Pershendetje goca e cuna!
Qenka hapur nje teme shume e bukur dhe bashkekohore, klasike fare do te thoja- ne sensin e saj te mirfillte- pasi seks kemi pasur do te kemi dikur te gjithe.
Me ka pelqyer menyra e deritanishme e te diskutuarit mbi nje teme kaq delikate.Le ta mbajme gjalle kete fryme demokratike komunikimi

!
Personalisht jam prej tre vjetesh e dy muajsh me personin me te cilin kam bere dashuri qe naten e pare

, ne takimin e pare "zyrtar". Jam shume e lumtur per kete gje

. Iniciativa erdhi nga ana ime

.As nuk me ra ndermend ta gjykoj veten apo ate, perkundrazi e rikujtoj si nje nga margaritaret me te medhenj te dashurise sone deri me sot. Puthjet dhe shikimet e embla te asaj nate do t´i ruaj ne shpirtin tim per gjithe jeten

.
Ngaqe jam njeri qe e do dhe e vlereson realitetin e vetvetes per ate qe eshte, nuk e kam per turp ta permend kete fakt ne muhabet e siper.
Kam vene re shpesh se bashkebiseduesit e mi jane gelltitur njehere

e kane buzeqeshur pastaj pak si te zene ne faj dhe me pas me kane thene "sekretin" e tyre

, qe e kane bere edhe ata te njejten gje

.
Me vjen mire qe i kam inkurajuar te tjeret te shprehen mbi kete teme.E di qe s´eshte e lehte per kedo.
Pasi cdo gje ne jete eshte ne zhvillim e siper, edhe botkuptimi i njerezve ndaj iniciatives seksuale nuk ka ndejtur vendnumero

.
Kur kam hasur me pare meshkuj te cilet kujtonin se ishte e vdekur qe edhe mund te shkoja me ta ne krevat qe naten e pare (duke u nisur nga paragjykimi patriarkal se femrat e hedhura e te pavarura i hapin shalet shpejt

), i kam lene me endje me gisht ne goje jo vetem naten e pare-por per gjithmone

- sepse me jane neveritur komplet prej sjelljes se tyre arrogante dhe percmuese

. Edhe me te bukurit e botes te ishin, me nje te tille kurre s´do te shkoja

sikur gjithe jeten te me vinte nga mbrapa dhe te ma shtronte me flori e petale lulesh rrugen ngado qe te shkoja.
Ne se behet fjale per dike qe me pelqen, nuk do te luaja filma, as naten e pare e as me vone

, dhe s´e kam bere kete gje ndonjehere

.
Po te dashur djem mos na gjykoni ashper kur e ndieni qe ne ju deshirojme vertete

dhe prape nuk mundemi te fleme me ju

.
Ka edhe situata te tilla ne te cilat nuk mund te jeshe 100 % e sigurt ne se eshte momenti i pershtatshem

per arsye nga me te ndryshmet

.Disa prej jush mbajne meri pastaj

...dhe humbasin rastet e volitshme te se ardhmes se afert

.
Per mendimin tim s´ka te beje fare cilesia dhe karakteri i partnerit per jeten me deshiren e tij seksuale ne takimin e pare apo te dhjete.Perkundrazi, une kam deshire ta eksploroj partnerin tim sa me shpejt dhe hollesishem te jete e mundur :Pdhe per kete duhet shume "pune"

ne cdo aspekt

kjo eshte strategjia ime

per te gjithe
Emira