Si te beni per vete partnerin! - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si te beni per vete partnerin!

Si te beni per vete partnerin!

· 41 · 1153

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

ne: 16-10-2005, 19:00:15
Si të bëni për vete partnerit
 

Si mund të shtoni dëshirën e partnerit tuaj? Parësore është krijimi i një atmosfere erotike në çdo takimin tuaj romantik. Duke ruajtur atmosferën erotike do t'i shndërroni marrëdhëniet tuaja në momente pikante dhe të nxehta dhe do të rrisni në të njëjtën kohë kënaqësinë dhe intimitetin.

Për të bërë për vete partnerin është shumë e thjeshtë dhe mjaftojnë vetëm disa këshilla që mund t'i zbatoni. Duke ditur se si të ndërthurni përkëdheljet, shikimet, ledhatimet, vështrimet, atmosferën e ngrohtë romantike, bisedat, pëshpëritjet. Me një fjalë çdo sjellje, lëvizje apo fjalë duhet të jetë provokuese, joshëse dhe sensuale për partnerin tuaj. Pas kësaj, të jeni të sigurtë se nuk do të largohet kurrë nga ju.

1. Verboje: për meshkujt shikimi është një nga 5 shqisat më të rëndësishme të eksitimit. Ndaj duhet të përfitoni nga kjo.

2. Ndriçoni në mënyrën më të bukur dhe romantike dhomën ku do të qëndroni apo dhomën e gjumit. Drita duhet të jetë

e ngrohtë, jo e fortë, me nuancë të verdhë në portokalli. Idealja do të ishte e kuqja. Evitoni nuancat blu apo jeshile, pasi janë ngjyra shumë të ftohta dhe aspak eksituese. Për të krijuar këtë atmosferë mjafton që abazhurin ta mbuloni me një cohe me ngjyrat që doni.

3. Qirinjtë janë të domosdoshëm, sidomos për dekorimin e ambientit, pasi krijojnë një atmosferë intime. Mund të fikni edhe dritat dhe të qëndroni nën dritën e qirinjve. Kështu do të ndjeheni më pranë njëri-tjetrit.

4. Për mobilimin e dhomës së gjumi zgjidhni ngjyra të ngrohta, cohëra etnike, të shkëlqyeshme. Tapeti i butë nuk duhet të mungojë. Evitoni plotësisht stilin minimalist apo metalik, pasi është shumë i ftohtë dhe anti-erotik.

5. Zbukurohuni! Meshkujt kanë një kod eksitimi që kalon përmes syve. Ashtu si demat që joshen nga ngjyra e kuqe edhe meshkujt reagojnë nga estetika femërore. Për veshjen tuaj zgjidhni nuanca të buta, të ngrohta dhe seksi, por jo vulgare.

6. Make up-i është shumë i rëndësishëm. Sipas etnologëve buzëkuqi mbart një ngarkesë të fortë erotike dhe sensuale, pasi i përngjan buzëve të vaginës që bëhen më të kuqe si pasojë e dëshirës dhe eksitimit.

7. Mos tregoni shumë. duhet të shumë gjëra t'i lini në dorë të imagjinatës dhe luani me të famshmen 'shoh nuk shoh'. Nëse të zbuluarit të trupit është joshëse të zbuluarit të gjithçkaje nuk është edhe aq. Kur zgjidhni veshjen mos ekzagjeroni. Nuk është e nevojshme të nxirrni në dukje gjoksin për të qenë joshëse. Një dekolte që lë të duket pak se ç'fshihet nën të është më erotike.

8. Lëvizni në mënyrë provokuese. Syri nuk sheh vetëm atë që është e palëvizshme por edhe lëvizjen. Disa sjellje janë shumë eksituese kur atmosfera të lejon t'i japësh lëvizjeve një kuptim tjetër. Prekni lehtë buzët me gjuhë, kryqëzoni këmbët, përkëdhelni kofshët me një dorë, prekni flokët dhe pjesën e qafës dhe do të jeni e parezistueshme.

9. Në dhomën e gjumit mbani gjithnjë një pasqyrë. Të shohësh refleksin e vetes në pasqyrë ndërsa po ledhatoheni është shumë stimuluese.

Krijoni një atmosferë romantike

Pas shikimit edhe dëgjimi është një shqisë shumë e rëndësishme dhe që luan një rol vendimtar për krijimin e një atmosfere romantike. Ndaj nuk duhet të ndalni vetëm duke rregulluar dhomën e gjumit, duke u zbukuruar apo lyer, por duhet edhe ta joshni atë duke ngacmuar shqisën e dëgjimit.

1. Zgjidhni një muzikë romantike, të lehtë dhe të qeta, këngë dashurie dhe prekëse. Emocioni që ato ngjallin stimulon erotizmin. Muzika duhet të jetë sipas shijes tënde, por edhe të partnerit tënd.

