Te joshesh ne 8 etapa - Pick up tactics - Ndjenja

×
Hyrja
Profili

Te joshesh ne 8 etapa - Pick up tactics

Te joshesh ne 8 etapa - Pick up tactics

· 3 · 1064

  • Postime: 18280
  • Gjinia: Femer

ne: 14-03-2009, 08:34:42
Të joshësh është një art, një lojë shikimesh, një harmoni që përfshin të gjitha drejtimet. Studimet antropologjike kanë treguar që pavarësisht nga vendi, koha dhe faktorë të tjerë, joshja, qoftë mashkullore ose femërore ndahet në 8 etapa:

1-ETAPA E PARË, ZGJEDHJA
Në çdo situatë, gjëja e parë për t’u bërë është që të shikosh rrotull vetes për të zgjedhur mes kandidatëve të mundshëm të cilët mund t’ju tërheqin.

Pas kësaj, në përgjithësi duhet të gjejmë një mënyrë për të vendosur një kontakt me shikim, në mënyrë që ky i fundit të duket fare i rastësishëm. Të shikosh me ngulm njerëzit që nuk i njeh, mund të duket si një sjellje “kërcënuese”, prandaj është e rëndësishme që të natyralizohet sa më shumë kjo sjellje.

2-ETAPA E DYTË, KONTAKTI
Mund t’i tregojmë dikujt interesimin tonë nëpërmjet një buzëqeshje ose thjesht me një shikim. Të shikosh në sy një person, është një rregull që vlen edhe në shumë situata të tjera. Prandaj, edhe gjatë bashkëbisedimeve ne shikojmë në sy këdo; nëse refuzon të na shikojë në sy, ose është shumë i turpshëm, ose refuzon tërësisht bashkëbisedimin.

3-ETAPA E TRETË, NJOHJA
Në rast se buzëqeshja ose shikimi na kthehen mbrapsht, duhet të bëjmë një tjetër hap, që është përpjekja për ta njohur. Në këtë fazë, bashkëbisedimi shkon pak më shumë se prezantimet e rastit. Nëse bëni pjesë e një grupi miqsh që tashmë njihen, zakonisht zgjidhet të bëhet diçka së bashku, për shembull u shërbehet për të pirë miqve, zgjidhet
muzika që do të dëgjohet, etj. Nëse ky ushtrim i parë tregon që partneri është i papërshtatshëm, mund të hiqet dorë në
një mënyrë shumë të sjellshme, pa ofenduar sjelljet e tjetrit.

4-ETAPA E KATËRT, SHIKIMI NË SY
Kur vendoset që do të shkohet mëtej, bashkëbisedimi kalohet duke u
shikuar gjatë gjithë kohës në sy.
Kënaqësia e kontaktit viziv është një karakteristike e pagabueshme e joshjes.
Nëse sytë e partnerit tregojnë bebe të zeze dhe shumë të zmadhuara, kjo do të thotë që kemi ngjallur një reagim pozitiv ndaj tij.

5-ETAPA E PESTË, KONTAKTI FIZIK
Një shenjë tjetër që tregon pranim është leja për t’u prekur nga njëri-tjetri.
Fillimisht, vendoset një kontakt pa ndonjë kuptim të përcaktuar: rregullohet shalli rreth qafës së partnerit, largohen flokët
që mund t’i kenë rënë paska në fytyrë, i kapet dora me justifikimin për t’u ndihmuar pak, etj. Por, edhe një e shtrënguar dore paska më e gjatë se zakonisht gjatë prezantimit, mund të ketë shpesh të njëjtën domethënie.
Kontakti i parë fizik mes dypersonave që tërhiqen nga njëri-tjetri,shpesh merr një intensitet të madh, kjo edhe pse mund të zgjasë vetëm pas çaste, ose mund të prekë disa zona të trupi që nuk janë veçanërisht erogjene.

6-ETAPA E GJASHTË, NGJITUR PAS NJËRI-TJETRIT
Hapi i mëpasshëm është krahu rreth qafës, i cili ndiqet nga një tjetër rreth belit, këto veprime tregojnë një intimitet më të madh... Trupat në këtë rast afrohen shumë dhe ijet e partnerëve preken vazhdimisht.

7-ETAPA E SHTATË, PUTHJET DHE PËRQAFIMET
Ngadalë, vjen momenti i përqafimit dhe i puthjes, e cila fillimisht mund të jetë në faqe dhe në zonat përreth, e më pas duke përfunduar me atë të vërtetën, në buzë.

8-ETAPA E TETË, PËRKËDHELJET NË QAFË
Përkëdheljet në qafë dhe në fytyrë tregojnë një fazë më të avancuar. Këto kontakte që duken pak të rëndësishme, tregojnë një intimitet të thellë mes partnerëve, sepse koka është
një pjesë shumë delikate e trupit të njeriut. Kështu, përpara se t’i lejohet partnerit një liri e plotë për t’u përkëdhelur,
duhet të jetë vendosur me parë një besim shumë i madh tek tjetri.
Gjithçka më pas rrjedh në mënyrë të
natyrshme!
 


G.Shqiptare(Bluetooth)
« Editimi i fundit: 14-10-2020, 08:13:05 nga M A X »

  • Postime: 7066
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 26-03-2009, 12:27:45
Njohja eshte vertete e rendesishme.

#2 ne: 27-02-2020, 15:25:28
♥️🔥💥

Temat e fundit