×

Flirt - Shenja flirtimi - Si te flirtoni

Flirt - Shenja flirtimi - Si te flirtoni

· 45 · 3019

  • Postime: 12743
Mishel...............
#25 ne: 27-03-2013, 16:14:03
po me fton ne mekat?  :P
elton.asllani
#26 ne: 27-03-2013, 16:16:58
HIM
elton.asllani
#27 ne: 27-03-2013, 16:17:35
shume sexy foto juaj Mishel

  • Postime: 12743
Mishel...............
#28 ne: 27-03-2013, 16:26:56
Ende ne tentative je....mos valle meqe jam zari i vetem ne loje??? per tu evidentuar :P
elton.asllani
#29 ne: 27-03-2013, 16:28:04
Ja perseri modeste, te perkedhelet sedra te te evidentoj? Ne fakt I miss somebody 2

  • Postime: 12743
Mishel...............
#30 ne: 27-03-2013, 16:31:35
Jo ne kete rast evidentimi do behej nga une....pse nxiton dhe nuk thellohesh

gjthsesi une nuk jam objekt kulti dhe ske c'merr apo pretendon nga une :P
elton.asllani
#31 ne: 27-03-2013, 16:38:10
isha gjetke dikush e kupton se ku...

  • Postime: 12743
Mishel...............
#32 ne: 27-03-2013, 16:41:30
Ok flirtimi sosi. Tung
elton.asllani
#33 ne: 27-03-2013, 16:50:55
To be continued....

  • Postime: 12151
  • Gjinia: Femer
dreamm
#34 ne: 04-05-2013, 22:22:54
..pa pasoja eshte :D deri ne njefare mase :D :P

  • Postime: 1283
Pasion
#35 ne: 05-05-2013, 15:40:27



 :D :D

  • Postime: 12743
Mishel...............
#36 ne: 08-05-2013, 09:13:50



 :D :D

hahhahahahahhha a di gjo ai ca surrati ka ajo poshte?

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#37 ne: 08-05-2013, 13:25:18



 :D :D
Ta tregoj nje histori te vertete? qe ka te bej me nje te tille si ne foto :D

  • Postime: 1283
Pasion
#38 ne: 08-05-2013, 13:59:33
 Ma thuaj se e prura si shenje romance :D

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#39 ne: 08-05-2013, 14:22:23
Kam qene 14 vjece, ishte vjeshte dhe ora 6 e darkes, me con mami ne dyqan, dyqani ish 5 min larg por rruges kisha si frike sepse ishte shum terr :D
duke u kthyer me 2 qese, ne nje rrugice me del nje si kjo perpara por une nuk e pash duke ardh drejt meje se isha ne tel, sa me afrohet per tu shnderru, ja plas bertimes une sa edhe nshpi e kan degju :D kesaj i vjen cudi dhe kap cepin e fustanit e hedh ne krah dhe ja ben hmm i con turit dhe me parakalon :D
i kam shum frike sidomos edhe kto qe mbulojne fytyren

  • Postime: 12743
Mishel...............
#40 ne: 08-05-2013, 14:32:43
eshte per te qesh kjo historia o baby?

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#41 ne: 21-01-2020, 22:02:02
 

Të flirtosh është art më vete. Shpesh ndodh që nuk e kuptoni, por e vendosi personin përballë në siklet dhe shanset janë se nuk ka një takim tjetër mes jush.

Ja disa veprime që duhet t’i evitoni:

Prekni parakrahun. Mendojeni kështu: do të preknit ndonjëherë një parakrah që i përket dentistit apo profesorit tuaj? Sigurisht që jo sepse sa për dijeni, edhe kjo është një zonë erogjene. Kur të jeni gati, bëni një prekje të lehtë, jo kapje, në mëyrë që ai të dyshojë a ishte e vërtetë apo thjesht e kishte imagjinuar.

Mos ngulni sytë. Mendojeni kontaktin sy më sy më shumë si një shikim hajduti sesa ngulje sysh prej psikopati. Shiheni atë në sy dhe numroni deri në tre (jo me zë!). Tani shihni postë me ngadalë dhe akoma më ngadalë se kaq, shihni prap lart. Ju garantojmë se në tre minutat e ardhshme personi përballë do t’ju qerasë me një gotë.

Mos e kërkoni me ngulm bisedën. Moti është një temë e mërzitshme, po ashtu si filmat, librat e lexuar së fundmi dhe njerëzit e shumtë në lokal. E dini çfarë nuk është e mërzitshme? Një femër me vetëbesim që afrohet dhe thotë “Ç’kemi”. E shihni? Boooom!

Kontraktoni qepallat e poshtme. Me siguri nuk e keni bërë kurrë më parë këtë. Por seriozisht, provojeni. Ju krijon një picërrim të lehtë të syve që tregon se po dëgjoni. Dhe meqë të gjithë jemi nga pak egomanjakë, një njeri që të dëgjon është gjithmonë tundues.

Pini diçka. Po jo më shumë se një diçka, ose dy. E dimë që mendoni se jeni të lezetshme kur jeni pak të pira por seriozisht… nuk jeni! Të kesh kontroll mbi të gjitha funksionet e trupit gjatë gjithë kohës është sexy.

Dini ku të vini gishtin. Fillimisht, rrituni! E kishim fjalën për vendosjen e gishtit në buzën e gotës dhe lëvizjen delikate rreth saj. Ose një ide më e mirë, luani në mënyrë të pavëmendshme me varësen. Sytë do të ndjekin gishtat.

