A ju duket e drejt te dashurosh dike te martuar?
Ne qoftes jo/ose/po mund te shprehni mendimet tuaja .
Jo nuk eshte e drejte, se ai personi i martuar i perket dikujt tjeter, i'a ka dhene zemren dikujt tjeter. Nga ana tjeter ky person nuk eshte fare i lire dhe moralisht eshte dicka shume e gabuar se jo vetem po cenon nje lidhje dashurie por nuk po respekton nje martese ligjore.
Për mendimin tim zemra nuk kontrollohet, por veprimet po.
Po ke shume te drejte. Ne nuk mund ta ndihmojme apo ndikojme dot zemren se me ke bie ne dashuri. Fundja, shumica e ndjenjave njerezore nuk perceptohen dot. Ne ama mund te kontrollojme hormonet dhe dime te bejme dallimin, dime dhe duhet te arsyetojme ne raste te tilla. Po, mund t'ja pranojme vetes qe na pelqen shume dikush qe eshte i martuar, ose qe mund te kemi rene ne dashuri me kete person, apo edhe te fantazojme per te. Por nga ana tjeter duhet t'i biem kokes dhe t'i ndalojme keto ndjenja, te behemi realiste dhe nga ana tjeter ta veme veten ne kepucet e gruas apo burrit te se martuares ne fjale. Ne jemi ata qe mund ta ndalojme vullnetin tone per ta vazhduar nje lidhje te tille me nje person te martuar. Ne jemi ata qe duhet t'i ndalojme te gjitha veprimet qe NUK duhet te ndodhin me dike te martuar dhe jo thjesht t'i leme gjerat te ndodhin. Se nese kemi ndjenja te forta, atehere njera gje con tek tjetra dhe normale qe tradhetia do te ndodhi. Ne duhet te jemi ata qe te mos duam ta prishim apo ta cungojme nje lidhje martese pasi nuk eshte aspak e drejte.
Idealja do te ishte ta nderprisnim cdo lloj kontakti me kete person. Nese punonim me kete person, te nderronim pune, ose nese kjo gje nuk do ishte per te miren tuaj te vendoseshe ne mirekuptin nga ana juaj qe do kisht vetem marredhenia pune, marredhenie profesionale, as marredhenie shoqerore, asgje tjeter. Dhe normalisht s'do kishte me telefonata, SMS, E-Maile, letra, biseda me instant message, te dala me kete person, etj. Pra, ndaloje gjithcka pa marre flake catia. Edhe nese ke ndjenja te forta per nje person te martuar, ndaloji ato duke e nderprere komunikimin, perballimin dhe bisedimin me kete person. Eshte po aq e thjeshte sac po e them une, por je vetem ti ai qe mund ta beje kete gje, asnjeri tjeter vec teje.
Ehhh u zgjata shume por keto ishin mendimet e mia.
