është arsyeja që doni të bëni seks treshe? Për ta forcuar marrëdhënien tuaj apo për ta shpëtuar atë? Dallimi është shumë i madh edhe nëse kufiri mes këtyre të dyjave është pothuajse i padallueshëm.

Duke pasur parasysh se për kë është, në qoftë se ti do ta bësh vetëm për kënaqësinë tënde personale, seksi treshe ka shumë gjasa që ta shkatërrojë marrëdhënien tuaj. Mos harro se në një marrëdhënie janë dy veta, jo vetëm një. Nëse je duke e bërë për partnerin, duhet të jesh i/e sigurt se me të vërtetë e do një gjë të tillë. Përndryshe ka shumë gjasa që më vonë t'i mbash mëri atij/asaj.

Por, nëse mendon se është gjëja e duhur për ta bërë, për veten tuaj dhe për partnerin, atëherë seksi treshe mund t'i japë shumë gjallëri marrëdhënies tuaj. Tani që i sqaruam disa gjëra, është koha për të kuptuar nëse seksi treshe di t'i japë apo jo marrëdhënies tuaj gjallërinë e dëshiruar. Cilat janë rregullat bazë? Po, patjetër që ka rregulla nëse do të bësh seks treshe.
 

Kush do të jetë pjesëtari i tretë? Dikush që njihni apo një i panjohur? Secila nga zgjedhjet ka pro dhe kundër. Mund të jetë më e lehtë me një të njohur, por mos harro se me të do të takoheni prapë. Si do të silleni me të pas ngjarjes? Natyrisht që marrëdhënia mes jush nuk do të jetë e njëjta. Nga ana tjetër, me një të panjohur nuk ke pse shqetësohesh shumë, megjithatë fakti që nuk njiheni mund të shkaktojë tension dhe të prishë gjithçka.

Vazhdojmë më tej me përbërjen e treshes. Ta zëmë se ju jeni një çift heteroseksual (mashkull-femër), i kujt gjinie do të jetë pjesëtari i tretë? Meshkujt kanë tendencën të mendojnë se ajo e treta është patjetër një femër. Mirëpo e vërteta është se një femër mund të kënaqet po aq me dy meshkuj sa edhe një mashkull me dy femra.

Këtu nuk ka vend për pretendime, këto gjëra duhet të sqarohen që më përpara. Imagjinoje pak si do ndjeheshe një mashkull po të shikonte partneren e tij me një mashkull tjetër. E njëjta gjë është edhe për femrat. Përgjithësisht, femrat janë më tolerante ndaj eksperimenteve me të njëjtën gjini, megjithatë kjo nuk duhet marrë si e mirëqenë në momentin që jeni akoma duke bërë plane të përgjithshme.

Mungesa e rregullave bazë do ta vrasë marrëdhënien tuaj. Seksi treshe është i mrekullueshëm për shumë çifte vetëm nëse përcaktohet që më përpara se çfarë nënkuptohet me termin seks treshe. Që seksi treshe të lëshojë me të vërtetë xixa duhet që çifti të diskutojë me logjikë dhe jo me pasionin e momentit.

Duhen marrë mirë parasysh pasojat. Çdo detaj është në varësi të dëshirave dhe nevojave seksuale të gjithsecilit. Për shumë çifte seksi treshe sjell një shkëndijë të re në marrëdhënien e tyre. Sidoqoftë, më e mira e të mirave, nëse jeni ende të rinj, seksin treshe lërjani më mirë fantazisë. Është e sigurt se do t'iu shërbejë më shumë se gjëja e vërtetë.
« Editimi i fundit: 18-10-2020, 13:01:23 nga M A X »

  • Postime: 12743

#1 ne: 28-10-2013, 15:06:00
jo jo po sqe me 10 veta njeheresh nuk me rrek  :P

shpifesira

  • Postime: 471

#2 ne: 14-12-2013, 17:53:31
teme shume interesante , mesa di une shumica e fantazive seksuale te fshehura te meshkujve eshte te bej seks me dy femra te tjera dhe i femrave ta bejne me dy meshkuj- kjo ne baze edhe te shume studimeve e sondazheve qe jane bere  nder vite ....mendoj se eshte nje gje terheqese e per me teper kujt i pelqen seksi dhe i di te mirat e tij, di  edhe sipas keshillave qe ka dhene berni meposhte qe ta shijoje e te provoje emocione pafund....

  • Postime: 12743

#3 ne: 14-12-2013, 19:08:19
Ti e ke provuar?

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 14-12-2013, 19:49:11
Pse tre?
Orgji me mire...
 Pika qe nuk i bie mu ne ..... u bene me keq se qente ....