2. Recitoni një poezi dashuri. Zgjidhni një poezi që ju pëlqen dhe recitojeni ngadalë me zë të butë e të ulët, më shumë si një pëshpëritje. Tingulli i zërit tënd të dashuruar do ta pështjellojë, duke qenë edhe çelësi i erotizmit dhe të një kënaqësie intensive.

3. Lexoni bashkë rrëfenja erotike. Stimuli do të kalojë nga veshi te truri duke u transmetuar në të gjithë trupit si në drithërimë.

4. Bisedo me zë të ulët me një ton intim, pranë tij.

5. Hidh fjalë me dy kuptime, kjo do të krijojë një ndjenjë bashkëfajësie që afron trupat.

Ndizni pasionin

Një nga mjetet më efikase, por edhe më primitive për të nxitur kënaqësinë dhe dëshirën dhe për të joshur është aroma. Aromat janë nxitës të ndjesive seksuale dhe të joshjes që kanë një pushtet të madh. Ndaj mësoni si t'i stimuloni në mënyrë më efikase.

1. Përgatisni ushqime afrodiziakë. Aroma e ushqimit është shumë sensuale dhe ndez pasionin dhe dëshirën.

2. Përdorni një parfum të lehtë dhe të ngrohtë. Sa më natyral dhe jo shumë të fortë. Dhe mos e ndryshoni atë shqepsh. Parfumi duhet të jetë një pjesë e juaja, pasi sa herë që do ta nuhasë edhe kur të jetë larg do të mendojë për ty.

3. Gjatë qëndrimit në shtëpinë apo dhomë spërkatni esenca aromatizuese, ndizni qirinj aromatikë apo digjni shkopinj me aromë pasi kështu do të impulse të forta erotike.

4. Mos harroni asnjëherë të bëni shëtitje në park për të qenë në kontakt të vazhdueshëm me natyrën dhe freskinë e saj.

5. Parfumoni gjithnjë të brendshme dhe sidomos çarçafët, peshqirët dhe peshqirin e banjës me aroma dhe parfume të këndshme dhe të freskëta.

6. Kurrë nuk duhet të harroni se duhet të jeni e parfumuar. Lyeni me një pikë parfumi zonat më sensuale të trupit, nën vesh, qafën, kërthizën, kyçet e duarve, pjesën pas gjurit, sqetullat, nën gjoks si dhe kurrizin.


Ps:burimet e informacionit jane sekrete  se nuk ka lezet ti themi! LOL LOL LOL
« Editimi i fundit: 07-11-2020, 22:38:43 nga M A X »

  • Postime: 4836
  • Karma: +4/-1
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 17-10-2005, 09:42:54
Keto kshilla jan vetem per femrat? apo jo? se ne dihet skemi nevoj per kshilla se jemi 100% me mire femrat ne shtrat.... ;)

  • Postime: 1581
  • Karma: +8/-1

#2 ne: 17-10-2005, 10:04:04
bukuroshee    jo  te gjithe kane keto preferenca  psh    miku  im     me shume se parfumet  pelqen aromen e trupit tim

  • Postime: 183
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 18-10-2005, 08:11:48
HEHE MIR THUA PO KUJT JA THUA SE LOL LOL

  • Postime: 1108
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 25-10-2005, 19:36:41
Flm per keshillat qenkan fantastike  :-[

  • Postime: 222
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 26-10-2005, 10:02:03
Booooo, sa e kote me duket e gjithe kjo odise!!!!
 Meshkujt jane te thjeshte, ata eskitohen thejsht,, mjafton t'u dalesh ne takim!

  • Postime: 183
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 04-11-2005, 08:38:42
pse me te vertet e ke ti e dashura dije se jam pak i turpshem une nuk eksitohem pernjeher LOL LOL vetem hajde provoje njeher ti LOL ................... ..................

  • Postime: 222
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 04-11-2005, 10:57:49
pse me te vertet e ke ti e dashura dije se jam pak i turpshem une nuk eksitohem pernjeher LOL LOL vetem hajde provoje njeher ti LOL ................... ..................

Pergjigja ime ishte pak me e thelle,,, Nejse....
P.S. Nese je vertet i turpshem sic thua, ta garantoj une qe ti eksitohesh shume shpejt ,, shume madje,,,,

  • Postime: 776
  • Karma: +2/-0

#8 ne: 04-11-2005, 11:16:48
Booooo, sa e kote me duket e gjithe kjo odise!!!!
 Meshkujt jane te thjeshte, ata eskitohen thejsht,, mjafton t'u dalesh ne takim!

ke te drejte.. ;) ;)

  • Postime: 222
  • Karma: +0/-0

#9 ne: 04-11-2005, 11:26:44
ke te drejte.. ;) ;)

 Ndersa femrat duan siguri,,, Po e paten ate ,,, Te ngelen ne dore!!!!!

