Si e shfaqin femrat interesin - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si e shfaqin femrat interesin

Si e shfaqin femrat interesin

· 15 · 1668

  • Postime: 27101
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-04-2008, 09:43:06
Meqenëse femrat mezi i përdorin fjalët, ka metoda të tjera që vajza me të cilën dilni të tregojë se është e interesuar për ju: Do të lëvizë me ritmin e muzikës ndërkohë që sheh nga ju. Do të prekë gjoksin e saj. Do të afrohet pranë jush në një mënyrë provokuese, ndërsa ju flet në vesh, më pas do nisë t'ju prekë (shpatullat, krahun, dorën tuaj, kofshën). Do të dridhet më shumë, do të skuqet kur ndodhet pranë jush. Do ta kombinojë qeshjen e saj me tuajën. Do të luajë me këmbët e tavolinës. Do i fërkojë këmbët e saj me ato të tavolinës, etj. Do të lëpijë buzët, do prekë dhëmbin e parë me gjuhë, do të kafshojë gishtin tregues, do t'i ketë gjokset të eksituar, (mund t'ia shihni përmes rrobave), do luajë me flokët, me buzët (t'i kafshojë, t'i prekë me gotë ,etj). Do ju shohë drejt e në sy pa fjalë dhe pastaj do ju buzëqeshë. Dhe ndoshta më e rëndësishmja ajo do shohë tri herë drejt jush: Shikon. Pastaj sheh tutje. Ju sheh sërish. Kthen kokën dhe sheh tutje. Pastaj kthehet duke ju parë. Nuk po them se një femër do t'i përdorë të gjitha sjelljet e lartpërmendura për të treguar "Gatishmërinë" e saj, por zakonisht ato përdorin një ose disa prej tyre. Kuptohet se, nëse ajo nuk do të bëjë asnjë nga gjestet e lartpërmendura do të thotë që nuk është aspak e interesuar në ju.

  • Postime: 7
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 16-04-2008, 23:38:46
Ta thone cop  :P

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 19-04-2008, 18:41:12

  • Postime: 27101
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 03-05-2008, 16:48:18
1. Në një festë të madhe, flet me ty dhe vetëm me ty, gjërat e tjera nuk i bëjnë përshtypje.
2. Ajo vendos herë pas herë shkëlqyes buzësh, por jo në praninë tënde (nëse trukimi ndodh në prezencën tende, ti je vetëm një mik).
3. Në prezencën tënde kafshon shpesh buzët me njëra-tjetrën.
4. Qëndron e ulur mbi mbështetësen e kolltukut.
5. Është ditëlindja jote dhe keni mbushur 10 minuta që po flisni me njëri-tjetrin duke mbajtur gotat në dorë.
6. Zakonisht në festa pihet verë e kuqe, por ajo ka porositur një gjë tjetër, zakonisht birrë.
7. Flet më ngadalë dhe me një zë me ton bas.
8. Ti pi cigare, ndërsa ajo edhe pse duket qartë që bezdiset, vazhdon të të dëgjojë.
9. Të sfidon, pa arsye, papritur, më shumë se një herë.
10. Qesh duke u sforcuar, edhe pse biseda nuk është gazmore.
11. Gjatë bisedës, brenda fjalisë shqipton emrin tënd, vend e pa vend.
12. Afron veshin pranë buzëve të tua për të dëgjuar "Në këtë lokal ka shumë zhurmë, nuk arrij të të dëgjoj".
13. Të thotë se i ngjan një personazhi të famshëm.
14. Të heq nga xhaketa fijet e flokëve që të kanë mbetur pas krehjes.
15. Të thërret gjithnjë në emër, duke shmangur emrat përkëdhelës me të cilët të thërret miku ose miqtë e tu të ngushtë.
16. Bie zilja e telefonit të saj. Fillimisht nuk përgjigjet në fund e fik.
17. Flet me një ton pyetës, duke t'u drejtuar e mbushur me kuriozitet "Besoj se kjo gjë do t'i pëlqente të dashurës tënde". (Kjo bazohet në një taktikë klasike, që në fakt ka synimin për të zbuluar, nëse në jetën tënde ka apo jo një grua).
18. Të thotë, që je i talentuar dhe ky është një lloj komplimenti i moderuar që tregon se ajo është e sinqertë; ose sipas ligjeve të pashkruara të shoqërisë, kjo do të thotë se ti i dukesh tërheqës, "të kesh talent" do të thotë, që je salca pikante në një pjatë.
19. Të telefonon e para ose ndonjëherë vetëm telefonon, pa asnjë shkak.
20. Kur ti e fton për të pirë diçka, ajo vesh një palë këpucë të reja, një veshje të re dhe një çantë, ndryshe nga ato që kishte në orarin e punës.
21. Është vonë dhe ajo s'ka pasur kohë të mjaftueshme për t'u trukuar, por nuk ka harruar rimelin.
22. Të pyet se ku është tualeti, ti i tregon se ku. Ajo sheh rrotull, ngre vetullat dhe ngrihet ngadalë duke ecur drejt vendit të duhur.
23. Qëndron në banjë më shumë sesa duhet, qëllimi për t'u rregulluar para pasqyrës.
24. Në praninë tënde përdor shpesh fraza romanesh, vargje poezish apo tekste këngësh.
25. Të pyet nëse do të provosh pjatën që ajo ka zgjedhur për të ngrënë, që do të thotë se është gati të ndajë gjithçka me ty.
26. Ti ose dikush me të cilin të ka krahasuar jeni protagonistë të gjërave që mund të fantazojë gjatë bisedës.
27. Ajo fillon të flasë pareshtur për materien, vrimën e ozonit ose argumente të ngjashme "shkencore".