  • Postime: 471

#5 ne: 14-12-2013, 19:57:44
Pse tre?
Orgji me mire...
 Pika qe nuk i bie mu ne ..... u bene me keq se qente ....

erlehta never say never -thote populli e me sa di une sondazhet te gjitha keshtu thone...gjithmon varet nga rrethanat e shijet :)

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 14-12-2013, 20:22:18
Cdo gje ka limit per bes, por per disa ndienja private ka mbaru

  • Postime: 471

#7 ne: 14-12-2013, 20:25:00
pse mendon keshtu , mos do te thuash qe ata qe e kane bere nuk jane njerez me ndjenja e edukate?

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 27-12-2013, 18:36:21
seksi treshe eshte ideale, vetem mbyll syte dhe imagjino me shume

  • Postime: 12743

#9 ne: 27-12-2013, 18:53:44
Jo me ngop ai dyshi....treshi besoj do me conte ne overdoze..si rrjedhoje

Do therrmohesha ne copeza dhe kushedi kur do mbija serisht

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 27-12-2013, 19:11:06
No.

  • Postime: 7475
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 01-04-2019, 21:20:07
Mon thirr komshien e paraqitu shpejt ta diskutojme kete teme. :P :P

  • Postime: 253

#12 ne: 01-04-2019, 21:27:03
Skam ndryshu mendim akoma.....dyshe e pike lol

  • Postime: 12743

#13 ne: 02-04-2019, 17:28:53
Jo me ngop ai dyshi....treshi besoj do me conte ne overdoze..si rrjedhoje

Do therrmohesha ne copeza dhe kushedi kur do mbija serisht

Same here

  • Postime: 21592

#14 ne: 03-07-2020, 11:24:22
Çfarë të mira sjellë seksi në treshe? Ju tregon ish-miss Shqipëria
Egla Harxhi flet për seksualitetin, raportin tresh dhe ekuilibrin që synon nëpërmjet tij. Dashuria nuk është tek fjalët, por tek veprat

Mentor Nazarko: Ti guxove, se e le të kuptoje…e bëre publike se në jetën e shumëkujt mund të ketë momente të tilla apo se kishte kërkim të kënaqësisë edhe në forma jotradicionale si lezbizmi, apo ku di unë si mund t’i quajmë marrëdhëniet…

Egla Harxhi: Menage a trois.

Mentor Nazarko: Menage a trois apo 4.

Egla: (frengjisht) Treshja për mua është më e mirë.

Mentor Nazarko: Treshja është më e mirë, ta themi shqip?

Egla Harxhi: Jo, për mua është ekuilibër. Është thjesht mënyra se si e mendoj dhe e jetoj jetën time. Ok, nuk është se unë e bëj kështu dhe ti duhet ta bësh kështu patjetër, nuk bëhet fjalë për këtë. Ajo çfarë unë kam dashur të them shumë qartë është fakti që: e para, nuk duhet të hyj në kategorizime…

Mentor Nazarko: Jo, mos hyj në kategorizime, as ne nuk na interesojnë detajet. Na intereson kjo se përmende ekuilibrin për një raport treshe, dikush mund thotë kjo ka diçka të përbashkët me eksperiencën poligamike. Lejohet në islam, apo jo?!

Egla Harxhi: Unë do shkoja më herët sesa islami. Do të shkoja në paganizëm. Nuk kam asnjë lloj lidhje me fenë. Nuk kam pasur asnjëherë.

Mentor Nazarko: Jo, e kam fjalën për legalizimin si koncept të bashkëjetesës.

Egla Harxhi: Pikërisht për këtë flasim, që  nuk ka çfarë të legalizohet në këtë rast. Nuk ka çfarë të legalizohet! Sidomos një gjë që kam ve re, duke u përqëndruar te kultura franceze, që në vitet ’60 deri në ’68 ka qënë kulmi i lirisë e revolucionit seksual; nuk e vriste më njeri mendjen se unë jam gay, jam biseksual. Nuk e mendonin.

Mentor Nazarko: Ka patur dhe filma për incest. Edhe ato filluan te konsideroheshin, apo ishin vetëm shpërfaqja e disa gjërave që ekzistonin?

Egla Harxhi: Liria seksuale varet gjithmonë nga palët që janë të përfshira. Dhe në qoftë se kjo liri e imja nuk cenon lirinë e tjetrit, pra gjërat fliten, janë transparente.

Ilnisa Agolli: Ti mendon se kemi ne liri seksuale ne Shqipëri?

Egla Harxhi : Jo, Jo, nuk mendoj se ka liri seksuale, për vetë faktin se si trajtohet figura femërore, pra në mënyrë mishtore, jo për atë që ajo është. Për mua nuk është liri, sepse kjo femër, ose më mirë po themi, kjo grua, kjo vajzë që ka, kthehet në një objekt. Dhe çfarë është që për mua është më shumë lënduse kur e shoh, është fakti që në momentin që ato kanë dëshirën për ta shprehur këtë gjë, do i vihen mbiemra nga pas.

Temat e fundit