  • Postime: 776
  • Karma: +2/-0

#10 ne: 04-11-2005, 11:30:29
Ndersa femrat duan siguri,,, Po e paten ate ,,, Te ngelen ne dore!!!!!

hahahahahah

por nuk te ngele asnjera sot ne dore.. Jojo:..

  • Postime: 222
  • Karma: +0/-0

#11 ne: 04-11-2005, 11:31:45
hahahahahah

por nuk te ngele asnjera sot ne dore.. Jojo:..

E pata ne kuptimin qe keshtu jane tmerresisht te terhequra ndaj nje mashkulli qe u jep siguri....

  • Postime: 776
  • Karma: +2/-0

#12 ne: 04-11-2005, 11:35:53
te kuptova...

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 05-11-2005, 18:22:02
Booooo, sa e kote me duket e gjithe kjo odise!!!!
 Meshkujt jane te thjeshte, ata eskitohen thejsht,, mjafton t'u dalesh ne takim!
po ku di une moj nga keto pune,se jam e vogel une!
une nje copy-paste i futa,kujt i pelqejne mire,kujt nuk i pelqejne...le ta eksitoje te dashurin me menyra te tjera! :D
« Editimi i fundit: 05-11-2005, 23:33:42 nga shorty »

  • Postime: 12236
  • Karma: +408/-388

#14 ne: 06-11-2005, 13:08:03
po ku di une moj nga keto pune,se jam e vogel une!
une nje copy-paste i futa,kujt i pelqejne mire,kujt nuk i pelqejne...le ta eksitoje te dashurin me menyra te tjera! :D
T'kam thene 10000 here te qendrosh larg temave me pulle te kuqe.... ;)

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 07-11-2005, 20:10:55
T'kam thene 10000 here te qendrosh larg temave me pulle te kuqe....
HIiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii!
me fal!
nuk ma priste mendja qe do me gjeje edhe ketu!
pa merak!
nuk vij me jo! :P LOL LOL

  • Postime: 222
  • Karma: +0/-0

#16 ne: 08-11-2005, 13:22:59
po ku di une moj nga keto pune,se jam e vogel une!
une nje copy-paste i futa,kujt i pelqejne mire,kujt nuk i pelqejne...le ta eksitoje te dashurin me menyra te tjera! :D

 Ok, te kuptoj , nuk doja te te merzisja, por meqe jemi ne forum shpreh dhe ti dicka nga vetja atehere.... jovetem copy-paste...
Si thua?

  • Postime: 2208
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 08-11-2005, 20:06:12
Ok, te kuptoj , nuk doja te te merzisja, por meqe jemi ne forum shpreh dhe ti dicka nga vetja atehere.... jovetem copy-paste...
Si thua?
une te merzitem??????
po jo me jo se nuk merzitem kollaj une! Jojo:   :P
sa per ate te fundit me mire mos e kishe thene fare!

  • Postime: 393
  • Karma: +1/-4
  • Gjinia: Femer

#18 ne: 08-11-2005, 23:05:40
o shorti ti ma ke bere partnerin tim per vete me keto keshilla qe ke vene ketu!  LOL
me ka dalur nga  duart partneri nuk di si ta bej per veti!
shenoni ndonje keshille tjeter ;)

  • Postime: 12236
  • Karma: +408/-388

#19 ne: 09-11-2005, 15:22:47
Po hec vene ihere ne sfond ate ,,partnerin,, ta shofin sa e ka kaqikun...se kush shte se?! LOL

  • Postime: 5460
  • Karma: +3/-5
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 09-11-2005, 15:43:56
e bind se e don... me shume nuk duhet... ;)

  • Postime: 3703
  • Karma: +3/-2
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 09-11-2005, 15:59:05
e bind se e don... me shume nuk duhet... ;)

Edhe nese nuk e do,keshtu i thua per ta bindur a? ^o)

Nuk besoj se Ibraim eshte ashtu :)

  • Postime: 5460
  • Karma: +3/-5
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 09-11-2005, 16:11:27
elektra me ke keqkuptuar...
une nuk flas per dashuricka por per dashurine...
kur e don sinqerisht ka mijera menyra si ta bindesh se e don... jo vec me fjale... me kuptove???

#23 ne: 09-11-2005, 16:13:49
Duhet durim e butesi,buzeqeshje dhe te jesh e embel/i embel me te.Mos u shtir asnjehere ,sinqeriteti duhet te mbizoteroj,,,,,,,,,,,,,

#24 ne: 09-11-2005, 16:15:36
Prit mo se me ngaterruar ato nuk ishin mendimet e mia

Une per vete e kam bere nga tipi im,jam tip qe e kam qejf shume humorin dhe krijoj ne cdo situate dicka te vecante,nuk rresht se foluri saqe ai me thote: Oh ca qejfi kur te tjeret kujdesen per ty:)

Temat e fundit