Tangat, perizomat ose Thongat – Të mira apo jo? - Ndjenja

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Tangat, perizomat ose Thongat – Të mira apo jo?

Tangat, perizomat ose Thongat – Të mira apo jo?

· 9 · 2092

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer

ne: 20-01-2011, 13:00:53
 

Ato janë më seksi dhe më eksituese. Shumë gra dhe vajza që i përdorin, vlerësojnë lirinë e çmuar  që ato u japin, kur i krahasojnë me të mbathurat e zakonshme që u duken anët e kthyera mbi fustan…

Thongat, me sa duket, kanë marrë përhapje të gjerë edhe në vendin tonë. Ato kudo në botë janë një treg i madh. Mjafton të themi se afërsisht 575 milion dollarë është vlera e thongave që tregtohen çdo vit në Amerikë(130 milion palë thonga çdo vit.).

Ndonse përdorimi i tyre është kaq shumë i përhapur, dëmi që shkaktojnë tek vajzat dhe gratë që i përdorin, nuk është i provuar. Kjo ndodh sepse deri tani, nuk ka asnjë studim shkencor që ta lidhë veshjen e thongave me infeksionet e traktit urinar, ose infeksionet nga myku. Ndërkaq, shumë gjinekologë , raportojnë në mënyrë anekdotike e jo shkencore, se është në rritje numri i vajzave dhe grave që vuajnë nga infeksionet vaginale dhe infeksionet urinare të përsëritura, midis atyre që veshin thonga. Ky është një shqetësim  i doktorëve dhe ata janë përpjekur ta shpjegojnë pse ndodh kjo.

Doktorët mendojnë, se thongat rrezikojnë për infeksione. Nga mënyra se si janë ndërtuar, ato shërbejnë për të përçuar infeksionet nga anusi, përpara në vaginë. Ato janë një rrip cope,  që ngjitet fort në anus dhe në vaginë. Materiet fekale dhe mikrobet kur thonga lëviz, kalojnë lehtësisht  në vaginë ose në traktin urinar. Një mjek gjinekolog i ka krahasuar  thongat me një vagon metroje, që transporton bakteriet nga rektumi për në vaginë. Infeksionet urinare dhe disa tipa vaginitesh (jo infeksionet mykotike) siç dihet, shkaktohen nga bakteret që gjenden në materiet fekale. Janë, pikërisht, këto mikrobe që përçohen nga thongat dhe shkaktojnë disa infeksione.

Por thongat, kanë edhe një veprim tjetër të dëmshëm. Ato duke irrituar indet vaginale prej fërkimit, i bëjnë këto inde më të prekshme nga infeksionet që shkojnë prej anusit në vaginë dhe në traktin urinar. Pra thongat veprojnë negativisht me dy rrugë:

•    Duke irrituar indet dhe
•    Duke çuar infeksionin në këto inde të irrituara.

Siç dihet, funksioni i të mbathurave, është që të krijojnë një barrierë të butë midis irritantëve të mundshëm, siç janë teshat dhe vaginës. Thongat jo vetëm që nuk e kryejnë këtë rol mbrojtës, por në të kundërtën ato irritojnë, krijojnë gërvishtje dhe çarje të vogla në lëkurë dhe mukozat gjenitale, dhe i bëjnë këto inde delikate më të prekshme nga infeksionet.

Gratë që kanë sistem imun të kompromentuar, ose që kanë tendencën për t’u infektuar me këto tipa infeksionesh, nuk duhet të veshin thonga. Thongat përbëjnë një rrezik për këto gra e vajza.

A e keni konstatuar ju, se që nga koha që vishni thonga, jeni infektuar më shpesh me infeksione urinare dhe vaginale?

Po qe se përgjigjeni “PO” në këtë pyetje, atëherë, thongat nuk janë për ju, ndonse ato të pëlqejnë dhe janë më seksi se të mbathurat e zakonshme. Ju mund t’i vishni thongat vetëm në ndonjë rast special, por kurrsesi vazhdimisht.  Jam i bindur se kur të ndaloni përdorimin e thongave edhe infeksionet urogjenitale do të pakësohen

Për infeksionet urinare që kanë dhimbje dhe përsëriten shpesh, si dhe për infeksionet vaginale nga myku, ju duhet të konsultoheni, patjetër, me një gjinekolog. Vetëm ai, është i aftë t’u ndihmojë për t’i luftuar ato dhe për të prevenuar infeksionet në të ardhmen.

Në qoftë se je një vajzë, që nuk konstaton ndonjë ndryshim të veçantë në shëndetin tënd gjinekologjik kur vesh  thonga, atëhere, konsideroje veten të lumtur që nuk hyn në grupin e atyre që kanë efekte negative nga këto të mbathura të holla.
« Editimi i fundit: 22-01-2020, 00:41:14 nga M A X »

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 29-03-2011, 21:17:00
 

Te mira, sexy, shume eksituese, ne disa raste shume te rehatshme e te domosdoshme por sigurisht jo 12 ore  .........
« Editimi i fundit: 22-01-2020, 00:47:32 nga M A X »

  • Postime: 18279
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 29-03-2011, 21:32:48
Do vdes ne to...i dua.

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 29-03-2011, 21:50:32
Do vdes ne to...i dua.

Do vdesesh per nje mg rrjetez moj :D

  • Postime: 18279
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 29-03-2011, 21:56:54
,
« Editimi i fundit: 14-05-2012, 18:07:03 nga Giяliciоu$ »

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 31-03-2011, 10:26:49
:D  e te mendosh qe burrat vdesin per dy gisht gje LOL

  • Postime: 4261

#6 ne: 31-03-2011, 11:22:58
Hahah po njeher dy gishta pastaj del e gjith dora LOL

  • Postime: 2869
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 31-03-2011, 11:24:38
:D ehe thuaj jete makaber, e cuditshme cfare duan ne dhe cfare doni ju, sna u gjet njehere karari LOL

  • Postime: 4261

#8 ne: 02-05-2011, 00:24:44
Per karar po heq ti a ? :D :D kollaj eshte kjo pune :D

Temat e fundit