Jini të vëmendshme me sytë. Ai po flet, ju po e dëgjoni. Vazhdoni të dëgjoni por për një momenti shihni buzët e tij teksa ai flet. Oooook boll i rrotulluat sytë sepse kjo seriozisht është shumë sexy. Përdoreni këtë manovër vetëm nëse jeni gati për t’u puthur.

  • Postime: 7043
  • Gjinia: Femer
erlehta
#42 ne: 29-01-2020, 06:59:56
Do i kemi parasysh 😂

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#43 ne: 29-01-2020, 08:17:40
Jini të vëmendshme me sytë. Ai po flet, ju po e dëgjoni. Vazhdoni të dëgjoni por për një momenti shihni buzët e tij teksa ai flet. Oooook boll i rrotulluat sytë sepse kjo seriozisht është shumë sexy. Përdoreni këtë manovër vetëm nëse jeni gati për t’u puthur.

Sytë janë të parët që fillojnë flirtimin. Pra dhe me sy duhet përfunduar!
Por, nëse pason puthja, atëherë nuk është më flirtim 😁

  • Postime: 609
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#44 ne: 13-05-2020, 23:38:46
Ndryshe nga sa mendohet flirti nuk i përket vetëm beqarëve por edhe çifteve. Nisur nga kjo po ju sjellim disa fakte interesante që mendojmë se duhet t’i dini në lidhje me flirtimin. Këtë lojën universale e cila mund të bashkojë ose jo çiftet.

1- Njerëzit flirtojnë për gjashtë arsye të ndryshme

Në një përmbledhje të studimeve mbi flirtet në vitin 2004, profesori i Universitetit të Veriut të Illinois, David Dryden Henningsen identifikoi gjashtë arsye pse firtojmë:

Për seks: pra, përpiqeni të futsni dikë në shtrat
Argëtim: duke e trajtuar flirtin si një sport
Eksplorimi: doni të shihni se si do të ishte të ishit në një marrëdhënie
Relacional: përpjekja për të rritur intimitetin në një marrëdhënie
Vlerësim: rritja e vetëvlerësimit të vetvetes
Instrumental: duke u përpjekur të merrni diçka nga personi tjetër

2 – Edhe çiftet duhet të flirtojnë

Ashtu si Tinder dhe macet, flirtimi zakonisht i emërtohet njerëzve beqarë. Por, çiftet duhet të dinë të flirtojnë gjithashtu. Për shembull, duke pëshpëritur në veshin e partnerit të tyre, kjo mund të shërbejë si një mjet për të ruajtur ose theksuar intimitetin.

3 – Meshkujt mbivlerësojnë se sa të interesuara janë fermat
Dëshmitë nga studime të shumta mbështesin idenë se, në mesin e njerëzve heteroseksualë, meshkujt kanë tendencë të mbivlerësojnë interesin seksual nga femrat. Ndërsa femrat kanë tendencë të nënvlerësojnë interesin seksual nga meshkujt.

4 – Karakteristikat më tërheqëse varen nga gjinia

Sipas një studimi të vitit 2011 udhëhequr nga psikologu i Universitetit të Kolumbisë Britanike Jessica Tracy, meshkujt dhe femrat ndryshojnë shumë. Sidomos kur bëhet fjalë se cfarë shprehjesh fytyrash parapëlqejnë gjatë filtrimit.

Tracy zbuloi se:

Lumturia ishte shprehja e fytyrës më tërheqëse tek një femër, por më pak tërheqëse për meshkujt.
Krenaria ishte shprehja e fytyrës më tërheqëse tek meshkujt, por një nga më pak tërheqëset tek femrat.
Më interesantja ishte fakti se shprehja e fytyrës së turpshme ishte relativisht tërheqëse si për meshkujt ashtu edhe për femrat.
5 – Nuk ka të bëjë me faktin e të qenit personi më tërheqës në dhomë
Më tepër bëhet fjalë për sinjalizimin se sa e disponueshme jeni për një lidhje. Sipas hulumtimeve nga psikologia e Universitetit ëebster Monica Moore, femrat që buzëqeshnin dhe bënin kontakt me sy me të tjerët kishin më shumë gjasa të ftoheshin për një takim.

6 – Ekzistojnë pesë stile kryesore të flirtit

Kur bëhet fjalë për flirtimin, të gjithë kanë sjellje të ndryshme. Sjelljet kryesore të secilit lloj, siç përshkruhen nga Susan Krauss Whitbourne janë:

Flirtet fizike kanë tendencë të prekin lehtë personin për të cilin interesohen.
Flirtet tradicionale besojnë se burrat duhet të bëjnë lëvizjen e parë.
Flirtet e sinqerta i bëjnë njerëzit e tjerë të jenë më të hapur para tyre.
Flirtet lozonjare shikojnë ndërveprimin si një lojë dhe mund të përdorin flirtimin si një mjet për një qëllim tjetër.
7 – Nëse jeni duke flirtuar në një aplikacion, ka disa fjalë që funksionojnë më mirë se të tjerat
Komplimentet përmes mesazheve shkojnë shumë, por duan stil. Pasi janë analizuar qindra mesazhe, për meshkujt komplimenti “je e bukur” ndaj një femre, rriti shanset e bisedës me 20%. Meshkujt që dërgojnë mesazhe të parët marrin më rrallë përgjigje.
Flogerta Driza
Dua.com blog
 

Dashuria dhe palestra (flirt & fitness)

Nisur nga M A XRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 24-01-2020, 15:24:19
nga M A X
"FLIRT-EXPRESS" Treni i beqareve

Nisur nga euroginaRubrika Mix

Postimi i fundit 28-01-2009, 16:44:33
nga Lisa