  • Postime: 11
  • Karma: +0/-0

#4 ne: 03-05-2008, 17:16:17
ta jep direkt nr e tel mendoj une ahahah keshtu shprehet dot interesi

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 30-05-2008, 11:55:37
po meshkujt vec budall me kon nese nuk e kuptojn qe pelqehet nga nje femer, (nejse ka edhe asi raste) ;)

  • Postime: 4836
  • Karma: +4/-1
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 30-05-2008, 14:54:38
shkrihen fare mo si akullore kur ato ndjejn  per dike.

disa skuqen,disave ju merret goja,disa ta thon troc,disa ecin si interesante.ehuuuuu uuuuu lloj lloj menyrash. :)

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 30-05-2008, 14:56:05
hahah e lezetshme kjo  :D

  • Postime: 4836
  • Karma: +4/-1
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 30-05-2008, 15:01:23
avash se po te thyhet ndonje dhemb duke i shtrenguar aq fort. :)

  • Postime: 2800
  • Karma: +21/-19
  • Gjinia: Femer

#9 ne: 30-05-2008, 15:06:44
Merzitesh ti eeee  :P  :-[

#10 ne: 30-05-2008, 15:13:18
une e them troc :D , nuk i kam qejf varavingot  :P, ohu!!!!!!!! nuk kam kohe per te humbur, po deshi-mire- po s´deshi, tjetri... :engjell:

  • Postime: 692
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 30-05-2008, 15:59:43
unë e them troç :D , nuk i kam qejf varavingot  :P, ohu!!!!!!!! nuk kam kohe për te humbur, po deshi-mirë- po s´deshi, tjetri... :engjell:

Sa mire do ishte sikur ti thoshin te gjitha troc si ty :D

  • Postime: 18089
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 02-06-2008, 11:52:07
Une e shfaq me puthje direkte atehere eshte rradha e tyre.... :D

  • Postime: 4264
  • Karma: +73/-57

#13 ne: 02-06-2008, 11:55:07
Atehere perfundoj muhabeti  :D

  • Postime: 160
  • Karma: +0/-0

#14 ne: 08-03-2021, 12:29:29
Kur sillet si budallaqe konfuze kjo eshte nje shenje
 

Temat e fundit