Sjelljet që ju pengojnë të gjeni dashurinë - Ndjenja

×
Hyrja
Profili

Sjelljet që ju pengojnë të gjeni dashurinë

Sjelljet që ju pengojnë të gjeni dashurinë

· 2 · 266

  • Postime: 26705
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-01-2020, 22:33:07
 

Fokusoheni te gjërat që ju kanë ndodhur dikur
Nëse e bëni këtë gjë, nuk do ndryshoni asgjë te jeta juaj. Ju e mbani mendjen ende te arsyeja e ndarjes me dikë që donit? Ajo që iku nuk kthehet më, duhet të ecni përpara.Nuk fillohet diçka e re, me kokën pas.

I shikoni gjërat me negativitet

Nëse e bëni këtë gjë, vetëm gjëra negative do ju ndodhin. Duhet të përpiqeni t’i jepni suport gjendjes suaj emocionale. Do refuzoni çdo rast që do t’ju vijë dhe do pendoheni më pas për sjelljen tuaj.

E bëni ishin tuaj më të rëndësishëm se ju

Mos harroni se ju keni më shumë rëndësi se çdo gjë. Nëse në çdo bisedë e përmendni ishin tuaj, tregon se po i kushtoni më shumë rëndësi atij, sesa vetes suaj. Si pasojë, nuk do mund të keni mendjen te ndonjë person i ri që mund të futet në jetën tuaj. https://faktoman.com/2017/07/18/3-sjellje-qe-ju-pengojne-te-gjeni-dashurine/

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 24-01-2020, 19:53:00
E kaluara që ka nxitur frikë është një mekanizëm vetëmbrojtës që nuk hiqet edhe aq lehtë. Pastaj jo gjithkush mëson nga gabimet e veta dhe i kthen në diçka pozitive.
Duhet kohë e mjaftueshme për rikuperim. 

Temat e fundit